Zbrazëtia politike, që dobëson Italinë dhe Evropën

Analiza

Zbrazëtia politike, që dobëson Italinë dhe Evropën

Më: 7 mars 2018 Në ora: 14:49
Itali

Italia që doli nga zgjedhjet në 4 mars është e paqeverisëshme, dhe e tillë do të mbetet deri kur italianët të thirren për të zgjidhur krizën duke u kthyer të votojnë, ose, pasi muaj të tërë tratativash do të kenë prodhuar afrime palësh, që për momentin ngjajnë të pamundura.

Me fjalë të tjera, lajmet janë shumë të këqia për ekonominë e tretë të Evropës dhe për vetë Unionin, të cilit kjo rrëmujë sigurisht që nuk ia lehtëson rimëkëmbjen. Po vërtetë mund të flasim për katastrofë?

Përparimi i ekstremizmit

Fillojmë nga arsyet e shqetësimit. Në një moment kur bota ka nevojë për një Evropë të fortë dhe të aftë për të shtuar peshën e saj në skenën ndërkombëtare, zgjedhjet italiane konfirmojnë krizën e dy forcave të mëdha politike, që kishin strukturuar skakierën kombëtare dhe panevropiane, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Socialdemokracia dhe Demokracia kristiane humbasin zgjedhës pas çdo votimi.

Dhe padyshim është një fenomen i rëndë, sepse (me përjashtim të Francës së Macronit), forcat që duhet t’i zëvendësojnë janë ende në fazë embrionale. Eshtë krijuar një boshllëk, që na dobëson të gjithëve dhe do të na dobësojë për një kohë të gjatë.

Arsyeja e dytë për t’u shqetësuar është që ekstremet e reja të djathta, me një mesatare votash prej 20%, po ndërfuten në skakierat politike. Kudo nga pak, atje ku e djathta beso se i reziston përparimit të ekstremizmit duke përvetësuar sloganet e tij, në të vërtetë bën që të përparojnë ekstremistët, siç sapo e pamë në Romë.

Por të kalojmë tek asyet përse nuk duhet të thërrasim që erdhi fundi i botës.

E para është që fashizmi nuk pushton Romën, ku e djathta ekstreme ka gjithësesi më pak vota se Fronti Nacional në Francë. Arsyeja e dytë është se, italianët janë kaq pak të prirur për të fundosur Bashkimin Evropian, saqë lëvizja Pesë Yjet, e cila u bë e para parti e Italisë nën valën e sloganit “vaffanculo”, i ka kaluar javët e fundit duke bërë hapa prapa nga euroskepticizmi i mëhershëm, he tani ka braktisur çdo ide për dalje nga euro.

Dështimi i Le Penit u hapi sytë shumë njerëzve në BE. Në Evropë nuk ka nëj shumicë të vendosur për të ndjekur shembullin britanik, dhe ndoshta kjo shumicë nuk është as në Mbretërinë e Bashkuar, sepse përballë Trumpit, Putinit dhe kaosit në Lindjen e Mesme, evropianët ndjejnë nevojën që të shtrëngojnë radhët.

Përgjegjësitë e Emmanuel Macronit dhe Angela Merkelit nga 4 marsi janë shtuar, pasi BE do të gjendej shumë shpejt në fundin e vet, nëse “Evropa që mbron” nuk do të merrte menjëherë formë me një mbrojtje, një politikë fiskale, investime dhe mbikëqyrje të kufijve të përbashkët, me tëvërtetë panevropianë. / France Inter – Bota.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat