Si e sheh Perëndimi Rusinë: Putini një shtrigë pylli

Analiza

Si e sheh Perëndimi Rusinë: Putini një shtrigë pylli

Nga: Jakob Augstein Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 20:01
Jakob Augstein

Për Krishtlindje është koha e përrallave. Një nga më e tmerrshmja rrëfen për rusin shpirtkeq, Putinin që me budallenjtë e tij do na trullos. Dëshmi  nuk ka. Kryesorja, njeriu beson.

Krishtlinja është kohë e përrallave. Në disa raste njeriu ka përshtypjen se disa politikan perendimorë inspirohen nga kjo. Me dëshirë pastaj rrëfehet përralla e tmerrshme për zoterinjtë keqbërës të Kremlinit, Putinin dhe budallenjtë e tij, që me të gjitha mjetet përpiqen të krijojnë shqetësime, sa të na trullosin. Në pikëpamje mitologjike është mjaft qesharake. Në pikëpamje politike është mjaft e rrezikshme. Sepse vetëm nëse njeriu vërtetë  këtë e beson,  ngjarjet e imagjinuara, plotësisht do t`i ngjajnë realitetit. Sapo u njoftua për poshtërsinë më të re të Kremlinit : pretendohet se nëndetëset ruse në atlantik dhe mesdhe po nuhasin kabllot e internetit transatlantik. Natyrisht që kjo do të ishte një paturpësi. Këtë mund ta bëjnë vetëm amerikanët. Gjithsesi Nato nuk kishte ngritur akuzë për një nëndetëse të armatosur nga Marina Amerikane “ USS Jimmi Carter “ që për NSA, mund të kishte provuar të merrte të dhëna . Ata supozohet se kabllon e internetit transatlantik në një vend të caktuar, do të mund ta përgjonin. Pikërisht tash një komandant i Natos në “ Washington Posst” u ankua për aktivitetin rus nën ujë, në afërsi të kabllove transatlantike.

 Problemi është se qytetari e thjeshtë këto të dhëna nuk mund t`i vërtetoj.. po as  gazetarët . Ndoshta nëndetëset edhe ndodhen aty, ndoshta  jo! Sidoqoftë këto lajme e ngrisin ndjenjën e pasigurisë tek njerëzit. Sido që të jetë, kur është fjala për rusët, pasiguria është shumë e madhe.

 Në përrallat ruse është figura e “Baba Jaga “ e njohur. Ajo është një shtrigë mali që kaluron mbi bisht fshese nëpër mal, kurse gjurmët i fshin me fshesë dhe banon në një shtëpi në këmbë pule. Përshkrimi nuk e paraqet direkt kryetarin rus, Wladimir Putinin, që ka një pasion për syze të errëta dielli dhe selfiet me belin lakuriq. Por në perendim Putini paraqitet si „ Baba Jaga “ që mishërohet me të keqen, burim i të këqijave.

 Po ka mjaft raste kur politika ruse me qëllim dominues, haptas vepron : bombardimet në Siri, intervenimi në lindje të Ukrainës dhe aneksimi i Krimesë. Por tash këtu është fjala për veprime tinëzare, që supozoheshin, ndikimet e fshehta. Gazeta “ Die Züddeutsche Zeitung “ citon shembujt më të rinjë duke spjeguar sqarimet e   „Ekspertëve të sigurisë të 22 vendeve”, raste që janë numëruar, ku rusët janë involvuar dhe kanë ndërhyrë : si në referendumin për dalje të Anglisë nga EU, votimin e Holandes mbi marreveshjen tregtare me Ukrainën, referendumin për kushtetutën në Itali, zgjedhjet Gjermane, e deri te referendumi në Kataloninë.

 Në SHBA, po përpiqet qe sa kohë i ngarkuari special, Robert Mueller me njerëzit e tij, që presidentit dhe këshilltarëve të tij, t`u dëshmoi bashkpunimin me rusët. Akoma është  i freskët  rasti kur kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May në një darkë në Londër, u tha  të pranishmëve  se Rusia po përzihet në sistemin zgjedhor të perendimit, duke përhapur lajme të rrejshme “ Fake News”, duke manipuluar opinionin dhe mediat. Ajo foli në të vërtetë për rrezikun e Rendit Botërorë.

Në fakt mungojnë vetëm dëshmitë e precize.

 Sa i përket presidentit Trump dhe ekipit të tij, duhet të jetë më se e sigurt që para zgjedhjeve kanë kontaktuar me rusët. Shtrohet pyetja, a është kjo e rrezikshme ? Mvaret. Nëse Rusët janë djalli vet. Papa pikërisht për këtë na ka tërhequr vërejtjen,  sepse djalli po paraqitet mjaft intelegjent, retorik dhe si person superior. „ Po fillove të bisedosh me djallin je i humbur, ai të trullos “.

 Në këtë nivel akuza i drejtohet vetë Putinit, që dikur ishte një agjent misterioz i KGB. Faktet, nëse shikohen në disa raste me përpikëri, janë të qarta. Një studim në Univerzitetin e Oxfordit mbi daljen e Anglisë nga EU dhe influencën ruse mbi këtë çështje , nëse ka pas ndikim, e bënë si të pa “ Peshë ”. Kështu dy javë para Brexit - referendumit në Angli, nga 105 adresa interneti  në qershor të vitit 2016, janë dërguar më se 16.000 Tweets nga Rusia. Edhe nga videoplatforma e Youtube me materiale mbi Brexitin ishte “Një pjesë e vogël” me prejardhje ruse.

 Politikanët  perendimor dhe gazetarët ua hedhin rusëve, shtrembërimin e së vërtetës dhe me këtë ata vet e shtrembërojnë realitetin. Kjo ska të bëj ma me përralla. Por me një politikë patologjike.

Paranojë, quhet Diagnoza, për të cilën bëhet fjalë këtu. Një llogari në Twitter, një nëndetëse, një manovër ushtarake - të gjitha këto  janë pjesë e një skenari të madh dhe të rrezikshëm, që merr karakterin e një kërcënimi në rritje dhe arsyeton kundërmasat. Paranoja jo vetëm që e transformon realitetin në mashtrim - por edhe mashtrimin  në realitet.

Në të njëjtën kohë si historia e nëndetëseve ruse, u bë e ditur se amerikanët do të furnizonin Ukrainën me armët kundërtankiste . Kurse në Norvegji, një gjeneral amerikan i ka bërë gati trupat e tij për një "lufte të madhe". Ai në fakt tha: "Unë shpresoj që të jem gabim, por do të ketë një luftë, mos harroni pse jeni këtu".

Nga gjermanishtja: Sherif Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat