Artistët shqiptarë në Nju Jork solidarizohen me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar - Bota Sot
Artistët shqiptarë në Nju Jork solidarizohen me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

Amerika

E shtunë, 21 korrik 2018

Artistët shqiptarë në Nju Jork solidarizohen me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 19 qershor 2018 Në ora: 15:15
Ilustrim

Artistët shqiptar në Nju Jork - të cilët kan krijuar një llogari të tyre, në rrjetin social Facebook, ubsajtin “Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ne Nju Jork” , shkruajn se ditën e Shtunë - 23 Qershor, do të solidarizohen me Artistët e Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar planin e qeverisë për t’i dhënë kompanisë Fusha sh.p.k një kontratë partneriteti publik-privat, që do t’i lejonte përfitimin e një pjesë të madhe toke të Teatrit Kombëtar, përkundrejt ndërtimit të një godine të re teatri ne Tirane.

Për këtë qëllim mësohet se ata nëpërmjet lidhjes elektronike Skype të Shtunën do të përshëndesin via Skype Artistët koleget e tyre, në Tirane, që tash nji muaj po protestojnë në mënyrë heroike këtë tentativë të korruptuar për të rrënuar Teatrin Kombëtar”, thonë këta artistë në nji llograi të tyre në rrjetin shoqëror Facebook.

Ata sqarojnë se “Në një solidaritet të plotë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, artistë shqiptarë të arteve të ndryshme, gazetarë, dhe dashamirës të artit me banim në New York organizohen të shtunën datë 23 qershor 2018 ora 2 pm në Producers Club Theatres NYC për të përshëndetur onlinë rezistencën e artistëve shqiptar në Tiranë për mos-shëmbjen e Teatrit Kombëtar dhe ruajtjen e tij si një nga vlerat e padiskutueshme e më të rëndësishme të Kulturës Shqiptare .

Regjisori dhe skenaristiti i njohur Bujar Alimani, i cili jeton në Nju Jork, por që jetën e tij artistike e ndarë në mes Nju Jorkut dhe Tiranës, ka shkruar në statusin e tij se u bën thirrje edhe kolegve të tjer, të bëhen bashkë për solidaritet të plotë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

“Do dëshiroja të ftoja edhe artistë dhe qytetarë shqiptarë që jetojnë në vende të tjera të botës, Gjermani, Itali, Greqi, Francë, Angli , Australi, Kanada, Amerikën e jugut, etj, të solidarizohen me këtë nismë për t'i thënë NDAL vjedhjes së pronës publike dhe vendosjes së dinjitetit që i takon artistëve të Shqipërisë”, shkruan regjisori i sukseshëm Bujar Alimani.

Damo Damian, i cili iu bashkua kësaj thirrje e quan në llogarinë e tij, prishjen e teatrit, një tentativë të korruptuar për të rrënuar Teatrin - Nji kauzë që është vetëm Maja e Icebergut për sa i përket korrupsionit sistematik të këtij administrimi.

“Të Shtunën do të përshëndesim via Skype Artistet dhe artdashësit e tjerë që po protestojnë në mënyrë heroike këtë tentativë të korruptuar për të rrënuar Teatrin (që në vetvete është një strukturë artistike). Secili prej jush do të ketë mundësinë via video për të shprehur solidaritetin për këtë kauzë që është vetëm Maja e Icebergut për sa i përket korrupsionit sistematik të këtij administrimi”, ka lënë shënimin e tij Damo Damian.

Thirrja e artistve shqiptar në Nju Jork, vjen ndërkoh që artistët përsëritën kërkesën e tyre për moscënim të territorit të teatrit ndërsa i bënë qeverisë shqiptare thirrje të tërheqë projektligjin e jashtëzakonshëm si kushtin e tyre të vetëm për të vazhduar diskutimet e hapura në një dëgjesë mes tyre dhe Bashkisë së Tiranës, ku aktorët shprehën në mazhorancë pikëpamjet e tyre për ruajtjen e territorit të teatrit.

Lajmet nga Tirana, thonë se Projektligji i shpallur së fundmi ka në plan të japë tokën drejtpërsëdrejti kompanisë Fusha sh.p.k duke shmangur ligjet aktuale mbi menaxhimin e pronës publike apo mbi partneritetin publik-privat,

Ndërsa, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, e krijuar për ti dalë në mbrojtje asaj që ata e kan quajtur “Shtëpia” e tyre, thonë se do të mblidhen çdo ditë para godinës së Teatrit Kombëtar , që të tregojn se kjo tokë(vendi ku ndodhet teatri) ka zot, “ky teatër ka zot, ka zot shpirtin e atyre aktorëve të cilët nuk do të vdesin kurrë,” citohet të ketë thënë aktori Arben Derhemi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test