Rozafa Shpuza dhe Iden Temali sjellin “Muzat” në Tiranë - Bota Sot
Rozafa Shpuza dhe Iden Temali sjellin “Muzat” në Tiranë

Art

E shtunë, 23 qershor 2018

Rozafa Shpuza dhe Iden Temali sjellin “Muzat” në Tiranë

Më: 28 prill 2018 Në ora: 12:53
“Muzat"

Rozafa Shpuza dhe Iden Temali, dy artiste shkodrane, do t’i sjellin dashamirëve të fotografisë detaje të brishta, përkëdhelje, klithma, mërmërima, joshje, urtësi, delikatesë dhe sharm përmes shkrepjeve të tyre. Janë 20 fotografi bardh e zi që kanë si fill përshkues figurën e gruas.

Prej suksesit që pati në Shkodër, kjo ekspozitë premton emocione edhe për artdashësit kryeqytetas.
Ky është bashkëpunimi i parë për dy artistet. Gjatë karrierës së tyre të konsiderusheme si fotografe, ato kanë qenë pjesë e ekspozitave kombëtare dhe ndërkombëtare ku janë paraqitur dhe kanë marrë edhe çmime.

“Muzat” do të qëndrojë e hapur për një javë dhe mirëpret të gjithë artdashësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test