Qytetar shqiptar e amerikan i japin lamtumirën e fundit 12 vjeçarit shqiptar në New Jersey - Bota Sot
Qytetar shqiptar e amerikan i japin lamtumirën e fundit 12 vjeçarit shqiptar në New Jersey

Amerika

E shtunë, 23 qershor 2018

Qytetar shqiptar e amerikan i japin lamtumirën e fundit 12 vjeçarit shqiptar në New Jersey

Nga: Beqir SINA - New York Më: 27 prill 2018 Në ora: 21:27
Varrimi i 12 vjeçarit shqiptar Elios Xhemollari, u bë sot të premten

Elios Xhemollari, 12 vjeç, u godit për vdekje nga kamioni, po eksploronte qytetin e ri pasi u zhvendos nga Shqipëria - Reagimi nga komuniteti shqiptar, në rrjetin social por edhe i banorve të qytetit Garfield, ka qenë i jashtëzakonshëm, aq sa, deri tani simbas GoFundMe, 110 mijë dollarë janë mbledhur deri sot kur dhe ishte dita e varrimit të tij.

Ndërsa 12-vjeçari Elios Xhemollari, bënte xhiro me biçikletën e tij në një trotuar në qyetetin Garfield, nëna e tij ishte pranë tij, duke pastruar apartamentin e ri, ku do të jetonte familja, që sapo kishte ardhur nga Pogradeci - Shqipëri.

"Familja ishte në procesin e regjistrimit të fëmijës në distriktin shkollor Garfield," tha shefi i policisë së qytetit Raymond S. Kovach.

Elios u godit nga një kamion me rimorkjo rreth orës 13:15 të pasdites me orën lokale. Të martën ndërsa ai lëviste me biçikletën e tij, në rrugën Lanza Avenue, pranë një zone të përzier nga shtëpi, fabrika dhe dyqane tregtie.

Ai vdiq në vendin e ngjarjes.

Shoferi 43-vjeçar drejtues i kamionit, i cili nuk është akuzuar, ende, po voziste në rrugën Pleasant Avenue, kur u kthye në rrugën Lanza Avenue dhe goditi djalin, sipas policisë së Garfield.

Policia thotë se hetimi po vazhdon.

Image

"Ai ishte një djalë i tillë i mahnitshëm - Ai ishte shumë miqësor, dhe shumë energjik", tha mikja e familjes Elona Gjekaj, nga lagjja East Rutherford në New Jersey, e cila ka iniciuar edhe një fushat në medien sociale GoFundMe, në internet.

“Nëse Elios, kishte një “faj", tha Gjekaj, për gazetën lokale, “ishte se ai donte të dinte gjithçka në të njëjtën kohë dhe të bënte gjithçka”.

Sipas saj : ”Ai donte të eksploronte, të bënte gjëra të “çuditshme”. Ai nuk po qëndronte në shtëpi, megjithse sapo kishte ardhur, duke u përpjekur të përshtatet me gjërat pak nga pak, por donte të dinte gjithçka rreth tij menjëherë”, tha ajo. "Ai donte t'i kuptonte të gjitha gjërat dhe menjëhere.

Pra, pasi nëna e tij nis e pastroi shtëpinë e tyre të re, Elios, bënte xhiro në biçikletën e tij nëpër rrugët e Garfield, “në fund të fundit duke përmbushur një fund tragjik", tha Gjekaj.

Të mërkurën, Gjekaj, krijoi një faqe në Facebook, GoFundMe, për të mbledhur para për funeralin dhe shpenzime të tjera. Në më pak se 24 orë, faqja e saj në Facebook, kishte tejkaluar qëllimin e saj duke rritur më shumë se 66,000 dollarë nga 1,070 donatorë.

Image

Mirëpo, reagimi nga komuniteti shqiptar, në rrjetin social por edhe i banorve të qytetit Garfield, ka qenë i jashtëzakonshëm, aq sa, deri tani simbas GoFundMe, 110 mijë dollarë janë mbledhur deri sot kur dhe ishte dita e varrimit të tij.

"(Elios) u zhvendos nga Shqipëria në SHBA, pesë ditë më parë për një të ardhme dhe jetë më të mirë," shkroi Gjekaj në GoFundMe. "Ndërsa familja e tij ishte duke u përshtatur dhe duke u përpjekur për të filluar jetën e tyre, këtu ndodhi një tragjedi. Të gjithë jemi të shkatërruar shpirtërisht dhe të hidhëruar thellë, si banorë të lagjes dhe si komunitet shqiptar".

Elios ishte djali i Besnik dhe Florida Xhemollarit, i cili u zhvendos këtu në SHBA, nga Pogradeci - Shqipëri, me një djalë tjetër, 17 vjeç, pasi familja fitoi llotarin Karta e gjelbërt - Green Cards, nëpërmjet sistemit të llotarisë së SHBA, në Shqipëri, tha Gjekaj.

Familja, tani nuk ka më plane për t'u kthyer në Shqipëri, shtoi ajo.

"Do të ishte më e vështirë për ta që të ktheheshin në këtë moment", tha Gjekaj. "Mundësia është këtu, madje pa djalin e tyre.

Të marrësh trupin dhe të kthehen përsëri do të ishte shumë e vështirë".

Varrimi i 12 vjeçarit shqiptar Elios Xhemollari, u bë sot të premten mbas një ceremonie fetare mbajtur në Qendrën Islamike Shqiptare Amerikane, 43 Monroe St., Garfield nga Imam Rifat Halili.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test