Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, për vizitë në SHBA

Amerika

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, për vizitë në SHBA

Beqir Sina - New York Nga Beqir Sina - New York Më 12 prill 2018 Në ora: 14:52
Atifete Jahjaga dhe Eliot Engel

Jahjaga në SHBA, me zyrtarët amerikan flet për Ushtrinë e Kosovës dhe për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve gjatë proceseve të ndryshme shtetndërtuese të Kosovës

WASHINGTON D.C.: Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar këto ditë një vizitë në SHBA, duke takuar në Washington, personalitet e larta amerikane.

Në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ajo thotë se është takuar në kuadër të kësaj vizite edhe me zyrtaren e Shtëpisë së Bardhë, Laura Cooperin, zëvendës sekretare amerikane e Mbrojtjes për Rusi, Ukrainë, dhe Euroazi.

Me Cooperin, Jahjaga ka biseduar për zhvillimet në Kosovë, me theks të veçantë në proceset e sigurisë, bën të ditur një njoftim nga zyra e Jahjagës.
“Presidentja Jahjaga falënderojë zëvendës sekretaren Cooper për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve gjatë proceseve të ndryshme shtetndërtuese të Kosovës dhe theksoi nevojën e përgjithshme për një angazhim më të madh evropian dhe amerikan që do t’i ndihmonte shtetet e rajonit në konsolidimin e demkracisë dhe sundimin e rendit dhe ligjit– në kuadër të integrimeve euro-atlantike”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua rreth procesit të transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, me ç’rast Presidentja Jahjaga kërkojë ndihmën e SHBA-ve dhe mbështetje të mëtutjeshme. Cooper rikonfirmoi gatishmërinë e SHBA-ve për përkrahjen e Kosovës gjatë proceseve në fushën e sigurisë, duke theksuar se procesi i tranformimit të FSK-së në ushtri duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe përmes një procesi politik gjithëpërfshirës”, thekson njoftimi.

Ndërkohë, njoftimi i Ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, thotë se në takim me presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik - NDI, në Washington, me z.Kenneth Wollack, biseduam për rëndësinë e fuqizimit të grave dhe vajzave të reja përmes projekteve të ndryshme që mundësojnë përfaqësimin e tyre të barabartë në politikë dhe vendimmarrje.

Në të njejtën kohë, falënderova z. Wollack për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të NDI në Kosovë në ndërtimin e institucioneve tona demokratike, promovimin e qeverisjes së mirë dhe ngritjen e kapaciteteve në vend, shkruan Jahjaga.

Atifete Jahjaga, po ashtu ka pasur nji takim edhe në Instittuin Amerikan për Paqe_ “ United States Institute of Peace”.

Njotimi thotë se në takim me Nancy Lindborg, presidente e United States Institute of Peace (USIP), ajo ka diskutuar për punën e këtij institucioni në rajonin e Ballkanit në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti, si dhe mundësinë e zgjerimit të veprimtarisë së tyre përmes projekteve që kontribojnë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Në kongresin amerikan Atifete Jahjaga në cilësinë e isn presidentes së Kosovës, ka takuar në zyrën e tij, edhe mikun e dëshmuar të shqiptarve kongresitin demokrat të Nju Jorkut, Eliot Engel : “Kënaqësi e veçantë të takojë mikun tim, kongresmenin amerikan z.Eliot Engel” është shprehur Jahjaga..

Atifete Jahjaga ishte për vizitë edhe në qendrën ndërkombëtare të shkollës, “Woodrow Wilson International Center” for Scholars, ku ajo gjithashtu ka shfaqur kënaqësin që të takojë , përsëri miken e saj më të dashur Jane Herman, drejtoreshë e Woodrow Wilson Center në SHBA.

Takimet e Ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, kan vijuar me Katherine O’Hearn, drejtoreshë për zhvillim dhe komunikim në orgazitatën amerikane për të drejtat e grave:” Vital Voices”, dhe ekipin e saj.

“Shkova për të biseduar për mundësinë e shtrirjes së projekteve të kësaj organizate në Kosove sidomos në mbeshtetje të viktimave të dhunës me bazë gjinore, perkrahjen e grave në ndërmarrësi, si dhe krijimin e partneriteteve në mes të Vital Voices dhe organizatave të grave në Kosovë” citohet të ketë thënë Jahjaga thuhet në njoftim..

Atifete Jahjaga, gjithashtu ka pasur edhe një takim të cilin ajo vet e ka vlersuar si shumë të mirë.

“Një takim i mirë me përfaqësuesit e USAID në selinë e kësaj organizate në SHBA, me të cilët bisedova për nevojën e vazhdueshme për mbështetjen e programeve që synojnë edukimin e gjeneratave të reja të Kosovës— përmes ofrimit të bursave për studime në SHBA. Në këtë aspekt, theksova rolin që programe si TLP janë duke luajtur në zhvillimin e shoqërisë sonë, dhe se si projekte të tilla mund të vazhdojnë më tutje” thuhet në njoftimin e Ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat