Patologjia e një durimi

Analiza

Patologjia e një durimi

Nga: Milaim Nishori Më: 28 maj 2018 Në ora: 16:44
Ilustrim

Tingëllon pesimizëm  por për hire të  realitetit  më  duhet të  them se në  Kosovë    rrethanat e përgjithshme sociale  politike  nuk do të bëhen mirë  gjatë  kohë.  Shkaqet  pse do të  ndodhë  një  gjë e tillë janë  të shumta,   por  kam  konsideratën  se  “ Causa   prima” e të gjitha  të këqijave që  ndodhin në  Kosovë është  fakti  se elitat  politike të ne absolutisht  nuk  kanë  pasur , nuk kanë  e as nuk  do të kenë gjatë  presion  qytetarë  qoftë e dhe  më të voglin për  çfarëdo papërgjegjësie cila do qoftë ajo. Është  një  rregull  e pashkruar sociologjike  se sa  më i shtypur të  jetë  një  popull rëniet në  letargji  janë  të  pa evitueshme  bashkë me të  edhe asociacionet protestuese. Kush e dëshmon këtë  ma mirë se  qytetari ynë  i pasluftës,  ç’far  nuk është bërë në  kurrizin e tij.  Për  më   tepër  në këtë kontekst   të  ne  po ndodhë  një  fenomen   tmerrësisht i  çuditshëm jashtë  çdo   parashikimi shkencor  ngase sipas  disa   sondazheve  të  organizuara  nga  hulumtues te jashtëm prestigjioz,  populli  ynë del   më  i lumtur në  Evropë.  Më  i lumtur se suedezët, gjermanet etj. Ky  me të  vërtetë  është  rast  i rëndë  i një  patologjie  sociale i paparë  në   botë. Ku e   gjen  një  lumturi  të  tillë  ky  popull jam  tepër kurioz  ta dijë. I  varfër, i  zhvatur, i papunë, i injoruar nga institucionet në  ekstrem. Ndoshta kjo është   cilësi e popujve  me  kulturë të  mangët  iluministe, politike.  A mund dhe si mund  të  jetë  i kënaqur  punëtori  ynë  me orar ditorë  16  orësh pune,  me pagë  që të trishton,  pa sigurim social  shëndetësor , pa mbrojtje ne punë, pa pushim javor, vjetor.  Dhe çuditërisht  këta  s’kanë   asociacionin  elementar protestues qoftë  edhe ne festa simbolike.

A mund dhe si mund  të jetë i kënaqur studenti  qe pas diplomimit e pret  lopata,  studenti që  gjysmën  e mësimdhënësve  e takon   vetëm  ditën  e  provimit  dhe të tillët  me  doktoratura , të  falsifikuara,   te blera  që s’dinë  ti kryqëzojnë  dy  fjalë  ligjëratave.   Në  këtë kontekst  do ta theksoja  rastin  e katedrës së sociologjisë  ngase  kjo  është   mostra ma reprezentative  e të  gjitha të  këqijave që  ndodhin  në  arsimin tonë.   Kjo katedër  më tepër i ngjanë  një  sulltanati  me  emnuka  sesa  katedrës  së universiteti.  Përplot  kodoshllëqe  pa asnjë   projekt serioz  hulumtues ,  me  doktoratura   pllagjiante,  te falura.  Me profesor   që  ka kryer  elektron  dhe ligjëron   sociologji.  Kjo nuk ndodhë  kund ne boten akademike,  E  studentet  heshtin.  Kjo është  e pafalshme  ngase studentet  historikisht  kanë  qenë  kategoria ma senzitive sociale, antipod  i të  keqes.  Por studenti ynë i sotshëm  është  i instrumentalizuar, pa vizione, soditës, apatik që  askund nuk i ngjanë atyre te viteve  të  tetëdhjeta. Në  këtë  shtet  ku  lulja e  të  keqes  është  në  pranverën e vërtetë, si mundë të  jetë i kënaqur  pensionisti  i   sëmurë i lodhur,  me  lot për faqe, që  nuk din  çfarë  të   bëjë  kacidhet  e   pensioni. Të  blejë  barëra  apo ushqim.   Po të  sëmurët  pa kujdesin  elementar shëndetësor që  masakrohen   financiarisht  nga  mjekët  dhe farmacistet  tanë,  që  nuk kanë  as  ulëse në  korridoret e klinikave. Është e tmerrshme ti shikosh të sëmurit nga kanceri  me grahma të  vdekjes   se si para sallave te kemoterapisë  detyrohen  te qëndrojnë ne këmbë.  Si  mund të  jetë i kënaqur   Sportisti që për lojën e zhvilluar   ka kundërvlerë  një  gjellë  groshe Pastaj personat me aftësi të  kufizuar, fëmijët  që  nuk kanë  mbrojtje  elementare nga shteti.

Edhe po të  ekzistoj  ndonjë  nivel  pakënaqësie  te shtresat sociale e sipërshënuar,  nuk ka kush ta kanalizoj  këtë sepse  e gjithë  ” elita”  intelektuale  në  vrap pas kacidheve është  rreshtuar politikisht  duke qenë  konformist   dhe certifikues  të cilit do pushtet.  Mjafton  të  mos  u  preket komoditeti ekzistencial.  Nuk  është  rastësi  që “intelektualet”  e tillë  që nuk  i rezistojnë  dot vezullimit  të  parasë mbajnë pa ndërgjegjen  elementare edhe  shtatë-tetë vende pune,  ndërsa mijëra  të  diplomuar  rrinë  pa punë.  

PRIVATJA  DHE SHTETËRORJA

Shkak  tjetër  që  do ti  zgjas  jetën të  keqes në  Kosovë  është fenomen  tjetër   interesant që po ngjet  kaherë  të ne e   që  është  i mirëseardhur për çdo  pushtet  siç   është  rasti  i   privatizimi  të  madh  të jetës  nga  qytetarët  duke i  këputur  interferencat  shtetërore në  stilin:  “ Kjo  është punë  shteti dhe  nuk është për mua”,   “Ani  le të  vjedhin kjo s’më  prek në   xhep” .  Me  këtë  psikologji tragjike asnjëherë  nuk do të këputet  rrënja e  të  keqes, asnjëherë  nuk do të  ndërtohet  shteti i mirëqenies dhe lumturisë së njerëzve.  Mbyllja e thellë  në  privatësinë  jetësore pa  vrarë mendjen se ç’bën shtetit  do të  jetë bumerang me pasoja  të  llahtarshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat