Ambasadori i Kuvajtit Mansour Al Otaibi i dhurojë Ambasdores Teuta Sahatqija, punimin artistik, së anijes së Kuvajtit të quajtur "Al-Boom"

Amerika

Ambasadori i Kuvajtit Mansour Al Otaibi i dhurojë Ambasdores Teuta Sahatqija, punimin artistik, së anijes së Kuvajtit të quajtur "Al-Boom"

Nga: Beqir Sina Më: 19 korrik 2018 Në ora: 18:26
Teuta Sahatqija

OKB – NEW YORK : Ndërsa, Kosova vazhdon përpjekjet e saj për një vend në Kombet e Bashkuara, shteti i Kuvajtit, është ai që vazhdon të luaj rolin e saj në mbështetjen e shtetit të Kosovës, për anëtarësimin e saj në OKB - në të gjithë botën arabe, me lobimin në Nju Jork, dhe të tregojë se vazhdon miqësia dhe bashkëpunimin mes dy vendeve – edhe nëpërmjet , Ambasadorit Mansour Al Otaibi - Përfaqësues i Përhershëm i Kuvajtit në Kombet e Bashkuara.

Mansour Al Otaibi – I cili është Përfaqësues i Përhershëm i Kuvajtit në Kombet e Bashkuara Ambasador i Shtetit të Kuvajtit në OKB-së në Nju Jork, ka bërë një dhurat simbolike, dje në adresë të Ambasdores Teuta Sahatqija, Konsulle e Përgjithshme Kosovës, në SHBA, ku ai shkruan :
“Exselenca e Juaj Teuta Sahatqija, dëshiroj ta shfrytëzoj këtë mundësi për t'i paraqitur Shkëlqesisë Tuaj, një kopje të këtij punimi artistik, së anijes së Kuvajtit të quajtur "Al-Boom". E cila, konsiderohet të jetë një nga anijet më të njohura, duke i kushtuar një rëndësi të madhe Kuvajtit, pasi ajo e fut thellë, shtetin e Kuvajtit në një traditë dhe histori të lashtë.”

Ju lutem Exselenc, pranoni këtë dhurat, në emer të Shkëlqesisë Tuaj, si një shenjë e miqësisë dhe bashkëpunimit tone, mes dy vendeve tona Kuvajtit dhe shtetit të Kosovës – Gjitha të mirat, Mansour Al Otaibi Përfaqësues i Përhershëm Ambasador i shtetit të Kuvajtit në OKB.

Kuvajti, siç dihet ka qenë Shteti i 82, që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe ka deklaruar se ka do të vendos marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh, kështu të paktën ka njoftuar shtatë vjet më pare( 11 Tetor 2011) agjencia e lajmeve AFP, nga Kuvajti.

“Bazuar në udhëzimet e Emirit, shteti i Kuvajtit, e njeh Kosovën dhe do të këmbejë përfaqsim diplomatik në nivel ambasadorësh”, citohet të ketë njoftuar agjencia AFP, në kumtesën zyrtare të këshillit të ministrave në këtë vend.

Nisur nga të dhënat në web-faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, numri i vendeve që kanë njohur Kosovën ka arritur deri tani në 116.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat