Kolegët shprehin pikëllimin për vdekjen e Art Kurtit - Bota Sot
Kolegët shprehin pikëllimin për vdekjen e Art Kurtit

Art

E diel, 24 qershor 2018

Kolegët shprehin pikëllimin për vdekjen e Art Kurtit

Më: 24 prill 2018 Në ora: 16:34
Art Kurti

Art Kurti është gjetur i vdekur sot në një veturë në fshatin Goden. Sipas Policisë në veturë afër trupit të pajetë të aktorit është gjetur edhe një armë zjarri me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Për Kurtin që ishte edhe këshilltar i kryetarit të Gjakovës Policia po dyshon se ka bërë vetëvrasje.

Trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërsa prokuroria po heton rastin.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, ka thënë  për KosovaPress se në orët e para të mëngjesit të sotëm kishin marrë njoftimin për një vdekje të dyshimtë, ku më pas edhe u gjend viktima 23 vjeçare.

 Ajo sqaroi se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  derisa shtoi se janë duke pritur konstatimet.

Podrimaj:  Presim rezultatet e mjekësisë ligjore

"Sot në orën 7:50 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatë se në fshatin Goden, saktësisht në vendin e quajtur Qafa e Zabelit, ndodhet një veturë që dyshohej se brenda tij ishte një person pa shenja jete. Patrullat e Policisë me të gjitha njësitet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit, gjyqtari i procedurës dhe ekipi mjekësor, të cilët menjëherë kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Viktima është me inicialet A.K. i lindur më 1995 nga Gjakova. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore dhe presim konstatimet e tyre. Po ashtu në automjetin e viktimës është gjetur një armë zjarri me të cilën dyshohet që është kryer vepra", tha ajo.

Në komunë ku deri dje punonte i ndjeri nuk kanë dashur të flasin para kamerës për shkak  të ndjeshmërisë së situatës.

Ata kanë vetëm fjalë të mira për tashmë 23 vjeqarin e ndjerë ndërkaq shprehin ngushëllime familjes dhe shoqërisë.

 "Jemi shumë të shokuar me rastin. Arti ka qenë shumë energjik dhe punëtor shumë i madh. Shprehim ngushëllie për familjarët e Artit", u shpreh ajo. Efendia bëri të ditur se pas zbardhjes së rastit, komuna e Gjakovës do të mbajë edhe mbledhjen komemorative për ish-këshilltarin e vet.

I shokuar për vdekjen e Kurtit është shprehur edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ministri i Kulturës Kujtim Gashi si dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Art Kurti ishte edhe aktor në serialin “O sa mirë”, ndërkaq ishte edhe kryetar i të Rinjve të Aleancës për Gjakovën.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test