“Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut” Edicioni e 7-të do të mbahet më 25-29 Maj 2018 në NYC - Bota Sot
“Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut” Edicioni e 7-të do të mbahet më 25-29 Maj 2018 në NYC

Amerika

E enjte, 26 prill 2018

“Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut” Edicioni e 7-të do të mbahet më 25-29 Maj 2018 në NYC

Nga: Beqir SINA Më: 10 prill 2018 Në ora: 18:11
“Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut”

Këtë vit, festivali i filmit “Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut 2018” do të vazhdojë me Edicionin e 7-të që do të mbahet më 25-29 Maj 2018 në NYC, duke rritur edhe nivelin kulturor të Nju Jorkut në një qytet i pasuruar në art dhe kulturë gjatë gjithë vitit. 

E veçanta e këtij festivali natyrishtë është jo vetëm konukuruese, por edhe promovuese, ku filmbërsit shqiptar, paraqesin para publikut amerikan dhe atij shqiptar projektet më të rejat filmike të regjizorëve, producentëve, dhe aktorëve shqiptar. 

Dhe, kjo ka ardhur për të shtatin viti në radhë falë punës këmbëngulese, dhe të palodhur,  të organizatores dhe drejtoreshës të festivalit Mrika Krasniqi, dhe disa bashkpuntorve të saj, të bëjnë tash shatë vjet që krijimtaria artistike shqiptare të tërheq sado pak edhe vëmendjen dhe të vlerësohet edhe në Amerikë.

Ky festival që e ka “prejardhjen” e tij, nga Java e Filmit Shqipar në Nju Jork (Albanian Film Week), dhe tani quhet “Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut” u mbajt për herë të parë në 5-11 nëntor 2012, ku u shfaqën 100 filma të kinematografisë shqiptare për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë të shtetit shqiptar.

Këtë vit ende nuk ka përfunduar përzgjedhja e filmave që do të konkurojn? në këtë festival, mbasi  deri më 16 Prill, do të vazhdojë aplikimi për pjesëmarrësit, njofton faqja e internetit të Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut 2018 - Edicioni i 7-të që do të mbahet më 25-29 Maj 2018 në NYC,. 

Image

Në faqen e interrnetit të këtij festivali -http://iffny.com, njoftohen Filmbërsit shqiptar dhe të huaj, se , Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut 2018 do të vazhdojë me Edicionin e 7-të që do të mbahet më 25-29 Maj 2018 në qytetin e New Yorkut, ku është qendra e artit të botës. Të gjithë prodhuesit e filmave nga e gjithë bota, të cilët kanë prodhuar filma, filma të shkurtër dhe filma dokumentarë në 3 vitet e fundit kanë të drejtë të aplikojnë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Nju Jork 2018, shkruhet në njoftimin e këtij festivali.

Ata thonë se :”Misioni i Festivalit IFFNY është të promovojë dhe ndihmojë zhvillimin e autorëve të kinemasë dhe filmave ndërkombëtarë. Qëllimi ynë është të veprojmë si  qëllimet kryesore të filmit, ku kinemaja ndërkombëtare konvergon në një frymë bashkëpunimi dhe shkëmbimi kulturor përmes prezantimit të arritjeve më të mira dhe më të fundit në kinemanë botërore”.

Edicioni i 7të, i Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut - që do të mbahet më 25-29 Maj 2018 në NYC, thuhet se do të japë 8 (tetë) çmime për veprat më të mira pjesëmarrëse:

Filmi më i mirë
Filmi më i mirë i shkurtër
Filmi më i mirë dokumentar i funksionimit
Filmi më i mirë dokumentar i shkurtër
Çmimi më i mirë i aktorit
Çmimi më i mirë i aktores
Çmimi i prodhimit - regjisorit
Çmimi më i mirë i fotografisë

Image

Në fund të njoftimit të tyre ata thonë se Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut pranon parashtresa në mes të janarit dhe prillit për festivalin e majit 2018. Për rregullat, afatet dhe metodat e paraqitjes, shikoni faqen tonë të Festivalit të Filmi : thttp://iffny.com,.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Nju Jorkut është një festival konkurrues me çmime të jurisë në kategoritë tipike, të shkurtra dhe dokumentare. Përveç kësaj, çmimet jepen nga festivali dhe publiku.

Natyrishtë, një faleminderim të veçnatë në këtë festival do të kenë edhe sponsorët e këtij viti për të cilë mikë pritësi dhe organizatori i  Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Nju Jorkut, thonë njoftimë  se :Ne duam të falënderojmë sponsorët tanë për ta bërë këtë të festival me ndihmën e tyre, jo vetëm konukuruese, por edhe promovuese, për artistët shqiptar dhe të huaj!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test