Uk Lushi bashkohet me artistet shqiptar në Nju Jork, për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë - Bota Sot
Uk Lushi bashkohet me artistet shqiptar në Nju Jork, për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë

Amerika

E shtunë, 21 korrik 2018

Uk Lushi bashkohet me artistet shqiptar në Nju Jork, për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 4 korrik 2018 Në ora: 14:45
Uk Lushi

Aktivisti shqiptaro – amerikan, Uk Lushi – shkrimtar dhe publicist, i cili ka ka qenë ish-ushtari i UÇK-së i Batalionit “Atlantiku”, nga Amerika,  në luftën për çlirimin e Kosovës, ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, dy fotografi me diçitur: “#UnëjamTeatri #UneJamTeatri#KundërShembjes Së Teatrit Kombëtar”.

Lushi të paktën me anë të postimit të fotografive me vajzën e tij të vogël, tregonë se është bërë edhe ai pjesë e komunitetit të Artistëve shqiptar në Nju Jork, - të cilët kanë krijuar një llogari të tyre, në rrjetin social Facebook, ubsajtin “Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ne Nju Jork” , duke u solidarizuar fuqishem  me Artistët e Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar planin e qeverisë për t’i dhënë kompanisë Fusha sh.p.k një kontratë partneriteti publik-privat, që do t’i lejonte përfitimin e një pjesë të madhe toke të Teatrit Kombëtar, përkundrejt ndërtimit të një godine të re teatri ne Tirane.

Në llogarinë e tij zoti Lushi, ka vendosur një thënje të shkrimtares gjermane Stella Adler, ku ajo thotë se "[Teatri] është vendi ku njerëzit vijnë për të parë të vërtetën rreth jetës dhe gjendjes sociale. Teatri është një rreze X- ray, shpirtërore, dhe shoqërore e kohës së saj. Teatri u krijua për t'u treguar njerëzve të vërtetën për jetën dhe gjendjen sociale.”

Image

Artistët shqiptarë në SHBA, të gjithë u solidarizuan fuqishëm me lëvizjen për “Mbrojtjen e Teatrit” në Tiranë

Këtë ata e bënë të Shtunën e kaluar më 23 qershor, kur nji grup aktorësh nga Shqipëria, dhe Kosova, të cilët u bashkuan duke u solidarizuar me artistët shqiptar për të treguar se edhe ata janë kundra prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë. Ata folën me koleget e tyre në Tiranë nëpërmjet në via Skype Artistët, duke përshëndetur dhe inkurajuar me këtë rast kolegët e tyre në Tiranë, dhe artdashësit e tjerë që po protestojnë në mënyrë heroike, në atë që ata e quajnë tentativë të korruptuar për të rrënuar Teatrin Kombëtar”, kështu të paktën thanë artistët shqiptar ne Nju Jork.

Artistët shqiptar në Nju Jork - të cilët kanë krijuar edhe një llogari të tyre, në rrjetin social Facebook, ubsajtin “Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ne Nju Jork” , u bënë bashkë ditën e Shtunë - 23 Qershor, duke u solidarizuar fuqishem  me Artistët e Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar planin e qeverisë për t’i dhënë kompanisë Fusha sh.p.k një kontratë partneriteti publik-privat, që do t’i lejonte përfitimin e një pjesë të madhe toke të Teatrit Kombëtar, përkundrejt ndërtimit të një godine të re teatri ne Tirane, njofton Bota sot nga New Yorku.

Për këtë qëllim ata nëpërmjet lidhjes elektronike Skype përshëndetën  në via Skype Artistët koleget e tyre, në Tirane, të cilët që tash nji muaj e gjysmë po protestojnë në mënyrë heroike në atë që ata e thërrasin tentativë të korruptuar për të rrënuar Teatrin Kombëtar”, kështu thanë këta artistë në lidhjen direkte me koleget e tyre nga Tirana ne via Skype.

Reagimi artistëve shqiptarë të arteve të ndryshme, gazetarë, dhe dashamirës të artit me banim në New York në Producers Club Theatres NYC për të përshëndetur onlinë rezistencën e artistëve shqiptar në Tiranë për mos-shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ruajtjen e tij si një nga vlerat e padiskutueshme e më të rëndësishme të Kulturës Shqiptare, u pershendetë nga Tirana edhe nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të cilët e vlerësuan suportimin nga Nju Jorku, si shumë të rëndësishme dhe inkurajuese, mbështetjen që u jep komuniteti i artistëve shqiptar në Amerikë .

Regjisori dhe skenaristi i njohur Bujar Alimani, i cili jeton në Nju Jork, por që jetën e tij artistike e ndarë në mes Nju Jorkut dhe Tiranës, tha se u bën thirrje edhe kolegëve të tjerë, të bëhen bashkë për solidaritet të plotë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

“Do dëshiroja të ftoja thotë ai që edhe artistë dhe qytetarë shqiptarë që jetojnë në vende të tjera të botës, Gjermani, Itali, Greqi, Francë, Angli , Australi, Kanada, Amerikën e jugut, etj, të solidarizohen me këtë nismë për t'i thënë NDAL vjedhjes së pronës publike dhe vendosjes së dinjitetit që i takon artistëve të Shqipërisë”, shprehet regjisori i suksesshëm Bujar Alimani.

Alimani, që është vendosur në krye të kësaj lëvizje në SHBA, së bashku me kolegët e tij falenderojë te gjithe ata që morën  pjesë në Producers Club Theaters dhe mbeshteten Artistet dhe qytetaret e Tiranes, te cilet po rezistojne fort kunder shembjes se Teatrit Kombetar..

“Falenderoj Damian Pervizin "Damo Damian" qe eshte perhere pro cdo ideje qe suporton artin dhe artistet dhe Alfred Tollja qe eshte aty, 4 minuta ne kembe nga Time Square , gjithnje bujar me dyer e shpirt te hapur per ne qe mes ketij Metropoli kemi gjetur nje shtepi tonen, te ngjashme me ate qe duan te shembin ne Tirane... shkruajti ai duke shtuar se një Faleminderim që shkon edhe për Tefta Bejko, Beqir Sina, Blerta Alikaj,Erjeta Cufaj, Artemisa Cufaj, Frida Bedaj, Kreshnik Marke, Ilir Dhamo, Orges Bakalli, Avni Abazi, Ibadete Abazi, Eleni Kiosia dhe Orges Bakalli.”

Damo Damian, i cili iu bashkua kësaj thirrje e quan në llogarinë e tij, prishjen e teatrit, një tentativë të korruptuar për të rrënuar Teatrin - Nji kauzë që është vetëm Maja e Icebergut për sa i përket korrupsionit sistematik të këtij administrimi.

“Përshëndesim via Skype Artistet dhe artdashësit e tjerë, që po protestojnë në mënyrë heroike këtë tentativë të korruptuar për të rrënuar Teatrin (që në vetvete është një strukturë artistike). Secili prej artistve me këtë rast kishte mundësinë në via Skype për të shprehur solidaritetin për këtë kauzë që është vetëm Maja e Icebergut për sa i përket korrupsionit sistematik të këtij administrimi”, potencoi Damo Damian.

Thirrja e artistëve shqiptar në Nju Jork, vjen ndërkohë që artistët përsëritën kërkesën e tyre për moscënim të territorit të teatrit ndërsa i bënë qeverisë shqiptare thirrje të tërheqë projektligjin e jashtëzakonshëm si kushtin e tyre të vetëm për të vazhduar diskutimet e hapura në një dëgjesë mes tyre dhe Bashkisë së Tiranës, ku aktorët shprehën në mazhorancë pikëpamjet e tyre për ruajtjen e territorit të teatrit.

Lajmet nga Tirana, thonë se Projektligji i shpallur së fundmi ka në plan të japë tokën drejtpërsëdrejti kompanisë Fusha sh.p.k duke shmangur ligjet aktuale mbi menaxhimin e pronës publike apo mbi partneritetin publik-privat.

Ndërsa, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, e krijuar për ti dalë në mbrojtje asaj që ata e kan quajtur “Shtëpia” e tyre, thonë se do të mblidhen çdo ditë para godinës së Teatrit Kombëtar , që të tregojnë se kjo tokë(vendi ku ndodhet teatri) ka zot, “ky teatër ka zot, ka zot shpirtin e atyre aktorëve të cilët nuk do të vdesin kurrë,” citohet të ketë thënë aktori Arben Derhemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test