Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, në shenjë të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, organizoi disa aktivitete kulturore në Nju Jork

Amerika

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, në shenjë të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, organizoi disa aktivitete kulturore në Nju Jork

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 22:12
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, në shenjë të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, organizoi disa aktivitete kulturore në Nju Jork

PATERSON NJ : Mbrëmë (e martë), para një numri të madh të mërgimtarëve shqiptarë, në Komunitetin Mysliman Shqiptar, gjegjësisht Qendrën Islame Shqiptare Amerikane në Nju Xhersi, u promovuan katër vepra të rëndësishme nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH).
Bëhet fjalë për dy veprat e drejtorit të Institutit, Skender Asani, me tituj “Shkupi ndërmjet dy luftërave botërore” (dokumente) dhe “Xhemijeti” (monografi shkencore dhe dokumente), si dhe dy numrat e edicionit “Scupi”, që bëjnë fjalë pikërisht për periudhën historike ndërmjet dy luftërave botërore.

Aktiviteti i këtij instituti nisi më 1 korrik 2018 (e diel), ku në në bashkëpunim me Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, një ditë me parë u bë promovimi i librit: “Familjet katolike shqiptare në Shkup” – S.Asani, A.Ramaj, N.Didenko, dhe u shafq filmi dokumentar kushtuar Pjetër Bogdanit.

Ndërkohë, pikërishtë dje ditën e martë (më 3 korrik 2018 ), ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman Shqiptar – Qendrën Islame Shqiptare në Nju Jork dhe Nju Xhersi, me promovimin e librave: -“Shkupi ndërmjet dy luftërave botërore” – Skender Asani; -“Xhemijeti” – Skender Asani; -Revista shkencore “Scupi” nr. 12 dhe 20.
Aktivitetin në Qendrën Islame Shqiptare në Nju Jork dhe Nju Xhersi e moderojë Agim Kocaj, duke shprehur kënaqësinë e tij që në emër të Komunitetit Mysliman Shqiptar, gjegjësisht Qendrës Islame Shqiptare Amerikane në Nju-Jork dhe Nju Xhersi, t’ju urojë edhe mirëseardhje dhe t’i falënderoj me këtë rast të gjithë ata që iu përgjigjën ftesës për të marrë pjesë në këtë promovim.

“Më lejoni që me këtë rast, edhe në emrin tuaj, t’i përshëndes mysafirët nga Shkupi, më saktë nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup në krye me drejtorin Dr. Skender Asani, që këtë javë, sapo qëndrojnë në SHBA për t’a promovuar kulturën shqiptare të shqiptarëve në Maqedoni, ata kanë realizuar disa aktivitete promovuese dhe një ekspozitë, ndërsa sot janë në mesin tonë për të promovuar disa vepra të rëndësishme për historinë e shqiptarëve në Maqedoni.” tha Kocja duke hapur aktivitetin Qendrën Islame Shqiptare në Nju Jork dhe Nju Xhersi, ku ishin mbledhur dhjetra vetë.

Fillimisht këtë promovim në emër të Qendrës Islame Shqiptare Amerikane në Nju-Jork dhe Nju Xhersi me një fjalë përshëndetëse foli krye Imami i kësaj qendre Prof. Rifat Halili.
Më pas rreth këtyre veprave “Shkupi ndërmjet dy luftërave botërore” – Skender Asani;-“Xhemijeti” – Skender Asani; -Revista shkencore “Scupi” nr. 12 dhe 20, foli Dr. Tahir Kukaj nga Qendra Islame Shqiptare në Staten Island,

Së pari Prof. Tahir Kukaj nga Qendra Islame Amerikane Shqiptare në Staten Island, I cili tha se I kishte lexuar veprat, potencoi rëndësinë e këtyre botimeve, që sipas tij – ato i japin ngjyrim të vërtetës së mbarë historiografisë shqiptare.
Ai tha se :”, studiuesi Asani, ka bërë punë marramendëse, duke ofruar material të bollshëm shkencor hulumtues dhe arkivor, që e ndriçon dhe ndryshon perspektivën historike për shqiptarët në Maqedoni, por edhe më gjerë.”

Më pastaj fjalën e mori Sevdail Demiri – historian dhe bashkëpunëtor i lartë shkencor në ITSHKSH, i cili u ndal në veprën dyvëllimëshe të Asanit, “Xhemijeti”, që përfshin titujt “Veprimtaria politike e organizatës Xhemijeti” dhe “Dokumente për veprimtarinë politike të Xhemijetit”, të botuara nga SHB “Logos-A”, duke theksuar se më këtë vepër është plotësuar historia e fragmentuar e zhvillimeve shoqërore-politike të shqiptarëve në Maqedoni.

Pas tij të pranishmëve iu drejtua Zeqirija Ibrahimi, bashkëpunëtor i lartë shkencor në ITSHKSH, i cili foli për veprën dyvëllimëshe me dokumente “Shkupi ndërmjet luftërave botërore”, duke potencuar se kjo vepër e kthen Shkupin në bërthamë dhe epiqendër të shqiptarisë dhe e bën qytet model të bashkëjetesës, jo vetëm ndërshqiptare, por edhe ballkanike.

Në fund para të pranishëmve foli edhe autori dhe drejtor i Institutit, Skender Asani, që – duke u ndalur në edicionet “Scupi” – ritheksoi se këto vepra janë hallkat që e rilidhin historinë e fragmentuar të shqiptarëve në Shkup me historinë tjetër të botës shqiptare. Ai u ndal edhe në punën që e bën Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, si institucioni i vetëm shkencor në mbarë botën shqiptare, që punon me përkushtim për afirmimin e këtyre vlerave, madje falë kësaj pune – sipas tij – janë vendosur ura të drejta bashkëpunimi edhe me Prishtinën dhe Tiranën, po jo vetëm, dhe kjo tashmë po rezulton me veprimtari dhe vepra konkrete shkencore.

Promovimi duket se zgjoi interes te të pranishmit, që shtruan disa pyetje dhe çështje që u diskutuan me përfaqësuesit e Institutit, nga Prof. Shaban Gjoka, aktivisti Lirim Kaba, dhe Drejtori i Qendres Kulturore “Nëna Tereze” pranë Kishës Katolike “Zoja E Shkodrës, z. Marijan Cubi.
Në mbyllje të pranishëm, iu drejtua moderator Agim Kocaj, në emër të organizatorit duke e mbyll këtë promovim, dhe duke ju falënderuar të pranishëmve, në veçanti ai falënderoj miqtë nga Maqedonia, ndërsa ftoj për një freski me një koktej modest.

Këto aktivitete që po zhvillohen në kuadër të “Javës kulturore shqiptare në SHBA”, që Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, që mbahet në mesin e komunitetit shqiptaro-amerikan, zhvillohet në shenjë të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, në Nju Jork të SHBA-së, do të vazhdojnë deri në fund të kësaj jave në Nju Jork.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat