Familja Bytyçi – “Familja Shqiptare e Vitit”

Amerika

Familja Bytyçi – “Familja Shqiptare e Vitit”

Nga: Beqir SINA - New York Më: 14 qershor 2018 Në ora: 19:53
Familja Bytyçi

Këtë fundjavë (e shtunën 9 Qershor) familja Bytyçi, familja e tre vëllezërve dëshmor të UÇK-se, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi u nderuan si "Familja Shqiptare e Vitit" nga organizata Rrënjët Shqiptare, një organizatë jo qeveritare me bazë në New York - SHBA, dedikuar promovimit të kulturës, traditave dhe vlerave të popullit shqiptar në botë.

Me këtë rast, njëri pre dy vëllezërve Ilir Bytyqi në emër të familjes së tij, tha në llogarinë e tij në rrjetin social Tweeter:
"Familja ime është shumë mirënjohëse ndaj drejtuesve të kësaj organizate, Kryetarit Marko Kepit, N/Kryetarit Nick Beqi, dhe të gjithë të tjerve në organizatën Rrënjët Shqiptare, për të na dhënë këtë nder për vëllezërit e mi dhe për familjen tonë. Ky vite pothuajse nëntëmbëdhjetë nuk e kanë zbutur vuajtjen që ndiejmë për humbjen e vëllezërve të mi, me përkujtimet që na bënë këtë vit Bashkia e Nju Jorkut, dhe organizatet e shoqatat e ndryshme, përfshirë Organizatën e Gruas “Motrat Qiriazi” si kjo madheshtore në Paradën Shqiptare të shtunën më 9 Qershor, nga Rrënjët Shqiptare. Këto vlersime na ndihmojnë të kujtojmë se vdekjet e Ylli, Agron dhe Mehmet nuk ishin të kota dhe nuk do të harrohen kurrë, por do të kujtohen për sa kohë , familja ime do të mbetet e përkushtuar për ruajtjen e kujtesës së tyre dhe sjelljen e vrasësve të tyre në drejtësi. edhe për shumë shqiptarë të pafajshëm, ata vranë vëllezërit e mi dhe shumë shqiptar, por kurrë nuk mund të vrasin shpirtrat tanë as shpirtin e popullit shqiptar “ shkruan njëri pre dy vëllezërve, të familjes Bytyqi, Ilir Bytyqi në emër të familjes së tij, në llogarinë e tij në rrjetin social Tweeter.

Image

Vëllezërit Bytyqi, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi!

Në fund të luftës në Kosovë në vitin 1999, tre shtetas amerikanë u vranë - në mënyren e ekzekutimit - dhe u hodhën në një varr masiv në Serbi.

Më shumë se nëntëmbëdhjetë vjet më vonë, ka përgjigje. Por nuk ka drejtësi, thotë familja Bytyqi.

Faktet themelore: Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi ("Vëllezërit Bytyqi") kanë lindur në Çikago, IL dhe më vonë kanë jetuar në Hampton Bays, NY. Ata u rrëmbyen, u ekzekutuan dhe u hodhën në një varr masiv nga policia serbe në korrik të vitit 1999.
Vëllezërit Bytyqi ishin bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ("UÇK"), me gati katërqind shqiptar të Amerikës,për të ndihmuar në ndalimin e spastrimit etnik të Slobodan Millosheviçit në Kosovë. Në atë kohë, Shtetet e Bashkuara ofruan forma të ndryshme mbështetëse, duke përfshirë ushtrinë, edhe ndonjë material logjistik për UÇK-në, si dhe vendimtare ka qenë ndërhyrja ushtarake - bombardimet e Natos dhe SHBA pë 78 ditë deri në çlirimin e Kosovës më 12 Qershor 1999.

Në fund të luftës, tre vëllezërit Bytyqi u gjenden në një mision humanitar dhe ishin me rroba të thjeshta dhe të paarmatosur (civilë), kur u burgosën ndërsa ishin duke kaluar në një kufitare të pashënuar në kufirin e ish- jugosllavisë së mbetur të asaj kohe.

Një gjykatës serb më pas urdhëroi lirimin e tyre.

Image

Menjëherë pas kësaj, oficerë të policisë serbe nga Ministria e Punëve të Brendshme ("MUP") në rroba të thjeshta dhe automjete pa ndonjë urdher zyrtar i rrëmbyen tre vëllezërit Bytyqi, dhe i çuan në një objekt të trajnimit të largët të policisë në Petrovo Sello. Këtu, të tre vëllezërit Bytyqi, Agron Mehmet dhe Ylli, të lidhur këmbë e dorë me telea me gjemba, u torturuan, u ekzekutua dhe u hodhën në një varr masiv me njohuri të plotë të nacionalitetit të tyre amerikan.

Asnje gjyq apo gjyqtar nuk ishte i perfshirë në pushkatimin e tyre barbar.

Urdhrat e përmbarimit ishin gjasa të kalonin nga majat e MUP-it poshtë përmes nënkolonelit Goran "Guri" Radosavljeviç. Të dy prokurorët serbë dhe Qendra për të Drejtën Humanitare akuzojnë Radosavljeviqin për të frikësuar dëshmitarët dhe për të ndërhyrë në çështjen Bytyqi.

Premtime të pa mbajtura:

Shumë zyrtarë të lartë serbë kanë premtuar dhe kanë dështuar të japin përparim në këtë rast. Këtu përfshihen Presidenti aktual Aleksandar Vuçiç( ish Kryeminister) dhe ministri i jashtëm Ivica Daçiq. Në praninë e zyrtarëve amerikanë, Vuçiç premtoi më parë dhe nuk arriti të sigurojë përparim të kësaj çështje deri në fund të verës 2014 dhe përsëri deri në fund të marsit 2015, përpara se të premtonte ta zgjidhë atë: "shumë shpejt ose shumë më shpejt se çdokush mund të presë" në Qershor 2015 para një takimi “think tank” në Uashington DC me zyrtarët e lart të Administratës amerikane.

Vucic më vonë i bëri premtime të ngjashme Zëvendëspresidentit Biden, Sekretarit të Shtetit John Kerry dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Susan Rice.

Radosavljeviç dhe qeveria aktuale:

Që nga viti 2009, Radosavljeviç ka qenë anëtar i partisë politike të Vucicit, SNS (ose "Partisë Progresive"). Radosavljeviq është aktualisht në Bordin Ekzekutiv të partisë dhe është shfaqur në televizionin kombëtar me Vuçiçin disa her dhe ish-presidentin Tomisllav Nikoliç gjatë së paku dy festimeve publike që nga marsi i vitit 2014, duke evidentuar lidhjet e tij të ngushta me udhëheqësit politikë serbë.

Radosavljeviq dhe njësitë që ai kishte në komandë janë të implikuar në shumë krime të tjera të luftës dhe në operacionet e pastrimit të tyre.

Kongresistet e SHBA: Senatorët McConnell, Cardin, McCain, dhe ish kongresisti Joeseph DioGuardi, si dhe shumë të tjerë kanë bërë thirrje publike për drejtësi në këtë rast. Në Kongresin e 115-të, H. Con. Res. 20 u prezantua nga përfaqësuesit Lee Zeldin (R-NY), Chris Smith (R-NJ), Eliot Engel (D-NY) dhe Grace Meng (D-NY) një rezolutë për tre vëllezërit Bytyqi ku kërkohej drejtësi dhe zbulimi i egzekutuesve.

Departamenti i Shtetit i SHBA, Ambasadorët të shumtë dhe diplomatë të SHBA kanë deklaruar publikisht mungesën e veprimit në këtë rast, duke përfshirë ambasadorët e tanishëm në Serbi dhe OSBE. Departamenti i Shtetit e sheh rastin Bytyqi si një faktor i rëndësishëm që pengon marrëdhëniet dypalëshe.

OJQ-të: Amnesty International, Human Rights Watch, Qendra për të Drejtën Humanitare dhe OJQ të tjera përmendin rastin Bytyqi si shembull kryesor të mungesës së përgjegjësisë për krimet e luftës në Serbi. Në verën e vitit 2017, gati 40 ekspertë nënshkruan një letër të hapur duke theksuar dështimet e Serbisë në rastin Bytyqi

Bashkimi Evropian tha me kete rast se Serbia hapi kapitullin e pranimit në BE që merrej me përgjegjësinë e krimeve të luftës në korrik 2016. Raportet e të BE, Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut dhe një raport i kohëve të fundit i OSBE pranojnë dështimet e Serbisë për llogaridhënien e krimeve të luftës.

Rasti i Bytyqit është vetëm një shembull i një sistemi të thyer, jo vetem në Serbi po e se po por edhe në disa qarqe nderkombetare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat