Dega e Vatrës në Washington DC përkujton me nderim dhe mirenjohje Albert Filip Nasi - Bota Sot
Dega e Vatrës në Washington DC përkujton me nderim dhe mirenjohje Albert Filip Nasi

Amerika

E hënë, 18 qershor 2018

Dega e Vatrës në Washington DC përkujton me nderim dhe mirenjohje Albert Filip Nasi

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 3 qershor 2018 Në ora: 17:19
Albert Filip Nasi

Ditën kur  ne SHBA perkujtoheshin te gjithe ata qe rane duke luftuar ne mbrotje te SHBA-se dhe ne mbrojtje te demokracise kudo ne bote, Dega e VATRES ne Washington, DC perkujtoj me nderim dhe mirenjohje të gjithë ata vatran që shërbyen në Luftën e Parë dhe Dytë Botërore, luftën në Vietnam dhe Kore, dhe heronjët . 
Duke përkujtuar në këtë ditë  edhe te gjithe ata ushtarake amerikane qe humben jeten ne Luften e Pare Boterore , ne luften e Dyte Boterore kunder nazismit, ne lufterat kunder komunizmit dhe tashme ne lufte kunder terrorismit.

Ne kete dite Dega e VATRES ne Washington DC perkujtojë me nderim dhe mirenjohje Albert Filip Nasi.  Alberti eshte djali i vatranit Thoma Nasi, themeluesi i bandes muzikore VATRA, muzikant qe me banden e VATRES vajti ne Shqiperi ne luften e Vlores me 1920 dhe krijoi sistemin e pare te orkestrave muzikore ne Shqiperi. Thomai i binte flautit ne orkesteren simfonike te Bostonit.

Nena e Albertit eshte Olimpi Çika qe ishte kengetare ne SHBA. Vete Alberti qe lindi me 1918 ne moshen 11 vjec ishte violenist i talentuar. Kur ishte ne Universitetin Konservator te Muzikes ne Winter Park - Florida u rregjistrua ne Ushtrine Amerikane ne Korpusin Ajror te Reserves me 1942. Me 1943 ai u mobilizua dhe 1944 u dergua ne Angli me Skuadren e avioneve bombardues 487.

Me 17 Qershor 1944 avioni bombardues ku ai ishte pjese e efektivit bombardoi pozionet naziste ne France. Ne kthim ne bazen ne Angli avionit ju demtua motori dhe u shkaterrua ne ulje ku Alber Nasi humbi jeten. Varri i tij gjendet sot ne Orleans ne Massachusetts . Alberti ne moshen 25 vjecare humbi jeten e tij ne lufte kunder te keqes. (http://www.capecodchronicle.com/…/Stones-Stories-Recall-Sac…)

I perjetshem qofte kujtimi i ketij heroi dhe muzikanti te talentuar, shkruan Dega e VATRES ne Washington DC perkujton me nderim dhe mirenjohje Albert Filip Nasi. 

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test