Si u njoha me mbesën e Mandelës

Amerika

Si u njoha me mbesën e Mandelës

Nga: Moza Boletini Më: 21 korrik 2018 Në ora: 06:14
Moza Boletini dhe Zamaswazi Diamini Mandela

Për nder të 100 vjetorit të lindjes së heroit të Afrikës së Jugut Nelson Mandela, Kombet e Bashkuara në New York organizuan një recension libri dedikuar figurës madhore të tij. E ftuara speciale ishte mbesa e heroit Zamaswazi Diamini Mandela, njëherësh edhe autore e librit "The Prisson Letters of NELSON MANDELA". Në përmbajtje të librit, i cli i kishte marë dhjetë vite realizimi korektores dhe mbesës së tij, ishin letra, dorëshkrime origjinale të mbledhura, foto të vetë heroit dhe gjyshes së Zamaswazit, Winnie Mandela. Letrat e paraqitura ishin të shkruajtura me dorë ose makinë shkrimi. Sipas specialistëve letrat ekzistuese me makinë shkrimi, i drejtoheshin kryesisht presidentëve dhe administratës së shtetit, shtypur nga njerëz të tjerë, por me autorsi Nelson Mandelën, ndërsa ato me shkrim dore familjes dhe të afërmve të tij.

Aty pata rast të takoj nga afër edhe mbesën e heroit Nelson Mandela, Zj. Diamini Mandela. Folëm së bashku edhe rreth persekucionit politik që ka përjetuar populli ynë për afro gjysëm shekulli nga rregjimi komunist në Shqipëri. Më dëgjoi me vëmëndje, ndeju emocion që isha e pranishme në atë event dhe më la hapësira për komunikime të mëtejshme. Ishte femër e zgjuar, fisnike, e dashur e thjeshtë dhe mirënjohëse për këdo që e kishte respektuar me praninë e tij/saj për nder të figurës së gjyshit të saj. Në takim folën moderatori i aktivitetit Andrew Gilmour, Zamaswaki Diamini Mandela dhe bashkautorja e librit Sahm Venter, më pas u kalua në pyetje e përgjigje nga salla. Sipas mbesës  së heroit, një ndër shprehjet më brilante që kishte në mendje nga gjyshi i saj, ishte aftësia e tij për të falur. 

Ish Presidenti Legjend i Afrikës së Jugut, i burgosur politik për 27 vite nga aparteidi, sipas mbesës së tij kishte natyrë të qetë, ishte i durueshëm sigurisht edhe një intelektual klas për kohën që jetoi e deri në veprat që la pas. Por njëherësh ai kishte edhe një shpirt karizmatik. Libri përmban 255 letra, disa nga të cilat edhe ishin bërë publike për median kohë pas kohe. Zamaswazi Diamini Mandela ishte mbesa e Nelson Mandelës dhe Winnie Mandela. Merej me biznes dhe publicistikë, ishte folëse e njohur për të drejtat e njeriut dhe përkthyese. Si pasardhëse e gjyshit të saj, ndiqte me përkushtim linjën e tij të paqes dhe demokracisë në botë. Ndërsa korektorja dhe bashkautorja e librit Sahm Venter ishte gazetare me një eksperiencë njëzet vjeçare dhe kundërshtare e rregjimit që burgosi Nelson Mandelen, ishte recensioniste e librit dhe hulumtuese e figurës se heroit Nelson Mandela. Eventi u moderua nga Asistenti Gjeneral i të drejtave humane pranë OKB Andrew Gilmor. Pjesëmarja ishte e gjerë, që nga aktivistë të të drejtave të njeriut, studentë, dipllomatë, studiues, e gazetarë të mediave të ndryshme. 

Nelson Mandela (Rolihlahla Dalibhunga Mandela)  lindi më 18 korrik të vitit  1918. Ishte President i Afrikës së Jugut dhe luftëtar i lirisë , i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej njerëzve me ngjyrë në Afrikën e Jugut. Ai studioi për juridik. Shumë vite të jetës së tij i kaloi nëpër burgje. Fillimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe shokëve të tij. Në vitin 1956 ai u akuzua për "tradhëti  të lartë" nga regjimi i atëhershëm bashkë me 155 shokë të tjerë, të cilët u akuzuan për luftë të armatosur dhe burgim të përjetshëm. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit në qoftëse do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi. Në vitin 1990 mbajti një fushatë të ANC dhe nga presioni ndërkombëtar lirohet pa kushte. 

Në vitin 1993 ai fitoi çmimin Nobel. Kurse në vitin 1994 u zgjodh me zgjedhje demokratike President i Afrikës Jugore dhe më 9 maj u zgjodh si President i parë me ngjyrë në vend. Në vitin 1999 dha dorëheqje dhe ishte aktiv për organizatat e të drejtave të njeriut. Në vitin 2013, më 5 dhjetor, ai ndërron jetë. Ai ishte një hero, simbol i guximit, i bindjes dhe i vizionit. Cilësohej si njeri i thjeshtë karizmatik dhe besnik, si një njeri që kujdesej shumë për të tjerët. Që në moshë të re u bë aktiv në lëvizjen anti - aparteid dhe ju bashkua Kongresit Kombëtar Afrikan. Pas përfundimit të juridikut sëbashku me mikun e tij Oliver Tambo themeluan firmën e parë të avokatisë të njerëzve me ngjyrë në Afrikën e Jugut me qendër në Johanesburg, ku i jepnin këshilla falas ose me çmim të ulët njerëzve me ngjyrë. Gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit Nobel për Paqen ai deklaroi: "Jugafrikanët kanë krijuar një shoqëri, e cila konfirmon se të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë, dhe se sëbashku mund të luftojmë sfidën dhe të garantojmë një të ardhme më të sigurt për të gjithë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat