Lee Edward: "Të tregosh të vërtetën rreth komunizmit"

Amerika

Lee Edward: "Të tregosh të vërtetën rreth komunizmit"

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 12 qershor 2018 Në ora: 17:38
Pamje nga kujtimi i viktimave te komunizmit

Ambasadat dhe Organizatat e të Drejtave të Njeriut mblidhen për të kujtuar njëqind milion viktima të komunizmit, për çdo vjet në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Washington D.C.

Cermonia u zhvillua më 8 qershor, ku gjashtëmbëdhjetë ambasada, katër delegacione nga Bashkimi Europian, Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë, dhe përfaqësues nga tridhjetë e nëntë organizata etnike dhe të të drejtave të njeriut, u bashkuan me Fondacioni përkujtimor i viktimave të komunizmit - VOC, për ndarë Medaljen e 11-të Vjetore Truman-Reagan, për vitin 2018- të.

 Ceremonia e vendosjes së Kurorës së Lirisë në Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Kapitol Hill, këtë vit ndero disidentin kuban e vrarë për demokraci Oswaldo Payá.

Drejtori Ekzekutiv Marion Smith vuri në dukje se, pavarësisht nga përpjekjet e ekspertëve bashkëkohorë dhe regjimeve totalitare për të rehabilituar idetë e përgjakshme të Karl Marx, "trashëgimia e vërtetë e marksizmit është kjo ceremoni. Janë dhjetra vende të përfaqësuara këtu nga ata që do të vendosin kurora për të përkujtuar jetën e të vrarëve në rreth 40 vende komuniste që nga viti 1917. "

Pothuajse gjashtë vjet më parë, populli i Kubës humbi një kampion, të demokracisë tha ai : Oswaldo Payá. Payá ishte themeluesi i oragnizatës “Movimiento Cristiano Liberación (MCL)” dhe një laureate e vitit 2002 e Çmimit Saharov të Parlamentit Evropian për Lirinë e Mendimit. Ai i kushtoi jetën e tij për të kundërshtuar paqësisht sundimin autoritar të Partisë Komuniste të Kubës dhe për të mbrojtur demokracinë liberale pluraliste në një ishull që ka rënë nën grushtin e hekurt të vëllezërve Castro për pothuajse gjysmë shekulli.

Regjimi kuban ishte aq i frikësuar nga puna e Oswaldo se ata e vranë atë në një aksident automobilistik në vitin 2012. Por vajza e tij Rosa María Payá po vazhdon punën jetësore që i ati ka filluar. Organizata e saj, ka vendosë, që edhe Kuba të demokratizohet. Ajo dhe organizata e babait të saj, po përpiqet të organizojë një plebishit që bën thirrje për zgjedhje të lira me pjesëmarrje të plotë politike në ishull. Për këtë arsye, VOC është krenar për të i dhënë Oswaldo Paya me Medaljen e Lirisë tonë Truman-Reagan, për t'u pranuar në emër të tij nga gruaja e tij Ofelia Acevedo dhe vajza e tij Rosa María.

Fondacioni përkujtimor i viktimave të komunizmit - VOC, ndan për çdo vit Medaljen e Lirisë Truman-Reagan për ata individë dhe institucione që kanë demonstruar një angazhim të përjetshëm për lirinë dhe demokracinë dhe kundërshtimin ndaj komunizmit dhe të gjitha formave të tjera të tiranisë. Oswaldo Payá dha jetën e tij në shërbim të këtyre parimeve, dhe ne jemi krenarë ta nderojmë atë me këtë çmim.

Ofelia dhe Rosa María Payá pranojnë Medaljen Truman-Reagan të Lirisë.
Rosa María Payá e bija e tij duke marrë medaljen në emër të familjes së saj tha :
“Komunizmi ka dështuar edhe në Kubë, sepse komunizmi kurrë nuk ka punuar për të mirën e njerëzve. Ai ka punuar vetëm si një mekanizëm shtypjeje, që një oligarki të bëhet e pasur, të ketë të gjithë fuqinë dhe privilegjin, ndërsa shumica është e varfër. Dhe këta njerëz të varfër nuk kanë asnjë zë për të thënë çdo gjë, madje as ata që janë të varfër, nuk munden nga frika dhe raprezalja e sundimit diktatorial komunist të rregjimit të vëllezërve Castro ".

Pjesëmarrësit:
Pjesëmarrësit nga diaspora anti komuniste, ish të burgosur politk në ish vendet e kampit socialit në Europë, përfshirë edhe shqiptarët, organizatat të drejtat e njeriut dhe korpuset diplomatike tregojnë se lufta kundër komunizmit nuk përfundoi në vitin 1989 dhe se pasojat dhe trashëgimia e kësaj ideologjie vdekjeprurëse vazhdojnë të formësojnë botën tonë sot
Ambasada e Republikës së Shqipërisë
Ambasada e Republikës së Armenisë
Ambasada e Republikës së Bullgarisë
Ambasada e Kanadasë
Ambasada e Republikës së Kroacisë
Ambasada e Republikës Çeke
Ambasada e Estonisë
Ambasada e Republikës së Gjeorgjisë
Ambasada e Republikës së Hungarisë
Ambasada e Letonisë
Ambasada e Republikës së Lituanisë
Ambasada e Republikës së Moldavisë
Ambasada e Republikës së Polonisë
Ambasada e Rumanisë
Ambasada e Republikës Sllovake
Ambasada e Republikës së Sllovenisë

Delegimi i Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara
Zyra Ndërlidhëse e Parlamentit Evropian me Kongresin e SHBA

Zyra e Përfaqësuesit Ekonomik dhe Kulturor të Taipei në Shtetet e Bashkuara, Zyra e Tibetit

Pothuajse dyzet organizata të tjera etnike dhe të të drejtave të njeriut.

Me këtë rast më shumë se dyqind vetë nga SHBA, dhe vende të tjera të botës, u bënë bashkë për të përkujtuar 11-vjetorin e ngritjes së përmendores kushtuar viktimave të komunizmit.
Në këtë ceremoni si edhe në të kaluarën, u fol edhe për Shqipërinë, si vendi që përjetoi një ndër regjimet më të egra komuniste në botë. Disa ish të burgosur politikë dhe anëtarë të familjeve të presekutuara gjatë regjimit komunist, bënë thirrje që shoqëria dhe politikanët shqiptarë të tregojnë më tepër ndjeshmëri , respekt dhe falje ndaj viktimave të komunizmit.
Ambasadorët dhe diplomatët nga vendet ish-komuniste, ishin pjesëmarrës në këtë ceremoni së bashku me disa nga udhëheqësit e amerikan, grupe të ndryshme politike anti komuniste, përfaqësues (të arratisur) nga disa prej vendeve ende-komuniste si Kuba, Kina, Vietnami, Koreja e Veriut dhe Tibeti, aktivistë dhe veprimtarë të të drejtave të njeriut, të cilët dhe vendosën kurora me lule pranë Shtatores së Viktimave të Komunizmit në Uashington .

Ceremonia, ishte një procesion i gjatë, e cila u mbyll me vendosjen e kurorave me lule nga përfaqësues të vendeve që kanë vuajtur nën komunizëm, nga e kaluara e tyre dhe e tashmja, dhe organizatave që punojnë për të luftuar komunizmin në botë. Mes tyre edhe ish të përndjekur politikë të Evropës Lindore të Azisë Qendrore, Amerikës së Jugut, Afrikës, dhe të tjerë, të cilët kish ardhur për të kujtuar së bashku viktimat e komunizmit nga e gjithë bota.

Një kurorë me lule të freskëta – në emër të të gjitha viktimave të komunizmit në Shqipëri, vendosën në këtë ceremoni, edhe Ambasada e R.Shqipërisë, përfaqësuesi i saj diplomati Visar Zhiti.

Më pas vendosi kurorë me lule të freskta edhe Këshilli Shqiptar Amerikan - (Haxhi Dauti Kalosh Sela), Balli Kombëtar Demokrat ( Pëllumb Lamaj dhe Freddy Tollja), Dega e Vatrës, në Washington, Washington ( Dr. Gjon Buçaj dhe Profesor Mithat Gashi) Vatra në Tampa - Florida, (Tasim Ruko), Familja e Madhe Ndreu ( Cezar Ndreu) dhe Organizata “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro – Amerkiane”, me qendër në Washington, Mustafa Xhepa.

Në mesin e të pranishëmve në ceremoninë e 11 vjetorit i ftuar nderi nga Shqipëria, ishte dhe Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Disa anëtar të ish familjeve të burgosurve politikë, ish të internuarve, gjithashtu edhe të familjeve të pushkatuar nga komunizmi; nga Shqipëria, kishin udhëtuar nga Florida, Bostoni, New Yorku dhe New Jersey, përfshirë edhe ish të burgosurin politik, Pëllumb Lamaj, i cili ka vuajtur 12 vjet në burgun famëkeq të Spaçit, qysh në moshën më të re, 19 vjeçare, do të provonte vuajtjet e tmerrshme të burgjeve politike të Enver Hoxhës në atë kohë.

Pjesëmarrës gjatë diskutimeve të tyre sulmuan komunizmin si “një ideologji që mund të mbahet vetëm me anë të frikës, frikësimet dhe indoktrinimit si dhe hiporkizisë , duke shtuar se Komunizmi i shkatërroi gjithëçka atyre njerëzve që dëshironin demokracinë dhe lirinë, ai u shkatërroi atyre njerëzve edhe shpirtin.

Ata mendojnë se ne të gjithë që kan jetuar në një shoqëri si komunizmi e dinë mirë se ai sistem nuk kishte prosperitet, ai nuk ishte në dispozicion për të gjithë, dhe se pabarazia e madhe dukej në presekutimin që ju bë njerës shtres, ndërsa vendi u zhyt në varfëri, uri, dhe marrjen e pasurisë.

“Por, idealet e këtij sistemi të pafe e qeverisë krejtësisht – me angazhimin komunist për të privuar njerëzit nga ajo që është më e vlefshme, dhe e vetmja gjë që është e natyrshme, demokracia jonë: liria jonë e mendimit, e veprimit, e besimit, dhe të zgjedhjes”, thanë ata teksa diskutonin me njer tjetrin.

Ndërsa të tjerë në këtë ceremoni të përvjetëshme, folën mbi të keqen e komunizmit, traumat, si në kaluarën dhe tek tashmja, e të miliona njerëzve të përvuajtur nga komunizmi.

Kryetari i Bordit të Fondacionit të Viktimave të Komunizmit VOC -  Dr Lee Edward tha :

Lee Edwards, që është Kryetari i Fondacionit të Viktimave të Komunizmit, tha se ngritja e këtij Fondacioni dhe e Permendores së Memorialit të Viktimave të Komunizmit, është fruti i mbështetjes nga anëtarët e Kongresit dhe të trupit diplomatik . Më shumë se dhjetra vende nga kombet dhe popujt e botës kanë qenë të përfaqësuar gjatë ngjarjeve të kaluara vjetore, në nderim dhe përkujtimoret që janë organizuar në Qershor, këtu në Uashington, të më shumë se 100 milion viktimave të komunizmit.
“Ndërkohë, që të panumërt janë ata qe vuajnë më shumë, pasojat që la pas komunizimi në disa vende dhe vuajnë ende. Është turp që bota e lirë nuk kërkoi kurrë një llogari morale për krimet e regjimeve komuniste. Ata dëshmitarë me një kujtim të gjallë të komunizmit të shekullit të 20 po e lenë këtë botë prej moshes dhe vujatjeve të tmerrshme. Dhe një brez i tërë amerikanësh është i hapur për idetë kolektiviste, sepse ata nuk e njohin të vërtetën.Në Fondacionin për Përkujtim të Viktimave të Komunizmit, tregohet e vërteta për komunizmin sepse vizioni I fondacionit është për një botë të lirë nga shpresa e rreme e komunizmit.Misioni i fondacionit është të edukojë këtë gjeneratë dhe brezat e ardhshëm për ideologjinë, historinë dhe trashëgiminë e komunizmit” thotë zoti Lee Edwards.

Fondacioni përkujtimor i viktimave të komunizmit është një organizatë jofitimprurëse e të drejtave të njeriut në Uashington, DC, edukative dhe mbrojtese e të të drejtave njerëzore, e cila i kushton vemendje dhe përkujtim më shumë se 100 milion viktimave të komunizmit në mbarë botën dhe lirisë së atyre që ende jetojnë nën regjime totalitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat