SHSHA në Çikago: Loja e “analistëve” shqiptarë në urën e Vardarit - Bota Sot
SHSHA në Çikago: Loja e “analistëve” shqiptarë në urën e Vardarit

Amerika

E shtunë, 23 qershor 2018

SHSHA në Çikago: Loja e “analistëve” shqiptarë në urën e Vardarit

Më: 23 maj 2018 Në ora: 18:16
Ura e Vardarit

U bënë 27 vjet të lojës politike në mes Athinës dhe Shkupit lidhur me kontestin rreth ,,emërtimit,,të Maqedonisë,kështu e nisë kumtesën për opinion SHSHA në Çikago për të hedh dritë se Republika dhjetëditëshe e Krushovës (Ilindeni)nuk mund të jetë zgjidhja e drejtë lidhur me ,,kontestin,,në mes të dyja vendeve.

Përkitazi me skenarët politikë dhe çështja shqiptare në hapësirën e vetë etnike në Maqedoni për ,,analistët,,shqiptarë që kanë dalur në bulevardin e Shkupit për të trumbetuar se për  çfarëdo ,,emrëtimi,,që propozojnë Athina dhe Shhkupi,nuk e rrezikojnë identitetin shqiptar,,(sic!),duke harruar ,,analistët,,shqiptarë për kolovajzën politike që,fund e krye do të jetë antishqiptare në përkujtim të tyre se nga Republikën e Krushevës (më 2 gusht 1903) nuk pati asnjë avansim të çështjes shqiptare në këto hapësira,përkundrazi qarqet e caktuara të boshtit pansllavistë patën realizuar skenarët vëllavrasës në mes shqiptarëve ortodoksë dhe myslimanë në Maqedoni,kjo është koha e Republikës së Ilindenit që nuk zhagji më shumë se sa dhjetë ditë kur e kur ushtria otomane e bëri rrafsh për toke,SHSHA ua bënë me dije ,,analistëve,,në urën e Vardarit.

Për ,,emërtimin,,me Ilindenin për Maqedoninë, populli shqiptar mbeti në margjinat e politikës si pakicë kombëtare dhe jo shtetformues,ndonëse faktori politikë dhe disa ,,analistë,,të punësuar me kontratë të përkohshme po dalin dhe po flasin kuturu për njëfarë ,,histori dhe përspektivë,,se kur të miratohet ky ,,emërtim,, i ri me Republikën dhjetëditshe të Krushovës,atëherë ky shtet multinacional i Maqedonisë (ende)me një të ardhme të dyshimtë do të integrohen në BE dhe në strukturat NATO me popullin shqiptar përsëri në margjinat e kohës e të regjimit (vetëm)si pakicë kombëtare dhe jo shtetformues(!).

Çfarë po paraqesin ,,analistët,,shqiptarë në Shkup lidhur me ,,emërtimin,,e Maqedonisë,veçse po tregojnë lojën e kolovajzës së faktorit politikë që këso kohe më shumë ka qëndruar i disiplinuar karshi pushtetit në (koa)licion  se sa vërtetë të angazhohet për hisen e vetë kombëtare në hapësirën etnike,ndonëse zgjidhja e ,,kontestit,, Athinë-Shkup për shqiptarët nuk do të afrojë asgjë karshi çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare,ua përkujton SHSHA në Çikago ,,analistëve,,në urën e Vardarit.

Republika e Krushevës(Ilindeni)nuk është histori e popullit shqiptar në Maqedoni,ajo në vete nuk është ndonjë ngjarje që mund të jetë ,,themel,,për zgjidhjen e (kontestit)në mes dy vendeve,por më shumë ka të bëjë me faktin e kohës të boshtit  pansllavistë që popullin shqiptar si popull i dytë shumicë(45 përqind)në Maqedoni të vendos në margjinat nën hijen e shtetit dhe të ligjeve kushtetuese(vetëm)si pakicë kombëtare me një barasvlerë me pakicat tjera,kur e kur e ardhmja e tij do të vëhet në peshojë:Çfarë më tutje,kush jemi dhe çfarë do të jemi në hapësirën etnike...?!-e keni të qartë ,,analistë,,në urën e Vardarit,prositë SHSHA në Çikago.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test