Hapet ekspozita “Nuset” e Mina Krasniqit - Bota Sot
Hapet ekspozita “Nuset” e Mina Krasniqit

Art

E premte, 22 qershor 2018

Hapet ekspozita “Nuset” e Mina Krasniqit

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 19:02
Mina Krasniqi

Është hapur ekspozita “Nuset” e artistes Mina Krasniqi. Përmes fotografive të nuseve me sy të mbyllura, është munduar të përshkruajë ëndrrën e secilës femër për martesën, si imponim i shoqërisë tek femrat për t’u martuar.

Autorja e kësaj ekspozite, artistja Mina Krasniqi thotë se koncepti i kësaj ekspozite është i mëhershëm, pasi ka me vite që pikturon me tema të tilla.

Krasniqi: Pikturoj ëndrrën e femrave për martesën

“Konceptin e kam të nuseve, i pikturoj nuset, ndoshta jo saktësisht nuset sikurse ditën e martesës, por e kam si temë ëndrrën e femrave për martesën. Përveç ëndrrave është edhe ai imponimi i shoqërisë sonë tek femrave që imponojnë patjetër martesën, do të thotë ka prej atyre që i dimë edhe ne gjithë, që femra sado që bënë karrierë, mundet me pas punë të mirë, nëse nuk është e martuar e shohin si jo të plotësuar dhe ia imponojnë familja, shoqëria dhe arrin të një pikë që nuk mund të jetë shumë e fuqishme kur ka shumicën e njerëzve ndryshe dhe vendo tek martesa. Kjo është pika që unë i zgjedhi pikturat e mia në atë moment kur femra mendon dhe vendosi për martesën”, tha Krasniqi.

Ajo tha se shumica e femrave e mirëpresin pikturat që ajo bënë.

Ekspozitën e autores Mina Krasniqi, e ka vlerësuar lart skulptori, Skënder Boshtrakaj, sipas të cilit, për të më shumë se piktura veç e veç, secila prej tyre është mesazh në vete.

Boshtrakaj: Sytë e mbyllur në pikturat e Minës janë shpirti vet

“Nëse syri thonë është dritare e shpirtit, kur i kam parë pikturat e Minës me sy të mbyllur, unë tash jam i sigurt që syri i mbyllur është shpirti vet. Temat e Minës janë femra, janë femrat të personalizuara që puna identifikohet, janë femra që jetojnë dy botëra, jetojnë dy jetëra së pari, jetojnë jetën e dhënë nga jashtë dhe atë ëndrrën e vet imaxhinare që me qejf isha kanë pjesë e secilës ëndërr por nuk kemi aq jetëra. Çka mundemi me pa është me pa Minën të identifikuar me secilën femër që ndoshta kur i qel sytë e lakmon një botë që nuk i është dhënë, një botë që iu ka ndaluar dhe duhet ta jetoj atë botën aparente dhe kur i mbyll sytë kthehet në ëndrrën e vet”, theksoi Boshtrakaj.

Artistja Krasniqi tha se planet e saj për vitin e ardhshëm nuk ka diçka konkrete, por ka shumë plane që do t’i realizojë. Por thotë se shumë shpejt do ta ketë edhe një ekspozitë.

Ekspozita është hapur në kafe galerinë “Hani i 2 Robërteve”, vend ky që është vlerësuar lartë për kontributin e dhënë në promovimin e artit me dekada edhe atëherë kur pak kush ka guxuar të bënte art,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test