Nju Jork: Përkujtohet Musli Mulosmani, nacionalisti me një jetë qëndrestare për flamur e atdhe - Bota Sot
Nju Jork: Përkujtohet Musli Mulosmani, nacionalisti me një jetë qëndrestare për flamur e atdhe

Amerika

E enjte, 16 gusht 2018

Nju Jork: Përkujtohet Musli Mulosmani, nacionalisti me një jetë qëndrestare për flamur e atdhe

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 6 maj 2018 Në ora: 16:58
Musli Mulosmani perkujtim

Me një ceremoni përkujtimore në  Nju Jork, anëtar të familjes , dashamirë dhe veprimtar të komunitetit kujtuan Musli Mulosmanin në një vjetorin e vdekjes.

Queens New York, 5 Maj 2018- Në një vjetorin e vdekjes së Musli Mulosmanit,  u organizua në varrezat publike “Maple Grove Cemetery” Kew Gardens - Queens, New York një procesion përkujtimorë, ku merrnin pjesë anëtar  të familjes, klerikët musliman , miq, dashamirë, dhe veprimtar të komunitetit shqiptar.

Veprimtari i dalluar i komunitetit , i afërt me familjen Mulosmani, mik i veçantë i Musli Mulosmanit, zoti Harry Bajraktari i cili njëhereshit ishte dhe organizatori i këtij procesioni, duke folur për Musli Mulosmanin, i cili u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare, e ka vlerësuar atë “si një, familjar, atdhetar e patriot, mbretëror,  veprimtar i palodhur të çështjes kombëtare, një emigrant shqiptar, i larguar nga vendi i tij në kohën më të egër të sundimit sllavo – komunist, që gëzonte shumë respekt në komunitetin shqiptarë.”

Ai e ka qujatur ikjen e tij në botën e amshimit si një humbje të pazëvendësueshme për familjen dhe për mbarë bashkësinë shqiptaro-amerikane.

Me lutjet fetare të tre imamëve Elez Osmani, Rifat Halili dhe Imamit nga Dukagjinj Llukman Geci , nisi dhe ky procession përkujtimor ku folën më pasë dhe e kujtuan atë anëtar të familjes dhe miq e dashamirë të Musli Mulosmanit. 

“Sot, në përvjetorin e vdekjes, Musli Mulosmanajn, e përkujtoj me shumë ndjenja e mall, si mik timin personal dhe të familjes sime, si atdhetar që e deshi aq shumë Shqipërinë etnike, por, për fat të keq, mbet larg saj fizikisht me dekada, si antikomunist dhe antisllav që ishte, mbretëror besnik dhe njeri me zemër te madhe, i nderuar nga të gjithë” tha veprimtari i shquar Harry Bajraktari, ndërsa kujtojë duke ngushëlluar familjen Mulosmani, se : “Duhet të jenë krenar që pinjolli Mulosmanajve i cili i përket derës së mad-he të Binakalive, e cila në kohë të ndryshme historike për 200 vjet me radhë luftoi për Shqipërinë etnike, kishte një burrë të tillë si Muslia”.

Vajza e tij Guiljana e cila studion për artitektur mes lotëve tregojë për krenarinë e saj që kishte një baba të tillë i cili kishte kaq shumë dashuri dhe respekt në familje dhe mbarë komunitetin shqiptar.

Ajo premtojë se me vendosmëri do të ndjek rrugën e babait të saj si një prind shembullor,  atdhetar, patriot, dhe qendrestar kundra sllavo - komunizmit.

Uk Gjonbalaj veprimtar i komunitetit- vatran tha se jam i lumtur që njoha një burrë si Musli Mulosmani:”Një njeri që edhe Zoti vet e kishte falur të jet i tillë - familiar, patriot, atdhetar, mbretëror i kulluar, mik e shok I mirë me të gjithë shqiptarët”.

Nëpërmjet kujtimeve të paharruheshme në këtë procession përkujtimor folën për Musli Mulosmanin, nipi i tij Hamit Balaj, Nëntor Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ahmet Hoti dhe të tjer.

Në emër të familjes së madhe Mulosmanit foli duke faleminderuar pjesëmarrësit për këtë nderim që po i bënin vëllait të tij Musli Mulosmani në një vjetorin e vdekjes veprimtari Sami Mulosmani.

Musli Mulosmani vdiq më 3 Maj 2018 kurse varrimi i tij u bë në Maple Grove Cemetery, në Kew Gardens – Queens NY, aty ku prehen edhe anëtarë të tjerë të familjes Mulosmani, Abedini, Hyseni dhe Skënderi si dhe figura të njohura të komunitetit, gjeneral Abaz Kupi si dhe ish skeretari i Përgjithshëm e PLL, Fuad Myftia.

Musli Mulosmanit u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare - u lind më 10 gusht 1930 në Fang të Bujanit, në Malësinë e Gjakovës dhe vdiq më 2 maj 2017 në New York – SHBA.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test