Gjuha shqipe është një prej faktorëve më të rëndësishëm në ruajtjen dhe mbrojten e identitetit tonë dhe si e tillë mbetet një prioritet i veçantë i punës sonë të përditshme.
Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber thekson se, në kushtet e reja të shoqërisë, sfida jonë e përbashkët është përçimi dhe kultivimi i identitetit tonë kombëtar, duke filluar nga pasuria më e madhe kombëtare “gjuha shqipe”.
Ndaj, Ambasada në Uashington, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka ndërmarrë fushatën për vizitën e shkollave dhe shpërndarjen e librave të mësimit të gjuhës shqipe. Ndalesa e parë është Texas në Dallas, ku përurorohet Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane, me një kurikulë të pasur programore.
Më pas vijojmë në Filadelfia Nju Jork Nju Xhersi Konektikat Boston, ndërsa faza e dytë do të vijojë me shkollat e tjera në SHBA ku mësohet gjuha shqipe, thekson Faber.
Me këtë rast, i urojmë të gjithë fëmijëve suksese në këtë vit të ri shkollor dhe shprehim mirënjohjen e thellë për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave që bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe japin një kontribut të çmuar në kultivimin dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar tek brezat e së ardhmes, shprehet ambasadorja Faber.