“Shqiponja” e Xhakes dhe Shaqirit « çmendin » gjithë Serbinë

Amerika

“Shqiponja” e Xhakes dhe Shaqirit « çmendin » gjithë Serbinë

Nga: Beqir Sina- New York Më: 22 qershor 2018 Në ora: 23:34
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Shqiptarët në Amerikë dhe Kanada nuk mbajnë mend në historinë e tyre një gëzim kaq të madh. Fitoria e skuadrës së Zvicrës ku luajn aktualisht pesë shqiptar u festua si një fitore krenarie e shqiptarve të Amerikës.
Ambasadoria e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku je « gati sa nuk fluturon » nga gëzimi në statusin e saj në rrjetin shoqëror Facebook duke shkruar :  « sporti është shumë më shumë. Ndonjëhere merr përmasa shumë më të mëdha. Sot, në Rusi, Valoni, Graniti, Xherdani dhe Blerimi bartën mbi supe një barrë që ndoshta nuk ju takon. Djema, çdo zemër shqiptari ka rrahë me ju sot. Faleminderit, përulësisht. Ju dua. 

Super Ylli shqiptar, Granit Xhaka ka barazuar rezultatin në fillim të pjesës së dytë ndaj Serbisë.
Ndërkohë,  që « Bombarderi » i Liverpolit ose Chelsea Helvéti nga Kosova Gjerdan Shaqiri e uli në gjunjë Serbinë në minutën e 90’ të një loje spektakolare të Kupës së Botës Rusia 2018
Mesfushori fantastik i Arsenalit priti një goditje të kthyer nga më se 25 metra duke shokuar gjithë Serbinë me goditjen e tij bombastike.
Pasi barazoi në 1-1, Xhaka festoi duke bërë shqiponjën me grintë të jashtëzakonshme. 

Festa e madhe pasoi edhe në tribuna për këtë barazim i cili rikthen Zvicrën në lojë ndaj Serbisë. E gjithë ndeshja ishte kosideruar nga shtypi europian si një derbi e vërtetë për shkak të serbëve dhe 4 shqiptarëve në përfaqësuesen e Zvicrës.

 Fillimi i ndeshjes ka qenë i tensionuar, ndërsa tifozët serbë dhe rusë së bashku firshëllenin lojtarët me kombësi shqiptare të Zvicrës dhe kryesisht Shaqirin.

Xherdan Shaqiri  shkëlqen në pjesën e dytë të ndeshjes së Zvicrës ndaj Serbisë me një goditje shtylle dhe një gol magjik në minutën e fundit të derbit europian.

Zvicra qe ajo e cila dominoi plotësisht në pjesën e dytë të takimit ndaj Serbisë.

Sfida që po cilësohet si vendimtare për kombëtaren e Zvicrës e pa një gol spektakolar të Xhakës duke tronditur Serbinë i cili ndezi shpresat e helvetve dhe Shaqiri çoi në ekstaz gëzimin e zviceranve dhe mbar tifozave Shqiptar nëpër botë.

Goli fanstastik i Xhakës shokoi aq shumë kundërshtarët sa që menjëherë Shaqiri me një gjuajtje qlloi shtyllën.

Portieri serb ishte i shtangur dhe pa gjasa, por fati nuk ishte në anën e Shaqirit.

Zvicra e kërkoi fitoren ndaj Serbisë deri në minutën e fundit .

Minuta e 90’ Xherdan Shaqiri me hapa të shpejt futet në 16-she dhe me mjeshtri ia fut topin mes këmbëve portierit Stojkoviqit, dhe Shaqiri ashtu si dhe bashkvendasi i tij Granit Xhaka bëri Shqiponjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat