Lobi Botëror Shqiptar: Referendumi në IRJM me kushtëzim të Kushtetutës/Preambulës për shqiptarët komb shtetformues

Amerika

Lobi Botëror Shqiptar: Referendumi në IRJM me kushtëzim të Kushtetutës/Preambulës për shqiptarët komb shtetformues

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 19:30
Lobi Botëror Shqiptar

Lidhur rreth referendumit të IRJM-së që do të mbahet në 30 Shtator 2018, është prononcuar zyrtarisht me Komunikatë për Media edhe World Albanian Lobby (Lobi Botëror Shqiptar) me seli në Dallas, Texas: 

“Vlerat demokratike europerëndimore dhe perspektiva progresive euro-atlantike kanë qenë dhe do të ngelen synim dhe përcaktim esencial i Lobit Botëror Shqiptar në veprimet politike e diplomatike.

Qeveria e FYROM-it, në agjendën e saj, po shpërndan metoda diskriminuese dhe materiale propagandistike duke e bërë vetëm kombin sllavomaqedonas ekzistent në FYROM dhe poashtu duke shkelur mbi realitetin multietnik të vendit. 

Shqiptarët janë autokton në FYROM dhe janë populli më pro-amerikan në Europë. Servilizmi, spektatorizmi dhe mospërfshirja e partive politike shqiptare në bisedimet e kontestit të emrit me Greqinë nuk sollën ndryshime thelbësore në

Marrëveshjen e Prespës meqë shqiptarët nuk përmenden fare si komb autokton, por si qytetarë sllavomaqedonas. Ky akt e mohon identitetin kombëtar e gjuhësor të shqiptarëve në trojet autoktone ilirike. 

World Albanian Lobby (Lobi Botëror Shqiptar), me seli në Dallas, Texas e udhëhequr nga atdhetari dhe diplomati Fatlum Rushiti, i bën apel publik popullit autokton shqiptar që mos e votojnë Referendumin në 30 Shtator 2018, pa mos e kushtëzuar kryeministrin sllavomaqedonas Zoran Zaev për kërkesat legjitime politike:

• Shqiptarët komb shtetformues në Preambulën dhe Kushtetutën e re të IRJM-së
• Gjuha shqipa zyrtare në tërë territorin e IRJM-së
• Buxhet shtetëror proporcional
• Përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore
• Regjistrimi i popullsisë me monitorim ndërkombëtar, jo me monitorim të montuar sllav

Shqiptarët e dëshirojnë integrimin në BE dhe në NATO, por jo si qytetarë sllavomaqedonas, mirëpo si shqiptarë me identitet kombëtar e gjuhësor.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat