Falja e Namazit të Fitr Bajramit në Qëndrën Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island

Amerika

Falja e Namazit të Fitr Bajramit në Qëndrën Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island

Nga: Beqir Sina Më: 15 qershor 2018 Në ora: 22:47
Falja e Namazit të Fitr Bajramit në Qëndrën Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island

Më 15 qershor , Xhamia “Qëndrën Islame Kulturore Shqiptare” në Staten Island - Nju Jork, hapi dyret e saj, në orët e hershme të mengjezit qysh në orën  4:30 simbas kohës lokale, pas thirrjes së Ezanit të Sabahut, ku falja e  namazit të Sabahut nisi më 5:10 të mëngjesit të sotëm, kurse namazi i Fitr Bajarmit u fal në orën 6:00 të mëngjesit të sotëm.

Ligjeratat e rastit i mbajtën udhëheqësit shpirtëror ; Dr. Dhulkarneijn Vardari, President i Qendres Islame Kulturore Shqiptare si dhe Imam Ferid Bedrolli sekretari i  Qendres, kurse ligjeratën dhe mesazhin e Fitr Bajramit e dha Dr. Tahir Kukaj, i cili njëhereshit është edhe Nën President i kësaj qendre.

Dr. Dhulakarnin Vardari gjatë lijgeratës së tij, u ndal në mirenjohjen që besimtarët duhet tregojn ndaj dhuntive të Zotit, gjatë muajit të Ramazanit dhe agjerimit, që ishin një dhunti e madhe për të gjithë besimtarët ta ai. 
“Ibadetet-adhurimet ne Islam kan për qellim të farkojnë  kalibër të njerëzve që punojnë për të mirën e njerëzimit pa dallim race dhe feje. Pejgamberi ynë Muhamedi a.s. na  mëson se më miri se si njeriu është ai që sjell dobi më se shumti njerëzve”, tha gjatë lijgeratës së tij - Dr. Dhulakarnin Vardari.

Kurse, Imam Ferd Bedrolli,  u ndal në raportin e mardhanieve ndër familjarë dhe shoqërore.
“ Muaji i Ramazanit dhe  festa e Fitr Bajramit, tha ai është një rast  shumë i mirë i përmirësimit të mardhanieve tona si dhe ndërtimin e urave të mirëkuptimit e rrespektit me të gjithë.” 

Të dy ligjeruesit theksuan se QIKSH se shpejti do filloj me projektin e ri të qendres me ndërtesën e re, që të do jetë një qender multi-funksionale,   shkollë e lartë - highschool si dhe Gym area për rinin, si dhe disa salla  me qëllim përdorimi nga komuniteti ynë  për raste e  evenimente të ndryshme shoqërore, gëzime dhe hidhërime.
Ndërsa mesazhi i Fitr Bajramit, qe u dha nga Dr. Tahir Kukaj, Nën/President i kësaj qendre të madhe islame në zonën  e Tri-Shteshit, kishte të bëjë rreth natyrës së festave në Islam. 

Ai tha se : “Allahu Ekber është fjalë me kuptim të gjerë dhe esencial në jetën e besimtarit. Kjo fjalë është shpresdhënëse dhe inspiruese për çdo gjë të mirë dhe progresive. Por, që fatkeqësisht, kjo shprehje  aq sa e mirë është deformuar nga të ashtu quajturit grupe "islame" që kan deformuar imazhin e vertetë të Islamit dhe të Muslimaneve, në të gjithë botën.”

Nuk është e rastësishtme kjo dukuri tha Dr. Kukaj, duke ju drejtuar vëllezërve  e motrave, musliman, : “Ne muslimanët madhërojmë vetëm Allahun- Zotin, Krijuesin e botërave e asnjë njeri tjetër. Ne respektojmë të gjithë njerëzit pa dallim racave dhe feje, dhe gjinie, por në rastin e festës Fitr Bajram e urban Bajram ne madhërojm vetëm Krijuesin  duke theksuar se ne këto festa lutemi për Pejgamberin as. ashtu sikur lutemi për veten tonë, dhe mbarë njerëzimin.”

Duke folur për këtë muaj të madhërishëm Dr. Kukaj, iu drejtua besimtarëve duke thënë : “Të nderuar vëllezër, e motra musliman, sot ndihemi krenarë për punën - adhurmiet që kemi bërë brenda muajit të Ramazanit. Gjatë Ramazanit ne kemi kultivuar shumë vlera esenciale për mirëqenjen tonë dhe të njerëzimit. Kemi forcuar besimin në Krijuesin e e Gjithësisë, por edhe besimin në vlerat universale e njerëzore, që është mëshira, mirësia dhe humanizmi.

Kemi përforcuar sinqeritetin si vyrtyte, që e kemi çelnikosur gjatë një muaji të Ramzanit. Lutem që këto vyrtyte  të na ndihmojnëe të jemi njerëz të denjë për të paraqitur vlerat e vërteta të Islamit, që reflektojnë mirë në jetën tonë dhe të tjereve. Lutem që besimtarët që kanë agjeruar Ramaznin ta ruajanë forcën  dhe energjinë e besimit, që kanë perfitur gjatë Ramazanit, dhe të mos përfundoj kjo energji me rastin e përfundimit të 30 ditëtëve të agjerimit. Të festuarit në Islam ka karakter human dhe familjar, ashtu sikur nuk mund të jemi frutëdhënës të vetmuar,  nuk mund të festohet në mënyrë të vetmuar dhe larg familjeve si rezulate i ndonjë keqkuptimi apo hidhërimi. Sot është ditë pajtimi dhe familje, sot është ditë shprese dhe bujarie.”

Dr. Tahir Kukaj, Nën/President i kësaj qendre un lut që të gjithë besimtarev që të ndihmonin të gjithë ata që munden dhe të ripërtrinin marrëdhaniet mes njëri tjetrit. 
“Sot, po ashtu falenderojmë Zotin për vendin tonë, ku jetojm dhe lutemi për prosperitetin e këtij vendi të mrekullueshem, lutje për herë bëjmë për vendelindjet tona, për paqe mirësi dhe stabilitet si dhe për mbarë njerëzimin” tha Imam Tahir Kukaj.

Lutje përmbyllese të namazit të Fitr Bajramit dhanë edhe Imam Ymer Musa profesor pran Shkollës Islme Miraxh ne Staten Island dhe Imam të tjer.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat