Nju Jork: “Atlantic Gallery” Kush. Jeni. Ju? (Re) Prezantimi dhe Sfida

Amerika

Nju Jork: “Atlantic Gallery” Kush. Jeni. Ju? (Re) Prezantimi dhe Sfida

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 24 korrik 2018 Në ora: 15:26
Ekspozita

Teuta Ibriqaj, e cila është një artiste që aktualisht jeton në Nju Jork, me origjinë nga Kosova, mori pjesë në ekspozitën grupore në galerinë “Atlantic Gallery” Kush. Jeni. Ju? (Re) Prezantimi dhe Sfida.

Një ekspozitë grupore, ndërkombëtare, me pjesëmarrjen e 45 artistëve nga e gjithë bota, me çmimin Grand Prize, dhe me një shfaqje solide, u hap javën e kaluar në një nga lagjet më të njohuara të artistëve në qytetin e Nju Jorkut, Chelsea, në Galerinë e Arteve “Atlantic Gallery”.

Ekspozita Ndërkombëtare Juriale, Kush. Jeni. Ju? (Re) Prezantimi dhe Sfida, u hap më 17 korrik, dhe do të qendrojë e hapur deri më 4 gusht 2018, ka një Juri e kuratore me artisten Karen Kettering Dimit.

Në këtë ekspozitën në Galerinë “Atlantic Gallery” në Chelsea Art District të New York City, fituesi i Çmimit të Madh do të shpallet në një ceremony e cila mbahet më 4 Gusht 2018, thotë kuratorja e saj Dimit.

Duke shtuar se 45 pjesëmarrësit u ftuan për të marrë pjesë, në atë formë se si ata dëshirojnë të përfaqësojnë veten, në zhanrre të tilla si : Realisht? Simbolikisht? Me objekte - ose me anë të punimeve të tyre artistike - intime apo talismanike? Ose ...?

Punimet që mund të jenë 2- ose 3-dimensionale, tha Dimit, duke prezantuar të 45 pjesëmarrësit, ku mes tyre permendi edhe një artiste kosovare, e cila pariqtet me një pikturë të artit abstrakt.

Juried Artistë
• Alexis Avlamis
• Joseph Barral
• Trudy Borenstein-Sugiura
• Adam Bradley
• Renee Brown
• Nancy Bruno
• Jennifer Castillo
• Hung-Chien Chang
• Sammy Chong
• Veronica Cianfrano
• Rosanne Ebner
• Corey Fowler
• Margery Freeman Appelbaum
• Ronald Gonzalez
• Gwen Gunter
• Ernie Holiday
• Lori Horowitz
• Caryl Hull Leavitt
• Teuta Ibriqaj
• Heena Kim
• Kathryn Kirkpatrick
• Karen Kirshner
• Sam Koren
• Binglin Li
• Linda Lowery
• Mafloku
• Yu Ching Mak
• Cintia Malhotra
• Jean Marcellino
• Lenore Fiore Mills
• Mateu Mogle
• Mark Oldland
• Deborah Peeples
• Colin Pezzano
• Dolores Poacelli
• Jiela Rufeh
• Zharia Shinn
• Dasha Shkurpela
• Allan Skriloff
• Tanya Solonyka
• Sande Stockwell
• Marton Szabo
• Hisayasu Takashio
• Ardea Thurston-Shaine
• Leslie Tucker
• Margaret Vega
• Robert Zurer

Ambasdoria Teuta Sahatqija, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, në Nju Jork, së bashku me anëtaret e stafit të saj diplomatic, në këtë konsullat, mori pjesë në ceremoninë e hapjes dhe vizitojë ekspozitën.

Ambasadoria, znj. Teuta Sahatqija dhe stafi I Diplomatve, Ines Demiri dhe Albana Bylykbashi,që morën pjesë në hapjen e ekspozitës, të titulluar "Kush. Jeni. Ju? në Galerinë e Arteve “Atlantic Gallery” në Chelsea - NewYork, ku u ekspozojë dhe artistja kosovare Teuta Ibriqaj, me pikturën la shënimin e saj ku ajo thotë : “Atllantic Gallery - Kosova Colture -Proud Of Our Kosovar Artists – Kosova In NY -Kosova Is Everywhere".

Teuta Ibriqaj, e cila është një artiste që aktualisht jeton në Nju Jork, me origjinë nga Kosova, ka ndjekur Universitetin e Prishtinës në Kosovë, ku ka diplomuar, Bachelor i Arteve, dhe ka diplomuar në Fakultetin e Arteve në vitin 2005, tani thotë se jeton e punonë në qytetin e Nju Jorkut.

Me artisten nga Kosova Teuta Ibriqaj, gazeta Bota sot, bisedojë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në Galerinë Artit “Atlantic Gallery” në Chelsea New York.
Ajo tha se perzgjedhëja e saj mes 45 artistëve nga mbarë bota, u bë përmes applikimit, që Galeria e Arteve në qytetin e Nju Jorkut, “Atlantic Gallery”, kishte hapur aplikacionet e saj on- line, me dat? të limituar dhe kritere te caktuar si artist.

“Dhe, pas applikimit, tha ajo unë u përzgjodha të marrë pjesë me një vepër të zhanrrit abstract , e cila titullohet: “Promise Land" - "Toke a Prwmtuar", që kuratorja e pëlqeu dhe bëri përzgjedhjen.”

Vepra teknike Grafike Akvatinte , " Promise Land" -" Tokë e Premtuar", duket se qysh në ditën e parë është pritur tepër mirë, këtë e pohojë edhe kuratorja Karen Kettering Dimit, e cila pranojë se vepra e artistes kosovare, i dha frymë kësajë ekspozite.

Artisjtja Teuta Ibriqaj, e cila nuk heq dorë nga arti, megjithse jetike ka një punë tjetër, këtu në Nju Jork, tha se Arti Abstrakt, më bënë të shprehem shumë lehtë, ndaj gjithëçkaje, që unë dua ta shpreh me fjalë, rreth e rrotull meje.

Ajo tha se :“Unë e kam më lehtë për ta shprehë në mënyrë mistike, që të jetë pakë më rendë për artëdashësit, që ti bëj ata t’i shijojnë jo vetëm temën por t’i çëmojnë edhe figurat, ngjyrat në mënyrën më të lehtë pa marrë parasyshë se çka unë paraqes. Ku, Arti Abstrakt, është tërheqës për mua, sepse, më jep liri të madhe të të shprehurit dhe atraktivë për mua”.

Ndërkaq, Ibriqaj, duke folur rreth këtij zharri që ajo, tha se e ka përzgjedhur dhe e ka për zemëre , theksojë se "për të krijuar një vepër në lamin e artit Grafikë ngjyra e zezë është me rëndësi, ashtu sikurse gjaku për trupin e njeriut".

Domethëne, u shpreh ajo nuk mund të paraqitesh në nji vepër arti pa paraqitur gjërat më më rëndësi në ngjyrën e zezë : “Kështu që ngjyra e zezë fletë pozitivitetin në këtë radhë, për dashurin, respektin dhe thuaje për çdo gjë që unë paraqes në këtë vepër, teknike Grafike Akvatinte , " Promise Land" -" Tokë e Premtuar", e cila me sa duket, qysh në ditën e parë është pritur tepër mirë,”.

Sipas saj, “Domethënë, është e kundërta, është pozitivi i së zezës në realitet. Ndërsa, kjo është teknikë që në mynyra të ndryshme, të jep mundësinë të krijohen ngjyra të reja që lënë përshtypje dhe që përshtaten me njëra tjetren, për ti dhën jetë pozitive asja që unë e kam provuar ta qes në pahë, me picturën time, e cila është një vepër teknike Grafike Akvatinte , " Promise Land" -" Tokë e Premtuar", na tha artistja nga Kosova Teuta Ibriqaj, pjesëmarrëse në ekspozitën grupore, Ekspozita Ndërkombëtare Juriale, Kush. Jeni. Ju? (Re) Prezantimi dhe Sfida, e cila u hap më17 korrik dhe do të qendrojë e hapur deri më 4 gusht 2018, me kuratore artisten Karen Kettering Dimit.
“Atlantic Gallery” në Chelsea New York City, është një galeri ndërkombëtare që drejtohet nga organizatë profesionale e artistëve të pavarur të cilët zotërojnë dhe veprojnë një galeri të vendosur strategjikisht në një hapësirë atraktive në Chelsea.

Që nga themelimi i saj në vitin 1974, Galeria e Artit Atlantic Galery” ka pasur si qëllimet e saj përcaktuese, promovimin e artit të standardeve më të larta dhe avancimin e karrierës së anëtarëve të saj.

Anëtarët e Galerisë së Artit “Atlantic Gallery” punojnë në një shumëllojshmëri stilesh, media dhe eksperimente me vlerë. Anëtarësimi në galeri i siguron artistëve liri krijuese dhe kontroll mbi përmbajtjen e punës së tyre.

Atlantic Gallery mban një listë postimesh prej më shumë se 900 koleksionistësh dhe miqsh të Galerisë, si dhe një listë të gjërë elektronike të njëjtë. Secilit artist i jepet një faqe në faqen e internetit të Galerisë “Atlantic Gallery”, e cila është e lidhur me faqen personale të artistit. Të gjitha ekspozitat janë të vendosura në uebfaqen elektornike të Galerisë së Artit “Atlantic Gallery” në Chlesea New York City.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat