22 vite nga ekzekutimi i Bujar Kaloshit/ Mesazhi prekës i vajzës së tij

Amerika

22 vite nga ekzekutimi i Bujar Kaloshit/ Mesazhi prekës i vajzës së tij

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 27 korrik 2018 Në ora: 16:49
Viola dhe Bujar Kaloshi

TIRNAE : ( CNA - City News Agency - Publikuar 09:29 - 26 July, 2018 Nga G.T ) Kaloshi ishte një ndër demokratët e flaktë, pinjoll i atdhetarizmit dhe patriotizmit, që në fillimin e lëvizjes demokratike në vend. Ishte një prej nismëtarëve dhe organizatoreve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes, etj.

Sot, 22 vite pas vdekjes së tij,Viola Kaloshi, vajza e Bujar Kaloshit, në një postim në faqen e saj në rrjetet sociale, shkruan një mesazh prekës në kujtim të figurës së të atit.

Viola Kaloshi, ndërsa kujton momentin e vrasjes, shkruan “me 26 korrik te vitit 1996 teksa une flija, dhe prisja qe sebashku me ty te shkonim te mjeku, pasi une isha e semure, britmat dhe jehona e zerit te mamase sime (Durime Kaloshi) “Na vrane Bujarin” me zgjoi me dhimbjen me therese… Renda drejt makines tende per te pare, por kemisha jote e bardhe kullonte gjak, plumbat e dores kriminale kishin pergjakur deri ne palce perqafimin tone duke lene pas nje plage te madhe.”

Postimi i plotë:

In memory of my father Bujar KALOSHI

assassinated by organize crime

26 July 1996

I shtrenjti babi im,

Sot behen plot 22 vite qe kur dora kriminale qelloi mbi ty duke te marre jeten ne nje moshe fare te re (40 vjec).

Nuk mund ta fshij kurre nga kujtesa ime daten 9 qershor te vitit 1996 (1 muaj para vrasjes). Ate dite, une organizova nje darke familjare per te festuar ditelindjen tende te pare. E pare, pasi kalvari i gjate i vujtjeve te pafund nen thundren e regjimit komunist, ku skamja, varferia, dhe barbarizmi i asaj kohe te benin te harroje daten e lindjes, e jo me ta festoje ate.

Por, pavaresisht perpjekjeve te mia per te gezuar te gjithe sebashku me familjen tone te madhe, nuk munda te kem prane. Angazhimet, dashuria jote e madhe per punen dhe ndertimin e nje shteti te konsoliduar dhe te se drejtes, me mohuan edhe kete here qe te festoj dhe gezoj me ty ne kete dite. Nuk munda te ndez qirinjte e tortes tende apo te shihja shkelqimin e syve te tu plot jete, inteligjence dhe bujari, sikurese vete emri yt. Nuk munda dot qe ne 40 vjetorin tend, te jepja te vetmen dhurate qe mundesha, nje perqafim te madh, te madh per te gjithe kohen qe nuk te shihja dot per shkak te oreve te gjata qe ti kaloje ne zyre duke punuar dhe te thoja se sa pafundesisht te dua.

Vetem disa dite me pas, me 26 korrik te vitit 1996 teksa une flija, dhe prisja qe sebashku me ty te shkonim te mjeku, pasi une isha e semure, britmat dhe jehona e zerit te mamase sime (Durime Kaloshi) “Na vrane Bujarin” me zgjoi me dhimbjen me therese… Renda drejt makines tende per te pare, por kemisha jote e bardhe kullonte gjak, plumbat e dores kriminale kishin pergjakur deri ne palce perqafimin tone duke lene pas nje plage te madhe.
Shume mund te mendojne se plaga eshte sheruar, por ata kuptojne shume pak nga kjo dhimbje e thelle, e cila dhemb po njesoj edhe sot, pas plot dy dekadash. Ndoshta edhe me shume. Marrë nga CNA - Publikuar 09:29 - 26 July, 2018 Nga G.T

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat