Kryetari i LDSHM-së Xhevat Prespa takon kongresistin demokrat Bradley S. Schneider - Bota Sot
Kryetari i LDSHM-së Xhevat Prespa takon kongresistin demokrat Bradley S. Schneider

Amerika

E hënë, 24 shtator 2018

Kryetari i LDSHM-së Xhevat Prespa takon kongresistin demokrat Bradley S. Schneider

Më: 5 prill 2018 Në ora: 23:43
Kryetari i LDSHM-së Xhevat Prespa takon kongresistin demokrat Bradley S. Schneider

Takimi i realizua me Kongresistin Demokrat nga distrikti i 10 i Illinoisit.

Është anëtar i foreign relation comity së bashku me Kongresistin nga New York z.Eliot Engel. Ishte nje takim shume i mire dhe tepër miqësorë, ku dha disa sqarime për situatën politike të Amerikës dhe krizën në Lindjen e mesme.

Kryetari i LDSHM-së kryesisht u përqendrua rreth situatave aktuale politike në gadishullin Ilirik, përkitazi në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni! Kurse bashkëbiseduesi shprehu brengën e tij duke sqaruar se duhet të keni kujdes dhe shume vëmendje që mos eskaloje situata në veri dhe të jene të gatshëm për çfarëdo kërcënimi!

Për procesin e bisedimeve rreth emrit me Greqinë që po zgjat gati tre dekada dhe se si qeveria e Maqedonisë e anashkalon faktorin Shqiptar rreth çështjes së emrit, për ne Shqiptarët çdo emër i njëanshëm është i papranueshme dhe do krijoje kriza të mëtejshme, se nuk do lejojmë të thirren ne kushtetutë si shtet Unitar që do të thotë një gjuhe, një komb dhe një shtet, deklaroi kryetari i LDSHM-së z. Xhevat Prespa

Maqedonia duhet të jete shtet demokratik I të gjithë qytetareve dhe ne kërkojmë qe udhëheqës të këtyre proceseve të jene Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtoi z. Prespa.

Z. Schneider u përgjigj se është dakord dhe se State Department duhet të jetë më aktiv në rolin udhëheqës!

Takimi u mbajt ne një shtëpi private të një mikut tone Jim Budish nga komuniteti Izraelit ne Highland Park, Illinois.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test