Lulediejtë e Van Gogh-ut: Një histori e panjohur - Bota Sot
Lulediejtë e Van Gogh-ut: Një histori e panjohur

Art

E diel, 18 shkurt 2018

Lulediejtë e Van Gogh-ut: Një histori e panjohur

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 18:23
Ilustrim

Një nga veprat më të famshme të artistit holandez është në fakt pjesë e një serie pikturash të lulediejve. Alastair Sooke tregon se si erdhën në jetë këto kryevepra.

Ndodh nganjëherë që fama e jashtëzakonshme e një vepre arti nuk i lë njerëzit të shohin kuptimin dhe domethënien e vërtetë të saj. Kështu ndodhi me pikturën ‘Sunflowers’ të Vincent Van Gogh-ut.

Piktura më e famshme e lulediejve të artistit holandez, e pikturuar në jug të Francës më 1888 gjendet në Galerinë Kombëtare të Londrës. Pesëmbëdhjetë lulediej në një vazo prej argjile qëndrojnë kundrejt një sfondi të verdhë flakërues. Disa nga lulet janë të freskëta dhe gazmore, ndërsa të tjerat kanë filluar të vyshken.

Kjo pikturë bën një gërshetim dinamik e plot ngjyra të traditës holandeze për pikturimin e luleve. Qëkur u bë pjesë e Galerisë Kombëtare në Londër më 1924, ajo u bë jashtëzakonisht e famshme. Vitin e kaluar u shitën 26,110 kartolina të kësaj pikture- më shumë se të çdo pikture tjetër nga koleksioni.
Por shumë njerëzit nuk e dinë se piktura i përket një serie prej 4 pikturash të lulediejve nga Van Gogh-u. Ai e përfundoi serinë brenda një jave gjatë verës së vitit 1888, kur një erë e ftohtë veriu e pengoi të punonte jashtë.

E para nga seria, që tash është pjesë e një koleksioni privat dhe ndonjëherë përshkruhet si piktura ‘e panjohur’’, paraqet tre lulediej në një vazo jeshile kundrejt një sfondi ngjyrë bruz. Ajo nuk është ekspozuar që nga viti 1948, kur e ka huazuar Muzeu i Artit në Cleveland. Piktura e dytë, me tri lule që qëndrojnë para një muri të kaltër, u shkatërrua gjatë bombardimit të qytetit japonez Ashiya nga trupat amerikane më 1945. E treta, që është e ngjashme me pikturën e famshme, është e ekspozuar në galerinë Neue Pinakothek në Munich.

“Publiku nuk e di se Van Gogh-u krijoi një seri pikturash të lulediellit,” thotë Leo Jansen, përgjegjës në muzeun e Van Gogh-ut dhe redaktor i letrave të artistit. “Për 9 nga 10 njerëz të cilëve u tregoj, ky është një lajm.”

Për Jansen, popullariteti i ‘Sunflowers’ është kombinim i bukurisë së veprës, ndikimit emocional dhe kontaktit njerëzor, ndërsa nga ana tjetër i magjepsjes së publikut me famën, paranë dhe mitin.
“Në të ka diçka për të gjithë.” – thotë ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test