Kara DioGuardi, origjina, fëmijëria dhe jeta e një personaliteti të famshëm televiziv në Amerikë - Bota Sot
Kara DioGuardi, origjina, fëmijëria dhe jeta e një personaliteti të famshëm televiziv në Amerikë

Amerika

E premte, 21 shtator 2018

Kara DioGuardi, origjina, fëmijëria dhe jeta e një personaliteti të famshëm televiziv në Amerikë

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 29 qershor 2018 Në ora: 14:44
Kara DioGuardi

NEW YORK CITY : Ndërsa, është bërë e dashur edhe mjaft e njohur edhe për komunitetin shqiptar, për shkak të asaj çfarë babai i saj Joe DioGuardi, dhe njerka e saj Shirli Cloyes DioGuardi, kanë bërë në këto 25 vjet në Amerikë, për çështjen shqiptare, Shqipërinë, Kosovën, Preshevën, Bujanovcin, Medvegjen, shqiptarët në Malin e Zi, në Maqedoni, Çamërinë dhe diasporën shqiptare, si udhëheqës i lobit shqiptarë për çështjen shqiptare në botë, Kara DioGuardi, mbetet një personalitet i njohur i kultures dhe artit në SHBA, që promovon origjinën e saj Arbereshe – nga ai “Gjaku i shprishur – Sangue sporse”.

Kara DioGuardi, e bija e veprimtarit të shquar shqiptaro-amerikan dhe ish-kongresistit Joseph DioGuardi Presidentit të parit lob shqiptarë në Shtetet e Bashkauara, Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, i ka hedhur memoaret e saj – nga fëmijëria deri te fame e saj si një personalitet televizivë në librin e titulluar "Një notë tepër e lartë: Si mbijetova në jetë, në dashuri dhe në American Idol", i publikuar shtatë vjet më parë – Prill 2011.

Një libër biografikë, ky, i shkruar vetëm me kujtime origjinale interesante nga jeta e saj, që fillojnë prej nga fëmijëria, shkolla, puna dhe majat e suksesit si një artiste e njohur Amerikane.

Ajo shkruan në këtë libër për të kaluarën e saj, se si ajo ishte rritur në fëmini, për muzikë, dhe deri në gjyqtare në American Idol.

Të gjitha këto në librin e saj tingëllojn si një diçka super interesante, por arritja e saj si gjyqëtare në sesionet 8 -9 në American Idol ka kapluar thellë mendjen dhe zemrën e saj ashtu siç e përshkruan ajo në libër.

Ajo shkruanj se Simon Cowell e bëri atë të ndihet mjaft e pasigurt ... ajo ka shkruar, "Isha duke e urryer veten për të kërkuar miratimin e tij në çdo gjë."
Mbas promovimit të parë të këtij libri në Bookends, një librari e vjetër dhe e pavarur në qytetin Ridgewood, New Jersey, shtatë vjet më parë( prill 2011) turneu me librin e Kara DioGuardit, ka vazhduar më pasë në disa qytete të tjera amerikane, me intervista dhe biseda në televizionet, radiot dhe revistat e gazetat më prestigjoze në SHBA, deri me librin "Një notë tepër e lartë: Si mbijetova në jetë, në dashuri dhe në American Idol", ajo u prezantua aty ku ndodhet edhe kryqendra e shqiptarve sot, në New York, si mysafire e Fondacionit të Qytetarve Kolombus, në mesin e italianëve dhe shqiptarve të Amerikës, (shtator 2011) .

Babai i saj Joseph J. DioGuardi, një ish kongresmen republikan i New Yorkut, i cili tani jeton në Ossining, kishte ardhur në këtë prezantim të librit të bijës së tij – në qendren kulturore Fondacionin e Qytetarve Kolombus, së bashku më gruan e tij Sherly Cloyes - DioGuardi, vëllanë , motrat, djalin dhe pjestarë të tjerë të familjes DioGuardi në Amerikë, së bashku me shqiptarët, anëtarë këta të bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, me gjithë familjet e tyre.
DioGuardi,(babai i saj) kësaj rradhe kishte përgatitur një suprizë të veçantë për të pranishmit dhe vajzën e tij

Ai kishte sjell dhe vendosur në një kënd të sallës, Fondacionit të Qytetarve Kolombus, një poster të madh me fotografin e Kara DioGuardit me artisten e famëshme italiane Sofia Loren, e cila binte në sy ngado që të shikoje.

DioGuardi, duke iu treguar të pranishmëve posterin me fotografinë, u tha atyre se " e bija Kara ishte vetëm 12 vjeç, kur ajo fitoi besimin e të kënduarit në Waldolf-Astoria Hotel Manhattan në 1983 para 1.000 njerëzve në një festë të Ditës së Kolombit, ku aktoria e madhe Sofia Loren ishte Grand Marshall - dhe e ftoi Karën, që të këndoi në skenë së bashku me Sofia Loren, dhe unë i kërkova që t'a fotografoja".

Presidenti i Fondacionit të Qytetarve Kolombus Frank Fusaro, foli për biografinë e Kara DioGuardit, duke e lidhur atë me origjinën e saj - e cila tha ai ka prejardhjen e saj nga një fshatë Arbereshë(Shqiptarë) - që quhet katundi Greci në jug të Italisë.

Ndërkaq, që Fondacioni i Qytetarve Kolombus, e nderoi Kara DioGuardin me një çertifikat nderi e cila u jepet italiano - amerikanëve më të suskseshëm në SHBA

Kara DioGuardi, tha zoti Fusaro, ka lindur në Ossining, New York, ajo është me prejardhje arbëreshe (shqiptare) dhe italiane, e besimit katolik. Babai i saj është ish-kongresmeni republikan Joseph J. DioGuardi. Kara DioGuardi, theksoi ai është një kushërirë e shtatë, me Regis Philbin një personalitet dhe veteran i njohur i Televizionit Amerikan. Carol ka qënë nëna e saj e cila vdiq në 1997 pas një beteje të gjatë 7-vjeçare me sëmundjen e kancerit ovarian.

Kara DioGuardi, u rrit në zonat periferike të New Rochelle, New York, në Woods Wilmot. Si fëmijë ajo mori pjesë në foshnjore në shkollën Immaculate Heart of Mary Catholic School në Scarsdale, New York, për të ndjekur më pasë Shkollën e magjistraturës në Dobbs Ferry, New York, para se kishte për të fituar një diplomë në shkenca politike në Universitetin Duke. Mbasi ajo u diplomua nga kolegji, ajo ka punuar për revistën Billboard si asistente me Timothy White dhe Howard Lander dhe më vonë si një përfaqësuese e shitjes së reklamave.

Ndërkohë, autoria e librit "Një notë tepër e lartë: Si mbijetova në jetë, në dashuri dhe në American Idol", Kara DioGuardi, në atë promovim libri, foli më shumë në atë që është dhe pjesa më kryesore në librin e saj.

Pra, kaptinat për përvojën e saj sfiduese në marrjen e "detyrës" si anëtare e jurisë së emisionit më popullor në SHBA "American Idol" dhe largimin e polarizuar.

Këtu ajo u rrëfye se si u bë gjyqtare, në saj - të përvojës si një kompozitore, si një këngëtare, si një tekstshkruajtëse dhe më pas, e futi veten në qendër të vëmendjes verbuese të një prej serialeve më të suksesshme në historinë e SHBA, në televizion.

Në libërin e saj, në një kapitull - ajo shkruan se edhe pse ajo nuk ishte më, pjesë e "American Idol", dhe si kaloi ajo me angazhimin në serialin e ri në kanalin televiziv Bravo, ku ajo kishte rolin në "Platinum Hit", premiera e të cilit kishte filluar të shfaqet në fund të majit te atij viti.

Përveç kësaj, Kara DioGuardi ka treguar edhe për fëmijërinë e saj, vdekjen e parakohshme nga kanceri ovarian në vitin 1997 të së ëmës, e cila, ja la rolin e babait të saj Joe DioGuardit, i cili, siç tha ajo ka meritat e veta në formimin e saj.

Libri i Kara DioGuardit "Një notë tepër e lartë: Si mbijetova në jetë, në dashuri dhe në American Idol" është i mbushur me tregime të paharrueshme dhe frymëzuese, dalë nga zemra dhe llogoret e biznesit, jetës, dhe botës së argëtimit, thonë ata që e kan lexuar atë.

Artistja e njohur amerikane, po ashtu si ndodh në keto veprimtari, gjatë këtij promovimi ka nënshkruar çdo kopje të librit të saj dhe ka dalë në fotografi me anëtarët e familjes, grupin e shqiptarëve dhe fansat, shumica të rinjë e të reja.

Promovimi i librit “A Helluva High Note: Surviving Life, Love, and American Idol - Kara DioGuardi”, është mbuluar nga media prestigjoze amerikane që mbulojnë jetën kulturore e artistike, si revista Rolling Stone, dhe televizioni i Hollivudit, "Access Hollywood".

Kara DioGuardi dhe Mike McCuddy, çifti që u martuan me një dasmë amerikane me tradita arbëreshe

Ish anëtarja e jurisë në shoun e famshëm "American Idol", amerikania me prejardhje shqiptare (arbëreshe), Kara Elizabeth Dioguardi, është martuar me mësuesin e shndërruar në kontraktues Mike McCuddy, 5 vjet më parë më 5 Korrik 2013 dhe ka një fëmijë.

“Ndjehem mirë. Ajo që ishte më e pabesueshme për këtë përvojë, ishte kur e pashë veten në kishë dhe aty ishin të gjithë ata njerëz aq të rëndësishëm për mua dhe Mike; të gjithë ishin aty vetëm për ne. Ishte shumë energji-dhënëse. Isha shumë e emocionuar, edhe pse nuk jam dikush që fillon të qajë”, ka thënë Kara për këtë martesë.

Ajo, është e bija e ish-kongresmenit amerikan me prejardhje shqiptare, Joseph Dioguardi. Para se të bëhej vlerësuese në shoun amerikan, ajo pati ndërtuar karrierë si autore këngësh dhe producente muzikore dhe ka punuar edhe me yjet si Celine Dion, David Archuleta, Kelly Clarkson, Carrie Underwood, Demi Lovato. Kara DioGuardi, foli për herë të parë për martesën, jo "shumë të bujshme", për revistën amerikane tabloide "In Touch - Weekly", duke quajtur kurorëzimin e javës së kaluar si "martesën e saj jo të lajmeve të mëdha".

Si u lidhën me njeri tjetrin?

Kara tregon: Qëlloi rastësisht, ne të dy ishim në Meksikë me pushime në të njëjtin hotel. Atje qëlloi që, në një nga lokalet e hotelit, të jemi vetëm në dhomë. Madje, ishte mëngjes dhe unë isha me pizhame. Ne patëm disa qirinj të ndezur në tavolinë dhe një vazo të vogël me lule të freskëta. Kur, ai më tha: “Kara! You know I love you!? (A e dini se unë ju dua)". Kaq ishte e gjitha dhe më pas, ai më tha: "Kam një pyetje për ju. Ku janë këpucët e mia?”. Unë i thashë: “Pse duhet ta di unë se ku janë këpucët e tua?!”. Ai përsëri më pyeti, por me pak ndryshim: "A e di atëherë se ku janë këpucët tuaja?!”. Unë vazhdoj: “Po, sigurisht”. Ndërsa ai: “Vishi, në rregull, atëherë edhe ju do të martoheni me mua?”, m u përgjigj ai me plot dashuri. Unë i thashë: "Po! Okay!”.
Martesa me fustan arbëresh fustani 100 vjeçar.

Bekimi i martesës në ceremoninë fetare u krye në një Kishë e Bashkuar Metodiste në shtetin Maine, dhe u udhëhoq nga prifti katolik Scott Nurse Sr. Prifti ishte ai që e konfirmoi martesën e çiftit Mike McCuddy me vajzën me origjinë arbereshe Kara DioGuardi, e cila u martua me dy fustane të bardhë të nusërisë.
Kara DioGuardi, do të shkruante revista tabloide "In Tuoch Weekly", pati një veshje nusërie të firmës së fustanëve të bardhë për dasma "Vera Wang".
Dhe, një tjetër fustan antik të traditës së arbereshëve të Italisë, trashëgim nga gjyshja e saj. Fustani i nusërisë që veshi Kara DioGuardi, thonë banorët e provincës së Kozencës "ka mbetur legjendë jo vetëm për familjen Argondica, por për të gjithë zonën e Vakarixo Albanese në provincën e Kozencës”.
Ai është i vetmi fustan i bardhë nusërie që kjo familje trashëgon me shekuj. I vetmi informacion që kanë për të, është se është sjellë në Itali rreth 6 shekuj më parë nga familja e Argondicajve, nga Shqipëria".

Bizhuteritë 250 mijë dollarë

Burri i saj McCuddy, i vendosi në gishtin e katërt të dorës së djathtë një unazë 30-karat me diamante, një byzylyk me platinum dhe një palë vathë llambadar 20 karatsh e diamante. Vlera e bizhuterive të saj kushtonte 250.000 mijë dollarë amerikanë.

Kara DioGuardi tha se ishte ajo që pati kërkuar që dasmën t a bënin në shtetin federal Maine. Ajo shtoi se i pëlqente ky vend për të bërë një dasmë të thjeshtë, në mënyrë natyrale, të bukur, të qetë.

Në dasmën e saj pesë vjet më parë morën pjesë rreth 50 të ftuar, kryesisht njerëzit më të afërt të dy familjeve të nuses dhe dhëndrrit.
Kara DioGuardi, është vajza e vetme e ish kongresmenit të njohur, republikan të Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidentit vullnetar të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane.

Fati "i provuar" i Kara DioGuradi

E bija e kongresmenit me origjinë shqiptare, Kara, ishte 12 vjeçe kur një çerek shekulli më parë u ngjit në skenën e sallës luksoze të Grand Ballroom të hotel “Waldorf Astoria” në Manhattan NY dhe këndoi në Ditën e Festës së Kolombit (Colombus Day).

Këtë herë ajo mori çmimin "Honoree” (Nderi), që u jepet nga fondacioni qytetarëve të Kolombit. Duke shkruar për mbrëmjen e së shtunës, gazeta italiane "Oggi", kujton ballon festuese të 1983-it, kur Kara e vogël, por guximtare, këndoi gjithë zjarr dhe bëri që aktorja e madhe me famë botërore, Sofia Loren që ndodhej në sallë, të ngrihej në këmbë dhe të duartrokiste me zjarr duke thirrur: Brava, BRAVA! Kara, e cila ka marrë çmimin si kompozitorja më e mirë e vitit në muzikën “Pop” është nga më të kërkuarat në skenën e muzikës Pop në SHBA dhe botë.

Me 100 milionë kopje të shitura nga albumet e saj, muzika e kësaj artisteje i ka dhënë famë shumë këngëtarëve që sot ndiqen nga miliona adhurues në të gjithë botën. ”Taking chances” (Të vësh fatin në provë) është disku me muzikë të Kara DioGuardit dhe i kënduar nga Celine Dion.

Suksesi është i garantuar pas famës që DioGuradi ka arritur me Faith Hill dhe Christina Agiliera.

Kara, ka bashkëpunar suksesshëm edhe me emra të tjerë, si Enrique Iglesias, Kelly Clarkson, Gwin Stafani, Carlos Santana, Avril Lavigne, etj. Me firmën e saj të njohur "Art House Entertainment", ajo është ngjitur në 10 albumet më të shitur në SHBA.

Gjatë viteve të fundit, Kara DioGuardi ka krijuar 50 këngë, të cilat janë renditur në vendet e para të klasifikimeve Amerikane dhe Europiane.

"E nominuara për fitimin e çmimit Grammy, këngëtarja, kompozitorija dhe autore e teksteve të këngëve Kara DioGuardi e bija e ish kongresmenit me origjinë shqiptare Jospeh J. DioGuardi, ishte edhe në edicionin përkrah panelit të "gjyqtarve, të tjerë me Simon Cowell, Paula Abdul dhe Randy Jackson, në edicionin e tetë të spektaklit më të famëshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës "American Idol" .

Karriera që nisi nga “rrënjët” shqiptare - Arbereshe

Kara Elizabeth DioGuardi ka lindur më 9 dhjetor 1970. U lind dhe u rritë në një krahinë të Nju Jorkut, e cila quhet "Wilmot Woods" në pjesën e lartme, të New Roshell-it. Pasi përfundoi studimet në “Duke University”, u punësua në sektorin e marketingut në njërën prej revistave më të njohura të Nju Jorkut - Billboard Magazine.

Kudo, në biografinë e saj shkruhet; se Kara është Shqiptare (Albanian) (Arbëreshe), duke qenë e hijshme, sepse është e bija e ish kongresmenit republikan të Nju Jorkut, Jospeh J DioGuardi.

Kara Elizabeth DioGuardi, është edhe ajo një nga disa prej atyre yjeve të artit ose emrave të famshëm në Amerikë, që publikisht janë duke treguar rrënjët e tyre, dhe promovuar kudo në televizionet amerikane se janë shqiptar .

Kara Elizabeth DioGuardi, ndërkohë që rritej dhe i shtohej fama në Amerikë, filloi të deklarojë rrënjët e saj shqiptare, si vajza e Presidentit të Ligës Qytetare Shqiptaro - Amerikane Joeseph J DioGuardit.

Ajo, ka patur një gjyshe (nënën e nënës), e cila vdiq vitin e kaluar e quajtur Mary Pizzutello, e lindur në një fshat shqiptar në Itali, Barile. Ndërsa gjyshi i saj, babai Joe DioGuardit e ka të lindur në një fshat shqiptar, Greci afër Napolit.

Kara Elizabeth DioGuardi, e cila është duke korrur suksese të konsiderueshme në Amerikë, ka gjetur edhe kjo në mënyrën e saj, ashtu si edhe artistët e tjerë me rrënjë ose gjak shqiptar në Amerikë, që me famën dhe emrin që kanë bërë, po kontribuojnë e lobojnë për shqipëtarizmin, duke i treguar gjithë Amerikës, se kush janë dhe të kujt janë. Ndërkohë ajo është pronare e një kompanie botimesh (Arthouse Entertainment) dhe punon në firmën Warner Brothers.

Ndërkohë kantautorja me origjinë shqiptare, Kara DioGuardi, është shfaqur për tetë javë në Broadway. Mësohet se e bija e ish-kongresmeni me origjinë arbëreshe (shqiptare) Joseph DioGuardi, presidenti vullnetarë i lobit të vetëm dhe të parë shqiptarë në SHBA, për tetë javë dha shfaqje në teatrin me famë të Chicagos , Broadway, ajo interpretojë, rolin e Roxie Hart, në musicalin e njohur Chicagomusical .

Duhet theksuar se Chicagomusical është një prej shfaqjeve më të shikuara në SHBA pas atij American Idol. Kjo është një prej shfaqjeve më të njohura muzikore në botë, që edhe është ekranizuar dhe interpretuar mjeshtërisht nga aktorja Renee Zellweger.

Kantautorja, ish-anëtare e jurisë së show-t “American Idol”, që ka shkruar për shumë emra të industrisë muzikore, ka provuar veten së fundi edhe në kinematografi dhe pozimet eortike.Si edhe ka shkruar një libër biografik, librin e saj të titulluar “Një notë tepër e lartë: Si mbijetova në jetë, në dashuri dhe në American Idol”. Një libër biografikë, ky, i shkruar vetëm me kujtime origjinale interesante nga jeta e saj, që fillojnë prej nga fëmijëria, shkolla, puna dhe majat e suksesit si një artiste e njohur Amerikane.

Kara DioGuardi, e cila sipas ekpserteve amerikan të muzikës ka edhe një vokal të admirueshëm, aktualisht merr pjesë në programin “Platinium Hit” që transmetohet në kanalin Bravo.

Sipas kritikëve këtu në Shtetet e Bashkuara thuhet se kompozitoria e njohur amerikane Kara DioGuardi, ka gjetur vetën pas largimit nga “American Idol”.
Mbas largimit të saj nga spektakli i famshëm American Idol, Kara DioGuardi, si një ish-gjyqtare për dy edicione atje, tregojë talentin e muzikës popullore dhe u ul përsëri në “karrigen” e drejtueses së televizionit, me emisionin e saj, “Hit Platinum”. Në ndërkohë që ajo së fundi në debutimin e saj, – duke u prezantuar si Roxie Hart në hitet muzikore të spektaklet muzikale në “Chicago”, për tetë javë, shkelqeu si një artiste me famë, raporton shtypi rozë amerikanë.

Edhe pse po afron në dekadën e pestë, të moshë së saj, – Kara DioGuardi, vazhdon të jetë personazh që mbush kopertinat e gazetave në Shtetet e Bashkuara, Kara merret me produksione, programet televizive, tekstet muzikore dhe aranzhimet në zhanret pop&rock, R&B dhe dance.

Ndërsa, është bërë e dashur edhe mjaft e njohur edhe për komunitetin shqiptar, për shkak të asaj çfarë babai i saj Joe DioGuardi, dhe njerka e saj Shirli Cloyes DioGuardi, kanë bërë në këto 25 vjet në Amerikë, për çështjen shqiptare, Shqipërinë, Kosovën, Preshevën, Bujanovcin, Medvegjen, shqiptarët në Malin e Zi, në Maqedoni, Çamërinë dhe diasporën shqiptare, si udhëheqë i lobit shqiptarë për çështjen shqiptare në botë.

Image
Image
Image
Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test