Ambasadorja Rudi dorëzoi letrat kredenciale në Kostarikë

Amerika

Ambasadorja Rudi dorëzoi letrat kredenciale në Kostarikë

Më: 14 prill 2018 Në ora: 11:59
Ambasadorja Rudi ka shprehur mirënjohjen e Republikës së Kosovës për mbështetjen që Kostarika si vend mik i ka dhënë Kosovës

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, i ka dorëzuar letrat kredenciale te Presidenti në detyrë i Kostarikës, Helio Fallas Venegas, si dhe te Ministri i Punëve të Jashtme i Kostarikës, Manuel Antonio Gonzalez Sanz.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Ambasadorja Rudi ka shprehur mirënjohjen e Republikës së Kosovës për mbështetjen që Kostarika si vend mik i ka dhënë Kosovës gjatë nëpër viteve, duke qenë ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës ditën e shpalljes, më 17 Shkurt 2008.

Ambasadorja Rudi përcolli përshëndetjet e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për Presidentin e Kostarikës, duke shprehur vullnetin e Republikës së Kosovës për thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ambasadorja Rudi, po ashtu, shprehu përkushtimin e shtetit të Kosovës për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve bilaterale me Kostarikën në rrafshin politik, ekonomik e kulturor dhe tjerë me interes të përbashkët.

Presidenti në detyrë, theksoi përkrahjen e mëtejme të Kostarikës për Kosovën, duke shprehur vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral dhe përkrahjen në sferën multilaterale.

Një ditë më herët, Ambasadorja Rudi ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale të Ministri i Punëve të Jashtme të Kostarikës, Manuel Antonio Gonzalez Sanz.

Gjatë takimit të zhvilluar me këtë rast, Ministri Gonzalez Sanz dhe Ambasadorja Rudi biseduan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, me synim të përafrimin e mëtejmë të dy vendeve.

Ambasadorja Rudi përcolli përshëndetjet e Zëvendëskryeministrit të parë, njëherësh Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, për homologun nga Kostarika, Manuel Gonzalez Sanz.

Me dorëzimin e letrave kredenciale nga Ambasadorja Rudi në Kostarikë, Kosova tani ngrit në katër numrin e shteteve në Amerikën Latine që mbulohen nga Ambasada në Panama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat