Takim në Konsullatën Shqiptare në New York

Amerika

Takim në Konsullatën Shqiptare në New York

Nga: Moza Boletini Më: 31 maj 2018 Në ora: 23:22
Konsullata Shqiptare në New York

Konsullja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Zj. Najada Alliu, priti në një takim zyrtar një përfaqësi të organizatës së gruas shqiptare - amerikane "Hope & Peace" në New York. Moza një nga themelueset e kësaj organizate pasi falenderoi Zj. Alliu për pritjen e rezervuar, shkurtimisht bëri një ekspoze të punës së këtij grupimi të pavaruar e jo qeveritar në New York e më gjerë, shoqëruar ngjarjet me foto e dokumenta faktike. Të cilat tregojnë se përpjekjet e tyre ndihmojnë jo vetëm gratë dhe fëmijët e komunitetit shqiptar, por edhe atij të huaj.  

Në emër të Organizatës "Hope & Peace" Zj. Dolore Burimi Bushati - ish e internuar politike në Shqipëri, lexoi një letër ku i drejtohen Presidentit, Qeverisë shqiptare, Shoqatave të ish të persekutuarve politikë dhe bizneseve shqiptare për ngritjen e një Memoriali për Femrën Shqiptare në diktaturë në qendër të Sheshit kryesor të Tiranës, dhe e diela e dytë e muajit maj kërkojnë ato të ligjërohet si "Dita e Nënave", pasi 8 Marsi njihet si "Dita e Gruas".

Konsullja e Shqipërisë Zj. Najada Alliu prezantoi detyrat e misionit që mbulon dhe shërbimet konsullore që afron qeveria shqiptare për qytetarët e saj në SHBA, të cilat tha ajo janë nga më të ndryshmet duke filluar që nga dokumentat e identitetit, si pashaportat biometrike, karta e identitetit për të cilat qytetarët mund të bazohen tek rubrika "Vendlindja", martesat, lejet e kalimit, deportimet, divorcet, lejet e shërbimit funeral etj. 

Si gra, nëna e motra shqiptare shqetësimi i anëtareve të "Hope & Peace" u përqëndrua tek rasti më i fundit i deportimit në Shqipëri të nënës së re me tre fëmijë të vegjël. "Po tha Konsullja e njoh shumë mirë këtë rast, më ka ardhur në zyrë zonja së bashku me avokatin e saj, por ne nuk mund të dalim mbi ligjet e vendimet e zyrave të emigracionit amerikan. Ne jemi këtu për të zbatuar ligjet e Shqipërisë dhe ligjet e Qeverisë Amerikane". 

Gjatë pyetjeve të ndryshme që ju drejtuan Konsulles mbi proçedurat e pensioneve dhe lejes për patentat e makinave, ajo tha se në SHBA akoma nuk njihen këto shërbime, por shpresojmë që në të ardhmen të aplikohen edhe këtu. Zj. Alliu shpreshu mes të tjerave kënaqësinë e saj për vizitën e zonjave, përfaqësuese të Organizatës "Hope & Peace" dhe ishte e hapur për biseda, e takime të tjera duke ofruar kontaktet e saj për çdo lloj problemi apo informacioni që mund të kërkonin. 

Edhe më parë kemi patur rastin të njiheshim rreth arritjeve të kësaj zonje të suksesshme, por një nga mediat shqiptare që ka shkruar më gjerë për jetën dhe punën e Zj. Najada Alliu Sojli është revista  "Votra", ku tregon se kariera e saj ka ardhur në rritje. Si punonjëse e Ministrisë se Jashtme të Shqipërisë ajo fillimisht ka shërbyer si Konsulle e Përgjithshme në Ambasadën Shqiptare në Itali, më pas u emërua në SHBA po në detyrën e Konsulles së Përgjithshme. Edhe ne SHBA, dera a saj qëndron e hapur për të gjithë shqiptarët. Eshtë një femër me kapacitete të larta intelektuale, punon me ndërgjegje e përkushtim në zgjidhjen e halleve e problemeve të ndryshme të komunitetit shqiptar. Në takimin që kaloi i ngrohtë e miqësor morrën pjesë zonjat Flora Selfo, Suzana Mati, Dolore Burimi Bushati, Sanije Vojka, Drane Gjergji, Engjellushe Imeraj, Moza Boletini. Korresp/Hope & Peace.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat