Komuniteti Shqiptar në Filadelfia u bë me ndërtesë të re për Qendër Kulturore

Amerika

Komuniteti Shqiptar në Filadelfia u bë me ndërtesë të re për Qendër Kulturore

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 15:40
Qendra e re Kulturore

Nga data 4 Korrik, kur u miratua nga organi përkatës, kërkesa jonë për blerjen e ndërtesës dhe deri sot më 23 Korrik 2018, ishte kohë e mjaftueshme për vendosjen përfundimtare dhe kalimin e ndërtesës në pronësi të Shoqatës “Bijtë e Shqipes”.

Një grup nga drejtuesit e shoqatës: Tajar Domi, kryetar , Dritan Matraku, zv/kryetar i dytë, Vlashi Fili, sekretar  dhe Llazar Vero, anëtar i këshillit drejtues, si dhe Petraq Budo, agjenti i Real Estate-s, si ndërmjetës midis palës që shiste ndërtesën dhe përfaqësuesvë të shoqatës, morën pjesë në ceremoninë e kalimit të ndërtesës në pronësi të shoqatës“Bijtë e Shqipes”.

Mbas kompletimit të dokumentacionit përkatës, në ora 4:30 PM, të dates 23 Korrik 2018, z. Tajar Domi, në emër të shoqatës “Bijtë e Shipes”, firmosi dokumentin e pronësisë. Që nga ky çast, ndërtesa në adresën: 3322 Willits Rd. – Philadelphia, PA 19136 – 1200, është pronë e shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia. 

Mbas kësaj, gjithë grupi që mori pjesë në ceremoninë e kalimit të pronësisë, në ora 4:55 PM, u gjend pranë ndërtesës për të festuar e gëzuar me të gjithë, suksesin e arritur. 

Atje, Bashkim Bërdufi, kishte filluar pastrimin e mjedisit të jashtëm nga barërat e këqija, të pa pastruar për kohë të gjatë, si dhe Haki Çollaku e Petrit Zanaj, duke përgatitur e vendosur në faqen lindore të ndërtesës, simbolet e shoqatës dhe Flamujt Shqiptar dhe Amerikan, dukuri që tregonte se kjo ndërtesë, tashmë, është pronë e shoqatës “Bijtë e Shqipes”.

Një nga një e dy nga dy, filluan të mblidhen anëtarët e shoqatës që e mësuan këtë ngjarje: bashkëshortët Mefa dhe Idajet Ago, me nipin e tyre, Erind Babani, i sapo ardhur nga Shqipëria, Hamdi Gjana, Adil Lika, Jakup Domi me të birin, Albin, Sami Zaimaj, Eldion Pajollari, Bujar Veliaj, Arti Ismailanji, Dëfrim Pajollari, Artan Fili, Omer Sula, Llazar Monka, Hys Hasa, Lutfi Brami, si dhe Bujar Gjoka, n/krytar i parë i shoqatës, që erdhi menjëherë sapo la punën. 

Shtrëngim duarsh, përqafime, urime “E gëzofshim të gjithë bashkë”, foto të shumta, biseda entusiazte, vazhduan për disa orë, kur ndërkohë një grup, me në krye z. Haki Çollaku, ngritën në shtizat e përgatitura më parë, dy flamujt, atë Shqiptar dhe Amerikan si dhe banderolën “Bijtë e Shqipes Filadelfia. 

Këtë mjedis të gëzuar e pasuroi edhe tre anëtarësimet e reja, të tre nga familja Domi, Erioni, Arianiti dhe Albi dhe bashkë me urimin për pronësimin e ndërtesës dëgjohej edhe urimi “Mirëseerdhët në shoqatë”. 

Vonë në mbrëmje, pak e nga pak, të gjithë u larguan, duke vështruar më kënaqësi, flamujt që valëviteshin mbi ndërtesë shoqëruar me urimin “Së shpejti ta përshtatim edhe mjedisin e brendëshëm për qëllimet tona”. 

Këshilli Drejtues i Shoqatës  “Bijtë e Shqipes”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat