Ekspozitë me “selfie” në Londër

Art

Ekspozitë me “selfie” në Londër

Më: 24 janar 2017 Në ora: 09:49

Tani e tutje, kur të bësh një “selfie” me miqtë, në pushime apo gjatë një nate jashtë, mund të jesh duke krijuar kryeveprën artistikë të radhës.

Galeria “Saatchi” në Londër, po planifikon një ekspozitë të re për të eksploruar rëndësinë e “selfie”-t si një formë arti.

Në ekspozitë, do të ketë përveç autoportreteve të ngjashme me ato të Vincent Van Gogut, edhe “selfie” të famshme të kohëve të fundit.

Edhe publiku është ftuar të paraqesë fotot e tyre për përmbylljen e ekspozitës. Popullariteti i “selfie”-ve është rritur që nga shpikja e smartphone-ve dhe në 2013, fjalorët e oksfordit, e cilësonin fjalën “selfie”, si fjala e vitit.

Ecja para të tjerëve, me një telefon me krahun e shtrirë, në përpjekje për të gjetur këndin më të mirë, është tashmë diçka e zakonshme, diçka që ka çuar madje edhe në shpikjen e zgjatuesin për të bërë “selfie”, ose siç njihet “selfie stick”.

Galeria “Saatchi” tha se ekspozita do të shpalosë një përzgjedhje të portreteve të famshme dhe “selfie” që në një kohë rekord janë bërë ikona të erës dixhitale. Vend në ekspozitë do të ketë përshembull një “selfie” e Kim Kardashian, një tjetër e ish presidentit amerikan Barack Obama me ish kryeministrin britanik David Cameron.

Organizatorët e ekspozitës i kanë cilësuar “selfie”-t si një shembull të një kthese në shoqëri që përdor tani teknologjinë si mjet për tu shprehur edhe artistikisht. Ekspozita do të hapet në galerinë “Saatchi” më 31 mars.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat