Shaqir Hoti talenti shqiptar i futbollit, që luan për SHBA - Bota Sot
Shaqir Hoti talenti shqiptar i futbollit, që luan për SHBA

Amerika

E martë, 22 maj 2018

Shaqir Hoti talenti shqiptar i futbollit, që luan për SHBA

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 12 maj 2018 Në ora: 19:03
Shaqir Hoti

Shaqir Hoti (Sacir Xot), i lindur më 10 qershor 1991, është një futbollist amerikan me origjinë shqiptare, i cili aktualisht është “Karton” i lirë, shkruan shtypi amerikanë, duke vënë në pahë edhe talentin e tij me futbollin.

Karriera:

Si një i ri plot talent mori pjesë në disa përfaqësime në shkollën e mesme që do të hapnin rrugët e tij drejtë një mori përzgjedhjesh të shumta gjatë karrierës së tij gjatë shkollës së mesme.

Hoti ishte gjithashtu një anëtar i akademisë së futbollit MetroStars (më vonë, New York Red Bulls) për të cilin ai luajti në Kupën e Botës U-17 në vitin 2007. Ai gjithashtu luajti edhe në anët e akademinë U16 dhe U18. Në vitin 2009 Hoti vendosi të marrë pjesë në skuadrën Boston College. Ndërsa më pasë Gjatë ai mbeti me Akademinë Red Bulls të Nju Jorkut dhe ishte anëtar i skuadrës së New York Red Bull NPSL. Si një futbollist i ri edhe pse ai nuk ishte ende në kolegj Hoti u propozua për të lujtuar në ligën kombëtare, NSCAA, dhe u përfshi në listën e të përzgjedhurve “Herman Watch List”. Ai luajti edhe futbollin amerikan për Fair Lawn gjatë vitit të shkollës së lartë.

Si futbolist profesional
Hoti kaloi verën e parë jashtë kolegjit, nga trajnimi me ekipin e parë të Red Bulls ku ai i impresionoi trajnerin Hans Backe. Gjatë shitjes së Kartonit të tij, së transferimit të janarit 2011, ai kaloi disa kohë me Borussia Mönchengladbach dhe Borussia Dortmund me shpresën e nënshkrimit të kontratës së tij të parë profesionale.

Ai u ftua përsëri për të firmosur nga agjentët e Borussia Mönchengladbach por në vend të kësaj, Hoti pranoi një kontratë profesionale nga New York Red Bulls. Hoti u nënshkrua nga New York Red Bulls si një lojtar “homegrown” më 28 janar 2011. Më 28 qershor 2011 Hoti bëri debutimin e tij të parë te ekipi për Nju Jork Red Bulls, duke luajtur në një ndeshje miqësore kundës Atlantes në 2011. Ndërkohë, që debutimin e tij të parë profesional e bëri duke luajtur të gjithë gjysmën e dytë në një fitore 2-1 ndaj FC New York në “Kupën e Hapur Open Cup” të SHBA.

Në një masë të habitshme, Hoti u largua nga Nju Jorku më 17 shkurt 2012. Më 15 janar 2013 KSV “Hessen Kassel” Fußball-Regionalliga Südwest Gjermani, njoftoi se Shaqir Hoti u bashkua me ekipin.

Ndërkombëtare

Hoti ka qenë një anëtar i ekipit kombëtar të meshkujve nën-18 dhe nën-20 të SHBA. Ai ndihmoi U-20 të SHBA, në Kupën e Botës 2010, për të rinjët, me një fitore 3-0 ndaj Irlandës së Veriut në Ballymena, Irlandë Veriore.

Hoti ishte gjithashtu pjesë e skuadrës përfaqësuese të SHBA, me 20-vjeçarët, të zgjedhur për të luajtur në Guatemalë për kualifikimin e U-20 në Kupën e Botës në prill 2011. Ndërsa ai po luante me Boston College, Hoti thuhet se ishte ftuar në një grumbullim të përfaqësueses së Malit të Zi nën 21 për të luajtur një miqësore, por që ai sipas medies duhej të refuzonte ftesën sepse ajo ishte në konflikt me sezonin kolegjit ku luante në SHBA.

Personale:
Hoti është biri i Salihut dhe Valbona Hotit, i cili emigroi në Shtetet e Bashkuara nga Mali i Zi në vitet 1980. Prindërit e Hotit kanë prejardhje shqiptare, por kanë jetuar vetëm në Mal të Zi, në qytetet e Plavës dhe Gusijes. Në klasën e 7-të, ai e theu këmbën, por në “rimëkëmbjen” e tij u bë më i fortë.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test