Sonte hapet ekspozita e Agron Abdulit në Prishtinë

Art

Sonte hapet ekspozita e Agron Abdulit në Prishtinë

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 11:28
Ilustrim

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, sonte do të hapet Ekspozita “Klithmë e përmbytur” e artistit nga Maqedonia, Agron Abduli.

Agron Abduli është piktor dhe pedagog në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Tetovës.

 “Vepra e tij ka një vijueshmëri konceptuale që është konsoliduar me kalimin e kohës dhe e ka përcaktuar qartë profilin artistik të autorit”, shprehet kuratorja e kësaj ekspozite, znj.Nora Halimi.

Ekspozita, e cila është e fundit për këtë vit, do të jetë e hapur deri më 25 janar 2017 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat