Festivali i 13-të shqiptar në Connecticut, SHBA - Bota Sot
Festivali i 13-të shqiptar në Connecticut, SHBA

Amerika

E shtunë, 21 korrik 2018

Festivali i 13-të shqiptar në Connecticut, SHBA

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 25 qershor 2018 Në ora: 16:30
Festivali i 13-të shqiptar në Connecticut, SHBA

WATERBURY CT - Për të 13-tën, vit me radhë mijëra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe trojet shqiptare konverguan për Festivalin Shqiptar të qytetit Warebury në Connecticut.

Një festival shqiptar ky në diasporë me muzikë tradicionale, ushqim dhe vallëzim nga grupet e djemve dhe vajzave shqiptare nga ky qytet dhe rrethinat e tij.
“Komuniteti shqiptaro-amerikan thotë se është krenar që përmes kësaj veprimtarie, për tre ditë me radhë ata ndajnë me komunitetin shqiptar dhe vizitoret e huaj, muzikën, kulturën, traditat dhe ushqimet autentike shqiptare”.

Në këtë festival vizitor të huaj janë pjestar të Komuniteteve të tjera në qytetin e Waterburyt, ngase ky është një rast i mirë për të gjithë këtë komunitet që të bashkohen dhe të festojnë kulturën dhe traditën e vyer shqiptare në diasporë.

Përveç kësaj, ky festival shifet edhe si një mundësi e mrekullueshme për bizneset që të reklamojnë shërbimet e tyre, për Bashkësinë Shqiptare, dhe komunitetet e tjera në Waterbury, nëpërmjet mbështetjes së tyre përmes sponsorizimeve të ndryshme ku organizatori i festivalit i vë në dispozicion hapsira të dukshme për vendosjen e posterave, shpërndarjen e kartave të biznesit dhe broshurat e atyre që janë sponsorët e festivalit.

Festivali Shqiptar në qytetin e Waterburyt, është i organizuar dhe dhe drejtuar nga “Komuniteti Mysliman Shqiptar - Amerikan - Albanian American Muslim Community ne Connecticut”, dhe ky ishte edicioni i 13-të.

Në këtë festival për tre netë më radhë mijëra shqiptar të këtij komuniteti pavarësisht, besimit fetar apo vendit nga kan ardhur kohes dhe rrethanave bëhen bashkë me familjet e tyre në këtë festë, e cila është mbarë shqiptare, dhe ka karakter gjithë kombëtar.

Organizatorët, e saj thonë se dhjetra vullnetarë anëtarë të AAMC kan punuar për ditë me rradhë për organizimin e festivalit, qëllimi i të cilit është promovimi i vlerave kombëtare shqiptare në shoqërinë amerikane si dhe kultivimi i kulturës sonë në brezat e rinj shqiptar.

Po ashtu festivalin me pjesmarrjen e tyre për cdo vit e përshëndesin edhe zyrtarët e lart të qytetit përfshirë dhe kryetarin e bashkisë së Waterbury ,Neil M. O'Leary, senator dhe kongresist, asambleist te Shtetit, (Representatives from U.S senator Murphy’s office, representatives from Congresswoman Estys office,State senator Joane Hartley, state senator Paul Doyle, Waterbury board of Aldermen president Paul Pernerewski, Alderman Ron Napoli, Alderman Jetlir Kulla).

Kryetari i AAMC, zoti Sali Barolli i tha gazetes tone se Komuniteti shqiptaro-amerikan, përmes kësaj ngjarje, ndanë muzikën, kulturën, traditat dhe ushqimet autentike me Komunitetin, ngaqe Festivali Shqiptar i Waterburyt, tashme është bërë një rast për të gjithë bashkësinë shqiptare në këtë konatonë, që të bashkoj dhe të festojmë se bashku kulturën dhe traditën e bukur shqiptare edhe këtu në Amerikë.

“Përveç kësaj, ky festival është edhe një mundësi e mrekullueshme për bizneset që të reklamojnë shërbimet e tyre; dhe për miq të Bashkësisë Shqiptare për të treguar mbështetjen e tyre përmes sponsorizimeve të ndryshme që vihen në dispozicion nga organizatori dhe rreklamohen nëpër posterat e mëdha në mjediset e këtij festivali” tha Barolli.

Me pas ai me një përshëndetje dhe nji vlerësim për festivalin iu drejtua komunitetit shqiptar, dhe mysafirve duke iu uruar me këtë rast edhe mirëseardhjen.
Tre studenteve shqiptar i jepet bursë nga AAMC:

Kjo ndoshta kësaj radhe ishte dhe pjesa më e bukur e festivalit, bursë për tre studentë të ekselencës; Daiana Lilo, Marseda Halilaj, Klediol Kaso(Daiana Lilo,e cila u zgjodh e para e shkolles se mesme dhe fitoi burse te plote nga Harvard University).

Po ashtu mbështetës së bursave të dhëna nga Albanian American Muslim Community ishin edhe kryetari i bashkisë së qytetit të Waterbury, Neil O’Laeres, filantropisti i njohur Richard Lukaj dhe Avokati Sam Shehu.

Imami i Xhamisë “Albanian American Muslim Community”, Imam Gazmend Aga, mikëpritës i këtij festivali dhe udhëheqës për festivalin, tha në mesazhin e tij drejtuar pjesëmarrësve se : “Çdo përpjekje për të ruajtur vlerat dhe traditat tona, është investimi më i mirë për të ardhmen e shëndoshë të komunitetit e sidomos të të rinjve tanë. Kultivimi i dashurisë për atdheun, gjuhën dhe besimin, vazhdimi i shpirtit të dialogut dhe harmonisë që karakterizon kombin tonë, promovimi i vlerave tona në shoqërinë Amerikane, janë veç disa nga pasuritë e shpalosura në këtë festival”.

Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që punojnë e sakrifikojnë për njerëzoren, për ruajtjen e gjuhës dhe traditave tona, u lut Imam Gaz Aga i cili njëhereshit është edhe kordinator për SHBA i Komunitetit Musliman në Shqipëri.

Mes pjesmarresve ne kete festival ishte edhe Kryetari i Akademise Shqiptaro Amerikane te Shkencave Dr. Skender Kodra.

Senatoria Joane Hartley e cila ishte mysafire në këtë festival tha se jam shumë e lumtur që ndodhem këtu dhe tashmë unë jam një pjesëmarrëse e rregullt të aktiviteteve të këtij komuniteti. “Pak ditë më parë isha pjesë e iftarit interfaith të organizuar nga Albanian American Muslim Community, dhe harmonia ndërfetare është një nga cilësitë më të vyera dhe më të mira të shqiptarve” tha Senatoria Joane Hartley .

Festivalin e përshëndeti në emër të Kryetarit të Bashkisë së qytetit të Waterbury, board of Aldermen, që është edhe shqiptari i parë në këtë detyrë të lart në këtë qytet Jetlir Kulla.

Përfaqësuesia e Senatorit Murphy, tha se Senator Murphy, është mik i shqiptarëve dhe këtij komuniteti.

Ajo kujtojë fjalët e shefit të saj duke thënë se Senator Murphy ka thënë se : “Unë jam rritur në një shtëpi të ndërtuar nga shqiptar, ha ushqim nga restorant shqiptar dhe miqtë e mi më të mirë janë shqiptarët muslimanë, e të krishter pa dallim se nga janë dhe nga vijnë”.

Një përshëndetje të përzemërt i drejtojë këtij festivali dhe kongresistja Elizabeth Esty

“Ju përcjell përshëndetjet më të sinqerta të kongresistes, tha përfaqësuesja e saj, duke thënë se kongresistja Esty, është pjesëmarrëse e rregullt e aktiviteteve të komunitetit shqiptar, jo për shkak të ushqimit dhe muzikës tuaj të mrekullueshme, por për shkak se ajo e vlerëson shumë përpjekjen tuaj për përcjelljen e vlerave tuaja në brezat e ardhshëm”.

Për tre netë me radhë mijëra shqiptar dhe vizitorë të tjerë ne qytetin e Waterburyt u argëtuan nga muzika kënga e vallja shqiptare nga Grupi i valleve te komunitetit Albanian American Muslim Community në- Festivalin e 13-të, Shqiptar.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test