Vdes kolumnistja legjendare Liz Smith

Art

Vdes kolumnistja legjendare Liz Smith

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 15:07
Kolumnistja legjendare Liz Smith

Ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare, kolumnistja legjendare, Liz Smith.

Sipas agjendit të saj letrar Joni Evans, Smith vdiq nga shkaqe natyrore, njofton Klan Kosova.

Publicistja Liz, ishte mëse e njohur për përshkrimet e saj të thashethemeve, përzierja e të cilave me shaka, e ndihmuan atë të merrte hapat më të lartë të mundshëm në botën e artit të shkruar.

Për pothuajse një shekull, kolumnja e saj e titulluar thjeshtë ”Liz Smith” – renditej një nga shkrimet e saj më të lexuara në mbarë botën, njofton Klan Kosova.

Kolumnistja Smith, kronikoi po ashtu divorcin e dikurshëm të Presidentit aktual të SHBA-ve, Donald Trump si dhe ndarjet e fshehta ndër dekada në Big Apple.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat