New York - Shqipëria dhe 6 vende të tjera dhanë një pritje për të festuar Eid al-Fitr - Bota Sot
New York - Shqipëria dhe 6 vende të tjera dhanë një pritje për të festuar Eid al-Fitr

Amerika

E premte, 21 shtator 2018

New York - Shqipëria dhe 6 vende të tjera dhanë një pritje për të festuar Eid al-Fitr

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Sekretari i Pergjithshem Antonio Guterres, dhe zevendesi i tij si dhe shefja e Kabinetit e nderuan pritjen me pjesmarrjen e tyre, nderkohe qe  mbajti edhe nji fjalim Sekretari i Pergjithshem Antonio Guterres

UNITED NATIONS - NY : Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve te Bashkuara, António Guterres gjatë një pritje mbrëmë në “pallatin e qelqt” selia e OKB-së, në New York, për të festuar Eid al Fitr, duke u uruar në këtë fest përfaqësuesit e të 7 vendeve pjesmarrëse, Shqipëris, Jordanis, Kirgistanit, Libanit, Pakistanit, Katarit dhe Turkmenistanit,  tha se :” Eid el-Fitr është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islamik, duke shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, e cila festohet në mbar botën islame”, duke shtuar se ai : ” Dëshirojë me zemër të nderuar për të gjithë ata që e festojnë Eid al-Fitr, duke shënuar fundin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Të gjithë ne duhet të frymëzojmë nga fryma e Ramazanit për dhembshuri dhe solidaritet. Gezuar Eid Mubarak!” tha Guterres.
Pritja u bashkë-organizua, keshtu te pakten thuhet në nje njoftim te uebfaqes së OKB-së, nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve muslimane në Kombet e Bashkuara si : Shqipëria, Jordania, Kirgistani, Libani, Pakistani, Katari dhe Turkmenistani. 
Gjithashtu, në këtë pritje simbas njoftimit, ishin të pranishëm edhe Zëvendës Sekretaria e Përgjithshëme OKB-s, Amina Mohamed, Chefia e Kabinetit Maria Luiza Ribeiro Viotti dhe Catherine Pollard , nënsekretare e Përgjithshëme për Çështjet e Asamblese të Përgjithshme dhe Menaxhimi i Konferencave.
Sekretari i Pergjithshem Antonio Guterres, dhe zevendesi i tij si dhe shefja e Kabinetit e nderuan pritjen me pjesmarrjen e tyre, nderkohe qe  mbajti edhe nji fjalim Sekretari i Pergjithshem Antonio Guterres, .

Pritja e bashkë organizuar nga ambasadoret e Shqipërisë + 6 vende, dhe në të u sollën ushqime tradicionale të secilit nga 7 vendet. Stenda e Shqipërisë ishte shumë e pasur dhe pati shumë sukses, kështu thotë Misioni i Përshershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara. 

H.E. Znj. Besiana Kadare, Ambasadore dhe Përfaqësuese e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në OKB, mori pjesë në këtë pritje me rastin e Eid Ul Fitr (te premten më 22 qershor), në Selinë e Kombeve të Bashkuara , duke përfaqesuar Shqipërinë në këtë event.
Përfaqësuesia e Përhershëme e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Besiana Kadare, e ka marr kete detyre si shefe e ketij Misioni  ne vitin 2016, pasi ajo i paraqiti kredencialet e saj ish - Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-mun.
Si e para femer diplomate ne perfaqesimin e Shqiperise ne Kombet e Bashkuara, Kadare ishte më parë Ambasadore e Shqipërisë dhe Delegate e Përhershëme në Organizatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (UNESCO) të Kombeve të Bashkuara në Paris midis 2011 dhe 2016.
Në vitin 2008, znj. Kadare shërbeu në Ambasadën e Shqiperise në Francë. Detyra e saj e mëparshme ishte Sekretare e Parë në Misionin e Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ajo ka punuar me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në vitin 2005.
E lindur në vitin 1972, znj. Kadare ka diplomë master në letërsi moderne dhe krahasuese dhe një diplomë të specializuar në literaturën moderne  nga Universiteti Paris-IV Sorbonne në Paris, Francë.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test