America First si model për Albania Fist dhe Dardania First - Bota Sot
America First si model për Albania Fist dhe Dardania First

Amerika

E mërkurë, 15 gusht 2018

America First si model për Albania Fist dhe Dardania First

Nga: Klajd Kapinova Më: 7 gusht 2018 Në ora: 21:19
Donald Trump

Vendlinja ime Shqipëria dhe Dardania martire, duke e parë gjendjen e keqe ekonomike dhe politike ku ato ndodhen, sot më shumë se kurrë kanë nevoj për stilin e punës atdhetare shembullore të Presidentit të SHBA zotit Donald J Trump. 

Ndoshta shumë vetë nuk ndajnë të njëjtin opinion me mua, por e verteta që jetojmë këtu në SHBA është në favorin pozitiv të bisnesmenit të sukseshëm amerikan, sot President i 45-të i SHBA-së zotit Donald John Trump.

Pa dashur të bëj biografinë e jetës së tij të mbushur më fitore, dua të ndalem në disa pika kryesore të suksesit, që do të ishin një model edhe për Shqipërinë dhe Kosovë, klasat politike të të cilave janë të mbushur nga korrupsioni dhe etja e shfrenuar për pushtet me cdo formë dhe mjet.

Kujtojmë se zoti Trump zhvilloi në vitin 2016 një fushatë model të suksesshëm, duke u përqendruar në pikat e dobëta të kundershtares së tij Hilari Klinton, që në politikë përbën një disnasti në vete në SHBA. 

Ajo deshtoi, sepse amerikanët e zgjuar preferuan një bisnesmen, që kishte prova bindëse se mund ta bëjë Ameriken sërisht të Shkelqyer. 

Mbas ceremonies së betimit me 20 Janar 2017 dhe deri tani për 15 muaj ai ka bërë një reformë model dhe të panjohur më pare, në mënyrën e drejtimit plot sukses të Shtëpisë së Bardhë, duke berë realitet deri tani të gjithë premtimet e dhënë gjatë fushatës elektorale. 

Media asokohe nuk e kishin parashikuar si fitues dhe ata deshtuan për herë të parë në historinë e fushatave të presidenciale në SHBA, mbasi ishin të sigurtë se Hilari do të fitonte në sja të mbështetjes së madhe, që ata i jepnin rregullisht. 
Ata non stop 24/7 bën cmos për të krijuar histori të rrejshme kundër Trmpit, të cilat publiku dhe populli amerikan nuk i mori parasysh, por hodhi në kutitë elektronike mbi 70.000.000 vota, ku amerikanët votuan për kandidatin e tyre. Midis tyre kishte shumë demokratë dhe të pavarur.

Të marrim disa shembuj dhe ti krahasojmë ato me Shqiperinë dhe Kosovën sëbashku. Në dy shtetet shqiptare me popullsi afërsisht 5 milion banorë (2.9 deri në 3 milion Shqipëria dhe 1.8 deri në 2 milion Kosova) mbi 60-70% e popullsisë së afte për punë nuk punon. Kjo eshtë dobësi e premtimeve boshe që qeveritë e shteteve respektive në Tiranë dhe Prishtinë i kanë bërë elektoratit të tyre shqiptar.

Përballë injorancës së tyre Presidenti Trump si inteligjent, vizionar, largpamës me politikën e tij të zgjuar racionale dhe praktike, për 15 muaj ka hapur 3.7 milion vende të reja pune, pra sa e gjithë popullsia e aftë për punë e Shqipërisë dhe Kosovës të marrë sëbashku. 

Kryetari i shtetit tone, ka shkurtuar fondet për shtetet jo mike, që e kanë konsideruar për shumë vite SHBA si një lopë (apo sportel banke tërheqjesh parash), që mund ta mjelesh me dy duar kur të duash dhe sa të duasj. 

Në shumë pika për të cilat nga media FAKE NEWS kritikohet Trumpi pa të drejtë, ai zbatoi planet e Obamës “democrat”, të cilat i mbante në syrtarë për shumë vite. 

Kështu një prej projekteve është edhe ndalimi i përkohshëm i shtarë shtetëve me shumicë popullsi islame, të cilat sipas investigimeve të CIA dhe FBI mbeshtesnin rregullisht terrorizmin ndërkombëtar dhe kundër interesave të SHBA. 

Media e ekstremit të majtë, sikurse njihet në popull si FAKE NEËS në SHBA, Europë dhe Shqipëri e Kosovë, bënin propagandë fallco dhe keqinformuese, sikur Presidenti Trump është kundër muslimanëve të botës, gjë e cila bie ndesh me të vertetën historike në SHBA.

Si shembull shumë i mirë janë vete dy shtetet me shumicë popullsi muslimane në Kosovë dhe Shqipëri që nuk kanë qenë asnjëherë në listen e 7 shtetëve. 

Por kjo s’do të thotë se SHBA dhe Departamentit i Shtetit nuk e njeh gjendjen në Kosovë dhe Shqipëri. Shumë ekstremistë shqiptarë kanë shkuar për të luftuar kunër trupave amerikane dhe NATO-s, përkrah Al Qaides dhe ISIS etj.

SHBA, duke e ditur gjendjen dhe situatën psikologjike, morale, ekonomike të shqiptarëve nga këto shtete nuk ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj tyre. Pikërisht falë politikës së tolerancës dhe qartësimit të gjerave në trojet shqiptare, SHBA i ka qendruar pranë si Prishtinës dhe Tiranës, duke qenë një ndër miqët dhe aleatët më të ngushtë të popullit shqiptar. 

Nga ana e tjetër, Kosova zë vendin e parë në botë për simpatinë apo respektin dhe dashurinë e vecantë që tregon për SHBA, pavarësisht se kush drejton shtetin republikanët apo demokratë.

Sot, Amerika është më e sigurte dhe po punon shumë për reformimin e ligjeve të emigracionit, duke i dhënë fund Lotarisë Amerikane (përzgjedhjes me short apo numëra) dhe për të pranuar në të ardhmen emigrantë të rinj nga mbarë bota, ku përparësi do të ketë meritokracia e intelektualëve të përgatitur. 

Në politikën ndërkombëtare Presidenti Trump po orientohet duke shikuar interesat amerikane ose ajo që quhet sot AMERICA FIRST, duke eleminuar cdo marrëveshje dhe veprime jo të drejta të mëparshëm të bërë gjatë politikës së ish Presidentit Obama. 

Ja disa shembuj. Administrata e kaluar e  Obamës i jepte nga taksat tona cdo vit Lindjes se Mesme mbi $600 bilion, në një kohë kur palestinezët e Hamasi, etj., bërtisnin dhe mbanin pararudha ne anglisht: “Vdekje Amerikës!”… 

Gjithashtu Obama i dhuroi Iranit $1.5 bilion për hir të “marrëveshjes” më skandaloze në historinë e SHBA si dhe liroi disa sektorë të embargos ndaj këti shteti dhe qeverisë iraniane. 

Trump, më 6 Gusht 2018, rivendosi me të drejtë sërisht sanksione ndaj Iranit, sepse shteti i mullave ekstremistë po vazhdonin punën për prodhimin e armëve bërthamore të shkatërrimit në masë, synimi i të cilëve është shkatërirmi i aleatit të SHBA shtetit të Israelit. 

Përmes Presidentit Trump, SHBA u bë shteti i parë në botë, që hapi Ambasadën e SHBA në Jerusalem, kryeqytetin e lashtë 3000 vjecar të Israelit. 

Mbas pak kohe 12 shtete të tjera iu bashkuan SHBA në transferimin e ambasadave të tyre, me përjashtim të Shqipërisë së komunistit E. Rama, i cili me urdhër të presidentit turk Erdogan, porositi ambasadoren e vet vajzën e Kadaresë, që të votoi kundër SHBA, në selinë e OKB. Në fakt konsullata amerikane dhe disa degë të saj qysh në fillim kanë funksionuar në Jerusalem. 

Presidentët Bush, i vjetri dhe i ri, sikurse Obama disa herë i kishin premtuar popullit të Israelit se do të transferojnë ambasaden e tyre në Jerusalem, por ata NUK e kanë mbajtur premtimet dhe e mbajtën zbatimin e tyre në syrtarin presidencial. 

Trumpi, është i vetmi president në historinë e tyre që premtimet ndaj elektoratit serioz amerikan i ka bërë realitet dhe për ketë gëzon mbështetjen më të madhe popullore dhe më të voglën nga mediat FAKE NEËS.

Trump, falë zgjuarësisë dhe talentit në marreveshjet e ndryshme tregtare me shtete të vecanta, ka ulur dyficitin tregtar të SHBA me Kinën në masën $50 miliard. 

Marketi i Mallrave në Bursën e famshme të New York-ut në Wall Street, gjithmonë tash 15 muaj ka qenë në vivelet më të larta record nga 35-40%. 

Media e majtë amerikane asnjëherë nuk ka folur për këto fakte pozitive të ekonomisë amerikane, sepse qëllimi i tyre është shkatërrimi i presidencës së zotit Trump dhe jo mirëqënia e popullit tonë.

Administrata Trump dhe Pentagoni, për herë të parë po krijojnë Forcën e së Ardhmes Ushtarake Amerikane të Hapësirës, mbasi me të drejtë në planetin Tokë, ushtria e jonë e mrekullueshme është fatmirësisht vetë Zoti … 

Ushtria modern amerikane, do të ketë armatime të reja bashkohore dhe të sofistikuara si asnjëherë parë. 
Trump, po bën shumë përpjekje për të vënë në vend dinjitetin dhe respektin për veteranët heronj, shpesh të lënë mbas dore nga administrata e mëparshme. 

Presidenti ynë, ka larguar nga ndihma ekonomike shtetërore, përmes futjes së kultures se re të vetëpunësimit njerëzit, që për shumë vite nuk punon. 

Ai shkurtoi nga buxheti pagesën qeveritare sociale të mbi 3.5 milion amerikanëve, të cilët sot punojnë në profesione dhe punë të ndryshme. Ai risolli shpresën dhe besimin tek amerikanët.

Në dy shtetet tona atje në trojet shqiptare nuk u hap asnjë fabrikë dhe punësime, ndësa Presidenti i palodhur Trump, ka arritur të punësoj në fabrika të reja, të rinovuara etj., mbi 400.000 punëtorë, me benefice shëndetësore etj. 

Shumë kompani të medha, që gjatë kohës se ish presidentit “democrat” Barok Hysen Obamës janë larguar nga SHBA në drejtim të Kinës, Meksikës, Kanadasë, Europës etj., kurse tani falë Presidentit bisnesmen TRUMP po rikthehen, sepse u ka hequr taksat dhe krijuar lehtësira të tjera, për hapjen e vendeve të reja të punës për amerikanët. 

Dhe këtu nuk flitet për pizza apo bicikleta, por për industri të mëdha, të prodhimit të makinave, shkrirjes së celikut, prodhimin e frigoriferëve etj. 

Trump dhe administrate e tij, me enërgji të pashtershme po bën investime të mëdha në bujqësi për femerët amerikane. Mallrat e prodhuara me marken Made in USA, janë cilësore, të forta dhe me garanci prodhimi, në krahasim me mallrat e dobeta dhe të lira kineze…

Papunësia, është ulur në masën 3.9% duke qenë një record në histotorinë e SHBA për gati 50 vjet. Komuniteti afrikano-amerikanë, që në kohën e Obamës (për 8 vjet) kishte papunësinë më të madhe, sot e ka nivelin e papunësinë në nivel më të ulët, në të gjithë historinë e SHBA. 

Keshtu mund të thuhet për punësimin në rritje të komunitetit latin, aziatike etj. Për vajzat dhe gratë amerikane, niveli i papunësisë se tyre është ulur shumë dhe përben një shifër record qysh prej vitit 1950. 

Edhe në planin e politikës ndërkombetare, Presidenti Trump për herë të parë u ul në tryezen e bisedimeve direkte me Presidentin e Koresë së Veriut, ku tema kryesore ishte c’militarizimi berthamor i Gadishullit të Koresë. Ai zhvilloi bisedime direkte dhe të suksesshme me Presidentin Putin të Rusinë, NATO-n, etj., etj. 

Me dekret të Presidentit, unë dhe miliona amerikanë të tjerë, që punojmë shumë, kemi përfituar nga ulja e taksave federale në masën 20%. 

Shteti i New York-ut, që për fat të keq kontrollohet nga Partia Demokratike e Obamës dhe Hilarit, nuk na i kanë ulur taksat. Me taksat tona të larta demokratët e NY mbajnë të hapura qindra dhe mijëra programe për njerëzit e papunë (shumica të rinj), të cilët janë shifra numerike për votat e tyre. 

Shtetet, ku drejtojnë apo qeverisin zyrtarët republikanë, kanë ulje te taksave nga federalja dhe shteti përkatës në masën 20-35%, duke futur në kuletë (portofol) më shumë para ($$$). 
Është i habitshëm fakti, se pjesa më e madhe e shqiptaro amerikanëve edhe pse votojnë në masën 95% për

“demokratët” apo socialistët e SHBA-së (njësoj sikurse në Shqipëri e Kosovë), nuk kanë përfituar nga ulja e taksave dhe me fanatizëm dhe kryenecesi tipike shqiptare vazhdojnë të përkrahin Hilarin dhe Obamën!!!! 

Ne kemi një asamblist shqiptaro amerikan në distriktin tonë elektoral, i cili është zyrtar i PD për Asamblenë në Kryeqytetin e shtetit tonë në Albani. Ai asnjëherë nuk ka kërkuar nga kolegët e tij demokratë që të shkurtojnë taksat për punëtorët dhe shtresen e mesme të shoqërisë shqiptare dhe amerikane këtu. Ai ngre supet dhe largohet pa thënë asnjë fjalë, kur shumë amerikanë e pyesin për shkurtimin e taksave. 

Eshte e habitshme dhe e pakuptueshme, që shqiptarët këtu në SHBA, vazhdojnë të duan idete e deshtuara të majta, të cilat i mbajtën të shtypur në vendlindje për 50 vjet komunizëm. 

Së fundi, në vendlindje apo rrjetet sociale nuk ekziston shprehja kombëtare Albania First ose Dardania First, sikurse e kemi ne America First, sepse atje nuk i intereson askujt të ketë shtet të fortë demokratik, si vend i pavarur dhe të zhvilluar. 

Ne mezi presim të RIVOTOJMË Presidentin tonë të suksshëm Donald J Trump në muajin Nëntor të vitit 2020.

God Bless America!

God Bless President Donald J Trump!

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test