"Tetori Gjerman”, ekspozitë me fotografi moderne në Shqipëri

Art

"Tetori Gjerman”, ekspozitë me fotografi moderne në Shqipëri

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 19:19
Ekspozita

Në kuadër të Tetorit Gjerman 2016, shtatë artistë të njohur nga Kryeqyteti i Landit gjerman të Rinit të Veriut dhe Vestfalise (NRW)- Düsseldorf – ekspozojnë për herë të parë punimet e tyre në fotografi moderne dhe instalacion në Shqipëri.

Në ceremoninë e çeljes së ekspozitës: ZOOM – 7x Düsseldorfer Fotografie / Art Fotografik nga Dyseldorf që u realizua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ishte e pranishme Ministrja e Kulturës znj.Mirela Kumbaro, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë znj.Susanna Schutz, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, z.Melsi Labi dhe konsullja e Nderit e Shqipërisë në Gjermani, Anduena Stephan.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Anduela Stephan, Konsulle e Nderit e Shqipërisë në Gjermani, e cila ndër të tjera falënderoi Drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar Melsi Labi, për mbështetjen në realizimin e ekspozitës.

Në vijim foli Mirela Kumbaro, Ministre Kulturës. Fjalë përshëndetëse kishte edhe Ambasadorja Gjermane ,Susanne Schutz, e cila ndër të tjera tha: “Kjo ekspozitë fotografike sjell një frymë të re të përceptimit të botës objektive. Artistët pjesëmarrës janë studentë të Akademisë së Arteve të Bukura të Dysendorfit dhe kanë si synim vendosjen e një rrjeti të ri kontaktesh ndërmjet Tiranës dhe Dysendorfit.

Me anën e motiveve të ndryshme ata prezantojnë një shkollë rryme të re dhe krijojnë mundësi optimale për vendosjen e urave të reja të bashkëpunimit mes dy qyteteve”.

Në përfundim Ambasadorja Gjermane Znj. Susanne Schutz i ftoi të pranishmit të kundronin fotografitë e ekspozitës.Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë rresht në ambientet e sallës së ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat