Tuti Rushiti, kërçovarja që sundon tregun e financave në SHBA - Bota Sot
Tuti Rushiti, kërçovarja që sundon tregun e financave në SHBA

Amerika

E shtunë, 18 gusht 2018

Tuti Rushiti, kërçovarja që sundon tregun e financave në SHBA

Më: 28 maj 2018 Në ora: 06:13
Tuti Rushiti

S'kanë të ndalura sukseset e femrave shqiptare në skenën botërore. Kërçovarja Tuti Rushiti është femra shqiptare që sundon tregun e financave në Amerikë me bitcoins, stock market dhe real estate. Është e involvuar në Wall Street dhe mban titullin 'Young Leader'. Veprimtaria dhe karriera e kërçovares është e begatshme me suksese në SHBA.

Ka fituar çmime për financa, ekonomi, lidership, edukim, prosperitet, bamirësi dhe zhvillimin e komuniteteve. Tuti Rushiti momentalisht udhëheq me Sektorin e Financave në korporatën Nextstar Media Group në Dallas, Texas. 

Tuti Rushiti është motra e diplomatit dhe veprimtarit të kauzës shqiptare, Fatlum Rushiti. E lindur në Kërçovë, shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në vendlindje. Rrjedh nga një familje Ballistësh. Është mbesa e atdhetarit Ajet Rushiti.

Tuti Rushiti në moshën 18 vjeçare imigron në SHBA. Ka diplomuar për Financa në University of Wisconsin-Platteville, ndërsa ka magjistruar për Mass Media në University of Texas-Dallas. Flet bukur shqip, anglisht, maqedonisht, serbisht, spanisht dhe italisht. 
 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test