Nëse burrat janë skllevër të instikteve të tyre, përse janë në pushtet?

Analiza

Nëse burrat janë skllevër të instikteve të tyre, përse janë në pushtet?

Nga: Laurie Penny Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 06:51
ilustrim

Të tjerë kanë përsëritur argumentin e vjetër “burrat janë burra”, duke vënë në dukje se nuk mund të pritet që një burrë të marrë përgjegjësinë për veprimet e tij, sidomos pas disa gotave konjak që ka konsumuar në barin e hotelit. Jo, më vjen keq. Përderisa shkenca nuk e izolon gjenin e “paaftësisë totale për të marrë përgjegjësinë për veprimet e tua” brenda kromozomit Y, nuk pajtohem me idenë se ka diçka në natyrën mashkullore që i detyron meshkujt të ngatërrojnë seksin me agresionin. Dhe nëse ky gjen ekziston, atëherë do të thotë që ne nuk duhet të zgjedhim burrat në poste të larta

Eshtë e drejtë që të pushtetshmit maskilistë në të gjithë sektorët e shoqërisë janë të detyruar të paguajnë në fund, sepse ata i trajtojnë gratë si hehdurina, por kur vjen puna te politikanët dhe aktivistët, duhet shkuar më tej dhe duhet pyetur: nëse nuk jemi të sigurt që politikanët mund të respektojnë koleget e tyre, më shpjegoni se si mund të besojmë se do të respektojnë njerëzit që përfaqësojnë?

A janë burrat shumë të brishtë për politikën? Ndërsa kudo nga pak, maskilistë të pushtetshëm heqin dorë nga jeta publike për të ndihmuar policinë në hetime, na kërkohet që të mos harrojmë se burrat janë të brishtë, skllevër të impulseve të tyre të ulëta. Por nëse është kështu, atëherë pse ata qeverisin vendin? Si mund ta interpretojmë ndryshe delirin e apologjive që vjen nga Uestminster?

Ish-ministri i mbrojtjes Michael Fallon, i cili dha dorëheqjen kur më në fund u bë e qartë se një karrige e rëndësishme nuk të jep të drejtë për t’i futur duart çdo gruaje gazetare, pretendon të jetë viktimë e ndryshimit të standardeve morale, sepse sot nuk është më e pranueshme të bësh gjërat, që bëheshin normalisht dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjet më parë. Nuk është kështu. Nuk ishte e pranueshme 15 vjet më parë. Nuk ka qenë kurrë e pranueshme.

Dallimi është se sot ka pasoja për ata që sillen në këtë mënyrë. Është një moment kthese. Në qoftë se përkufizimi juaj për atë që është moralisht e pranueshme fillon dhe mbaron me mundësinë për të shkuar në burg, atëherë nuk keni të drejtë të keni një marrëdhënie intime me një tjetër qenie njerëzore, lëre më të mbuloni postin e ministrit.

Skandale dhe bëma

Me sa po shohim, orteku më i fundit i “zbulimeve” ka të bëjë me fakte për të cilët të gjithë ishin në dijeni, në Hollivud, në Shtëpinë e Bardhë, në Uestminster dhe në botën e gazetarisë, dhe askush nuk ka patur ndonjëherë kurajën, që të denoncojë situatën. Eshtë një gjë shumë e madhe dhe e pakapërdishme, për t’u quajtur thjesht si “skandali i radhës”, që mund të heshtet duke ndalur serinë e grave, të cilat nuk duan të rrinë më të heshtura. Nuk është një skandal, sepse një skandal ka të bëjë me një çështje individuale. Këtu flasim për dhunë strukturore.

Disa njerëz e quajnë ende “çështja e Harvej Ueinshtajn”. Eshtë shqetësuese. Kam dëgjuar të thuhet se, nëse përmend emrin “Harvej Uejnshtajn” tre herë radhaz para një pasqyre, plakushi Harvej të shfaqet me rrobdëshambër dhe të betohet, se nuk do të punosh kurrë më, nëse nuk pranon ta shohësh tek masturbohet mbi një vazo.

Të tjerë kanë përsëritur argumentin e vjetër “burrat janë burra”, duke vënë në dukje se nuk mund të pritet që një burrë të marrë përgjegjësinë për veprimet e tij, sidomos pas disa gotave konjak që ka konsumuar në barin e hotelit. Jo, më vjen keq. Përderisa shkenca nuk e izolon gjenin e “paaftësisë totale për të marrë përgjegjësinë për veprimet e tua” brenda kromozomit Y, nuk pajtohem me idenë se ka diçka në natyrën mashkullore që i detyron meshkujt të ngatërrojnë seksin me agresionin.

Dhe nëse ky gjen ekziston, atëherë do të thotë që ne nuk duhet të zgjedhim burrat në poste të larta.

Nëse ka nevojë që të bëhet e qartë, ky nuk është një problem vetëm i konservatorëve. Cinikët oportunistë të të gjitha krahëve të spektrit ideologjik janë përpjekur të shfrytëzojnë akuzat për ngacmim seksual, për të mbrojtur interesin e tyre politik, por me sa duket misogjinia është një sëmundje dypartiake.

Shiu i justifikimeve

Në të djathtë dhe në të majtë, gratë që raportojnë dhunën seksuale akuzohen se kanë siguruar municion për kundërshtarët e tij, kur faji është padyshim i përdhunuesit dhe grabitqarit seksual. Ata vetë kanë dhënë municion për kundërshtarët, duke tradhëtuar idealet dhe veten e tyre.

Këto valë radios përhapen, të shoqëruara me fjalët e apologjetëve që besojnë se një ushtri të bezdisurish dëshiron të eleminojë vardisjen, a thua dallimi mes seksit dhe dhunës seksuale nuk është i qartë. Justifikime me bollëk: kjo është gjë e vogël, të gjithë e bëjnë, kjo është si të harrosh të pastrosh dhëmbët me pe, ose të fshehësh shuma të mëdha parash në një llogari offshore. Kjo nuk është teknikisht kundër ligjit, kështu që urojmë që këto shtriga të ndalen dhe të na lënë të qeverisim të qetë.

T’u imponosh atyre që kryejnë abuzime që të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre nuk është e njëjtë sikur të shpërqendrohesh nga kriza demokratike.

Është shumë e rëndësishme mënyra se si burrat e pushtetshëm trajtojnë gratë rreth tyre, sepse ajo tregon se si ata do të sillen ndaj qytetarëve, interesat e të cilëve duhet të mbrojnë.

Institucionet shtrëngojnë radhët për të mbrojtur udhëheqësit e tyre më me ndikim nga pasojat e ngacmimit seksual, në të njëjtën mënyrëme të cilën orkestrojnë një kulturë pandëshkueshmërie ndaj kompanive dhe gjyqësorit. Mendoni se si Appleby, një prej firmave ligjore në qendër të skandalit të “Paradise Papers”, justifikon lakminë e konsumatorëve të saj, duke theksuar se pretendimet e keqbërjes dhe evazionit fiskal janë “të pabaza, ose të bazuara në një keqkuptim të strukturave legjitime dhe ligjore të përdorura në industrinë e depozitave offshore”.

Fija përcjellëse

Megjithatë, problemi qëndron pikërisht në faktin që sektori offshore mund të veprojë në mënyrë të ligjshme. Appleby paguhet shumë për t’u garantuar klientëve se mund t’u fshehë miliardat pa shkelur të drejtën ndërkombëtare, por ky fakt nuk i vë pikë çështjes, ashtu sikurse ngacmimet seksuale ndaj kolegeve nuk janë një përdorim i pranueshëm i pushtetit, pavarësisht pasojave për lirinë personale të atyre që i kryejnë.

PIkërisht, kjo është çështja. Mënyra se si shumë përfaqësues politikë kanë trajtuar gratë është e ngjashme me atë se si i trajtojnë qytetarët, të cilëve duhet t’u mbrojnë interesat. Problemi nuk është aq shumë t’u japësh njerëzve atë që duan apo çfarë kanë nevojë. Problemi është se çfarë mund të bëhet pa paguar pasojat. Në qendër të çdo gjëje ekziston arroganca, mashtrimi dhe shfrytëzimi i çdo zbrazëtie të pushtetit, që mund të gjejnë për të marrë atë që ata dëshirojnë.

Fija e përbashkët është e drejta e rënë nga qielli: burrat në pushtet besojnë se kanë të drejtë që të marrin atë që duan, qoftë nëse flitet për para, ndikim apo vëmendje seksuale nga personi i ulur pranë tyre. Dhe ata besojnë se mund të përdorin të gjithë pushtetin që duan, e rëndësishme është që të mos kapen. Nuk është tamam përkufizimi i “demokracisë” që gjejmë në fjalor.

Eshtë e drejtë që të pushtetshmit maskilistë në të gjithë sektorët e shoqërisë janë të detyruar të paguajnë në fund, sepse ata i trajtojnë gratë si hehdurina, por kur vjen puna te politikanët dhe aktivistët, duhet shkuar më tej dhe duhet pyetur: nëse nuk jemi të sigurt që politikanët mund të respektojnë koleget e tyre, më shpjegoni se si mund të besojmë se do të respektojnë njerëzit që përfaqësojnë? / Burimi: New Statesman – Përgatiti: Bota.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat