Vjeshta pikturon pyjet në Lumin e Gashit dhe Rrajcë

Art

Vjeshta pikturon pyjet në Lumin e Gashit dhe Rrajcë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 10:54
Lumi i Gashit (Tropojë) KUL

Lumi i Gashit (Tropojë) dhe Rrajca (Përrenjas), me pyjet e vjetra të Ahut janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2017.

Pyjet e Ahut në Rrajcë janë pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, i cili është kthyer tashmë në një destinacion turistik në Juglindje të Shqipërisë.Sipas studiuesve shqiptarë këto zona përfaqësojnë aktualisht ‘ishujt’ e fundit me pyje të virgjëra natyrore që kanë mbetur në Shqipëri.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka ndarë disa foto të mrekullueshme me Pyjet e ahut në Lumin e Gashit dhe Rrajcë të cilat tregojnë dhe njëherë se Shqipëria është një vend i bekuar me bukuri natyrore të larmishme dhe mjaft të veçanta.

”Këto pasuri natyrore shqiptare janë miratuar për vlerat e tyre të paprekura, duke zgjeruar zonën e pyjeve të ahut që shtrihet edhe në disa vende të Europës, prej kohësh pjesë e Trashëgimisë Botërore”, shprehet ministri Klosi.

Pyjet e Ahut në Rrajcë janë nga të paktat zona të pa prekura të cilat janë të domosdoshme për biodiversitetin natyror por dhe për turistët.Kjo zonë të ofron një pamje të mahnitshme ku ngjyrat e natyrës janë në harmoni me njëra-tjetrën dhe turistët që e vizitojnë mahniten nga ajri i pastër atje dhe nga veçantia e këtyre pyjeve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat