Hapet ekspozita e Galicës në Kore, mungon autori - Bota Sot
Hapet ekspozita e Galicës në Kore, mungon autori

Art

E martë, 14 gusht 2018

Hapet ekspozita e Galicës në Kore, mungon autori

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 12:35
Galeria “Iang”, në Seul të Koresë Jugore

Sonte në orën 19:00, në Galerinë “Iang”, në Seul të Koresë Jugore hapet ekspozita personale e dhjeta me radhë, e artistit Rrezeart Galica, e titulluar “Përtej homazhit…”

Kjo ekspozitë përmban 40 punime artistike të disiplinave të ndryshme të dizajnit grafik, siç janë logo, poster dhe prin. Ekspozita është e ndarë në dy cikle, cikli i pare i punimeve i është dedikuar si një homazh viktimave të sulmeve terroriste në mbarë botën si në Londër, München, Paris, Gaza, Aleppo etj. apo tërmetet që zhdukën jo vetëm jetët humane por edhe qytet me vlera të larta të trashëgimisë kulturore si në Itali, Ekuador, Nepal etj. Cikli i dytë i punimeve është reflektim i ngjarjeve në Kosovë që pas bërjes shtet i pavarur dhe punime të përvjetorëve të çlirimit të Kosovës, dhe pranimit të Kosovës në organizma ndërkombëtarë e që në rastet e tilla iu kanë dedikuar posterë festiv.

 Ekspozita “Përtej homazhit…” kurohet nga profesori i dizajnit grafik në Universitetin Nameseul të Koresë së Jugut,  Byoung II Sun dhe do të zgjatë një muaj.

Autori i kësaj ekspozite nuk ka udhëtuar për të qenë prezent atje ngaqë ekspozita është përkrahur vetëm simbolikisht nga MKRS dhe nuk është përkrahur fare nga Ministria e Jashtme, përkundër premtimit sy më sy të ministrit Enver Hoxhaj për përkrahjen e këtij evenimenti, po ashtu kjo ekspozitë nuk gjeti as përkrahjen e Ministrisë së Diasporës.

Rrezeart Galica u lind më 25. 9. 1981, në Prishtinë. Gjatë viteve 2000-2005 studioi në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Drejtimi i Dizajnit Grafik, ndërsa në vitet 2006-2008 kreu shkallën e tretë, ku magjistroi në këtë Fakultet, në Drejtimin e Dizajnit Grafik, Departamenti i Multimedias. Punimet e tij të ekspozitës së parë personale, të titulluar "Para fillimit" janë bërë referencë e studentëve të artit në Akademinë e Arteve të Bukura të Peruxhas dhe Akademisë Katolike të Arteve në Milano në Itali. Në Muzeun e Posterit në Uillanou të Polonisë ruhet dhe ekspozohet posteri I tij • Është ligjërues i lëndëve Multimedia, Dizajn dritash dhe Bazat e dizajnit grafik në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. • Është drejtor artistik i Festivalit Ndërkombëtar për Film Dokumentar “Një Botë / One World”. • Është ndër themeluesit dhe anëtar i Unionit të Dizajnerëve Ndërkombëtar (Union of International Designers). • Aktualisht ndjek studimet në shkollën doktorale të QSA-se në drejtimin e historisë së artit në Tiranë, Shqipëri.  

Image
Galeria “Iang”, në Seul të Koresë Jugore
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test