“Shqiptari për Shqiptarin!” Klinika me sherbime falas, hapet këtë të Martë në Prishtinë, dhe, këtë të enjte në Durrës - Bota Sot
“Shqiptari për Shqiptarin!” Klinika me sherbime falas, hapet këtë të Martë në Prishtinë, dhe, këtë të enjte në Durrës

Amerika

E enjte, 20 shtator 2018

“Shqiptari për Shqiptarin!” Klinika me sherbime falas, hapet këtë të Martë në Prishtinë, dhe, këtë të enjte në Durrës

Nga: Beqir SINA – New York Më: 22 korrik 2018 Në ora: 18:26
Doktor Mario Ademaj

Doktor Mario Ademaj është mjek shqiptar në Amerikë. Ai mendon se ka ardhur momenti të bëjmë për njëri - tjetrin më shumë se kurrë. Shqiptari për shqiptarin. Çdo vit shkon në atdhe dhe viziton njerëzit falas duke u bërë një shembull konkret i asaj që thotë.

Një organizatë ndërkombëtare, e formuar nga doktori Shqiptar-Amerikan, Dr. Mario Ademaj, do të organizoj një klinikë falas, këtë të martë, në Prishtinë, dhe po këtë të enjte në Durrës.

Në një njoftim që ka ardresën e uebfaqes të Dr. Mario Ademaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, thuhet se të martën në Prishtinë, do të hapet një klinikë, me shërbime falas, me disa mjekë vullnetarë, infermerë dhe studentë nga Amerika, Shqipëria, bashkë me studentë vullnetarë nga Kosova për të dhënë shërbime dhe ilace falas.
Kjo klinikë falas, shkruan Dr. Mario Ademaj hapet në bazë të një programi që ai dhe kolegët e tij shqiptar nga SHBA, e kan quajtur “Shqiptari për Shqiptarin! dhe  Klinika me sherbime falas, hapet këtë të Martë në Prishtinë - Kosovë, dhe këtë të enjte në Durrës, Shqipëri!  shkruan ai.
 
Më tej ai sqaron se ky është viti i katërt që grupi vullnetar po organizon klinika falas per shqiptarë, por sivjet për herë të parë në Kosovë do të kryhen shërbime mjeksore falas për njerzit në nevojë, ashtu si dhe në qytetin bregdetar të Durrësit.

“Bashkë me klinikën falas, do krijojmë një iniciativë për të promovuar “vullnetarizmin” në Kosovë, dhe deshirojmë që të jenë prezente edhe mediat këtë të martë te Klinika falas për të na ndihmuar me këtë qellim” shkruan Dr. Ademaj duke shtuar se :”Ne duam që t’u tregojmë njerzve këtu në Kosovë që ndihma për njerzit tonë duhet të vijë nga ne, “Shqiptari për Shqiptarin”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test