Kapet shqiptari në SHBA… u arratis për t’i shpëtuar dëbimit - Bota Sot
Kapet shqiptari në SHBA… u arratis për t’i shpëtuar dëbimit

Amerika

E premte, 22 qershor 2018

Kapet shqiptari në SHBA… u arratis për t’i shpëtuar dëbimit

Më: 26 maj 2018 Në ora: 07:26
Gentian Kurdina

Një shqiptar është kapur nga autoritetet amerikane në një tren disa ditë pasi kishte arritur të arratisej nga një anije, sipas autoritetit amerikan të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit.

Agjentët kishin njoftuar në New Orleans se Gentian Kurdina, 23 vjeç, ishte arratisur nga trageti pasi pritej të dëbohej nga SHBA-të.

Ai u arrestua në një tren në Atlanta që pritej të nisej drejt qytetit të Nju Jorkut. Sipas autoriteteve, Kurdina ndodhet në paraburgim në pritje të lëvizjes së tij jashtë SHBA-ve.

Ndërkohë drejtori i zyrës operacionale në New Orleans shprehet për mediat se ky është vetëm rasti i fundit në të cilën agjentët e tij punojnë fort për të ruajtur çdo ditë kufijtë dhe për të mbajtur të sigurtë kombin.

Pak ditë më parë, mediat ndërkombëtare trajtuan rastin e një tjetër shqiptareje, e cila u deportua në Shqipëri edhe pse kishte vite që jetonte në SHBA.

Çile Precetaj kishte krijuar familje në Amerikë, ku ishte martuar me një shqiptar me dokumente të rregullta dhe kishin bërë tre fëmijë, por nuk arriti kurrë që të pajisej me vizë qëndrimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test