Në Mitrovicë u hap ekspozita e piktorëve boshnjak nga Novi Pazari - Bota Sot
Në Mitrovicë u hap ekspozita e piktorëve boshnjak nga Novi Pazari

Art

E martë, 17 korrik 2018

Në Mitrovicë u hap ekspozita e piktorëve boshnjak nga Novi Pazari

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 14:19
Mitrovicë

Është hapur në Galerinë e qytetit, në ambientet e Qendrës së KULTURËS “Rexhep MITROVICA’, buzë Ibrit, ekspozita e pikturës të autorëve boshnjak nga Novi Pazari, Edis Muminoviq, Esad Jashareviq, Mersija Gjankoviq-Jashareviq dhe Nermin Qeman, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Mitrovicës dhe mbështetur nga Qendra Rajonale e OSBE-së në Mitrovicë.

Duke e shpallur të hapur ekspozitën, pasi i përshëndeti dhe ju uroj mirëseardhje në Mitrovicë piktorëve, nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, tha se është mirë që DKRS ju ka mundësuar qytetarëve të Mitrovicës dhe në veçanti dashamirëve të pikturës, të shikojnë këtë ekspozitë me piktura të bukura të autorëve boshnjak nga Novi Pzarai. Ai përshëndeti edhe piktorët nga Shqipëria që ishin të pranishëm në hapjen e këtij eventi të rëndësishëm kulturor.

“Ne në Mitrovicë po bëjmë përpjekje që të begatojmë sa më tepër jetën kulturore dhe qytetarëve të ju ofrojmë vlera të mirëfillta. Besoj se kjo ekspozitë ka vlera të tilla dhe unë ju uroj sukses piktorëve nga Novi Pazari”, tha ndër të tjera nënkryetari Mujka.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, organizator i ekspozitës, tha se kjo është një ekspozitë e veçantë e artistëve nga Novi Pazari, të njohur për vlerat e tyre krijuese.

“Qëllimi i ekspozitës është që qytetarëve të komunës të ju ofrojmë edhe vlera të tjera ndryshe artistike, edhe pse këto janë të ngjashme me ato që krijohen tek ne. Kemi përzgjedhur piktorët dhe pikturat më të mira që krijohen në Sanxhak dhe Novi Pazar. Falënderojmë shume OSBE-në që na ka mbështetur në hapjen e kësaj ekspozite”, tha ndër të tjera Peci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test