New York - Sekretari i Përgjithshëm António Guterre dha një pritje për të festuar Eid al-Fitr - Bota Sot
New York - Sekretari i Përgjithshëm António Guterre dha një pritje për të festuar Eid al-Fitr

Amerika

E premte, 21 shtator 2018

New York - Sekretari i Përgjithshëm António Guterre dha një pritje për të festuar Eid al-Fitr

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 23 qershor 2018 Në ora: 16:19

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve te Bashkuara, António Guterres gjatë një pritjeje të mbajtur mbrëmë në “pallatin e qelqt” selia e OKB-së, në New York, për të festuar Eid al Fitr, duke u uruar në këtë fest përfaqësuest e të 7 vendeve pjesmarrëse, Shqipëris, Jordanis, Kirgistanit, Libanit, Pakistanit, Katarit dhe Turkmenistanit, tha se :” Eid el-Fitr është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islamik, duke shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, e cila festohet në mbar botën islame”, duke shtuar: ” Dëshiroj me zemër të nderuar që të gjithë të festojnë Eid al-Fitr, duke shënuar fundin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Të gjithë ne duhet të frymëzojmë nga fryma e Ramazanit për dhembshuri dhe solidaritet. Gezuar Eid Mubarak!” tha Guterres.

Pritja u bashkë-organizua, keshtu te pakten thuhet në nje njoftim te ubfaqes së OKB-së, nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve muslimane në Kombet e Bashkuara si : Shqipëria, Jordania, Kirgistani, Libani, Pakistani, Katari dhe Turkmenistani.

Gjithashtu, në këtë pritje simbas njoftimit ishin të pranishëm edhe Zëvendës Sekretaria e Përgjithshëme OKB-s, Amina Mohamed, Chefia e Kabinetit Maria Luiza Ribeiro Viotti dhe Catherine Pollard , nënsekretare e Përgjithshëme për Çështjet e Asamblese të Përgjithshme dhe Menaxhimi i Konferencave.

H.E. Znj. Besiana Kadare, Ambasadore dhe Përfaqësuese e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në OKB, mori pjesë në këtë pritje me rastin e Eid Ul Fitr (te premten më 22 qershor), në Selinë e Kombeve të Bashkuara , duke përfaqesuar Shqipërinë në këtë event.

Përfaqësuesia e Përhershëme e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Besiana Kadare, e ka marr kete detyre si shefe e ketij Misioni ne vitin 2016, pasi ajo i paraqiti kredencialet e saj ish - Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-mun.

Si e para femer diplomate ne perfaqesimin e Shqiperise ne Kombet e Bashkuara, Kadare ishte më parë Ambasadore e Shqipërisë dhe Delegate e Përhershëme në Organizatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (UNESCO) të Kombeve të Bashkuara në Paris midis 2011 dhe 2016.

Në vitin 2008, znj. Kadare shërbeu në Ambasadën e Shqiperise në Francë. Detyra e saj e mëparshme ishte Sekretare e Parë në Misionin e Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ajo ka punuar me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në vitin 2005.

E lindur në vitin 1972, znj. Kadare ka diplomë master në letërsi moderne dhe krahasuese dhe një diplomë të specializuar në literaturën moderne nga Universiteti Paris-IV Sorbonne në Paris, Francë.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test