Sadik Vrenezi ishte njeri i artit, kurse tani është shndërruar në njeri të paqes - Bota Sot
Sadik Vrenezi ishte njeri i artit, kurse tani është shndërruar në njeri të paqes

Art

E premte, 22 qershor 2018

Sadik Vrenezi ishte njeri i artit, kurse tani është shndërruar në njeri të paqes

Më: 2 janar 2018 Në ora: 22:37
Sadik Vrenezi

Sadik Vrenezi është nga fshati Marali, komuna e Malishevës dhe qysh si fëmijë është marrë me art dramatik ku në të kaluarën përgjatë karrierës së tij si artist ka shkëlqyer në skenë brenda Malishevës dhe jashtë saj ku këtë e dëshmoi nëpërmes monologjeve të tij dramatike se me të vërtet Sadik Vrenezi ishte një artist i madh, sepse sa herë që ka dalur Sadiku në skenë për të recituar monologjet e tij qofte në Malishevë apo jashtë saj e ka dridhur skenën si aktor me zërin e tij të bukur dhe tepër të fuqishëm ku nder monologjet e tij janë: BASHKOHUNI SHQIPTAR, ATDHEU IM KOSOVE, UÇK E BEKUAR, dhe TË DUA ZOTI IM etj...

Sadiku ka luajtur edhe disa shfaqje teatrale brenda Malishevës e me gjerë si monodrama ,drama dhe komedi e që përpos artit dramatik apo aktrimit Sadiku është marrë edhe me shkrime artistike me përplot ngjarje dramatike si një skenarist tepër i talentuar.

Sadik Vrenezi tani e ka braktisur pasionin e tij aktrimin pas 25 viteve në skenë dhe ka hapur një faqe publike kushtuar paqes së botes për të kontribuar për paqe me titull: TIME FOR PEACE IN THE ËORLD  APO KOHA PER PAQE NE BOTE

Ne te ardhmen Sadik Vrenezi pritet ta botojë një vepër kushtuar paqes sepse tani ka filluar të shkruaj skenarin e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test