Shqiptarët e Amerikës, i dhanë lamtumirën e fundit Agim Karagjozit

Amerika

Shqiptarët e Amerikës, i dhanë lamtumirën e fundit Agim Karagjozit

Beqir Sina - Long Island - Nju Jork Nga Beqir Sina - Long Island - Nju Jork Më 5 prill 2018 Në ora: 19:19
Shqiptarët e Amerikës, i dhanë lamtumirën e fundit Agim Karagjozit

Dhjetra bashkëatdhetar, përcollën dje me të gjitha nderimet për në banesën e fundit, ish Kryetarin e Vatrës, Agim Karagjozi, Presidenti i Përjetshëm, i saj, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 92 vjeçare.

Ceremonia e varrimit u bë në Long Island - Nju Jork, aty ku Karagjozi, me familjen e tij, kan jetuar për më shumë se pesë dekada, mbasi erdhën në SHBA. 

Në ceremoninë mortore dhe përcjelljen për në banesën e fundit morën pjesë anëtarët më të afërt të familjes Karagjozi, bashkëshortja Rozi, djemtë Zyhdiu dhe Shpëtimi, vajza Angela, motra Bukuroshe, vëllau Vesimi, si dhe shumë nipa e mbesa, kushërinj e familjarë, anëtarët e kryesisë së Vatrës, si dhe një delegacion i cili kishte udhetuar nga dega e saj, në Uashington. 

Me këtë rast Telegrame ngushëllimi, dërguan, ish Presidenti dhe ish Kryeministri Berisha, deputeti dhe kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha, miq të dëshmuar të Agim Karagjozit, si ish ambasadori Mal Berisha,nga Shqiperia, dhe deputeti Dr Naser Rugova, nga Kosova dhe shumë personalitete të tjera nga Amerika e Kanadaja.

Po ashtu u vendosën kurora me lule të freskta në emër të disa organizatave të komunitetit, personaliteteve, dhe veprimtarve nga Nju Jorku, dhe shtete të tjera të Amerikës, dhe Kanadaja.

Image


Ndërkohë, në këtë ceremoni bën homazhe dhe vendosën kurora pran arkivolit të Agim Karagjozit, edhe përfaqësuesit e trupit diplomatik, të, të dy shteteve tonë, Shqipërisë dhe Kosovës, Ambasadorja Teuta Sahatqija, dhe zvendes / ambasadori i Misionit të Përherëshëm të R. Shqipërisë në OKB, diplomati Armando Shandro.

Homazhet për të nderuar figurën e Agim Karagjozit, në Shtëpinë Mortore « Thomas F. Dalton Funeral Homes, Inc » në Atlantic Ave. Floral Park, Long Island NY, u bënë edhe ish të burgosurit politik, ish të presekutuar nga Shqipëria, dhe ish të arratisur nga rregjimi i Enver Hoxhës.

Në ceremoninë mortore, të cilën e drejtojë i biri i tij, Zyhdi Karagjozi, folën në emër të anëtarve të familjes, dy nipat , më pas foli në cilësinë e kryetarit të Vatrës, Dritan Mishto, dhe ish kryetari dhe bashkëluftëtari i tij, Dr. Gjon Buçaj.

Ambasadoria Teuta Sahatqija, dhe zvendes / ambasadori Armando Shandro, folën me konsideratë të lart për ish Kryetarin e Vatrës, inxh, Agim Karagjozin, dhe vunë në pah karakteristikat tij, ato që e kishin dalluar atë gjatë gjithë jetës së tij, sidomos veprimtarin në diasporë, patriotizmin dhe atdhedashurinë e flaktë për shumë dekada në mërgim .

Në emër të kancelarit të Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare me qendër në Boston, At Arthur Liolinit, lexojë telegramin e lamtumirës Fr. Nathan Preston, i cili më pas e bekojë dhe kreu lutjen fetare, për përcjelljen në jetën e amnueshme të Agim Karagjozit.

Image


Në këtë ceremoni mortore, nën/kryetari i Vatrës, zoti Agim Rexhaj, i cili për një kohë të gjatë, ka qendruar shumë afër Agim Kargjozit, duke sjell kujtimet e para të tij, nga njohja me mikun, dhe shokun e ngushtë, si e quajti ai Agim Karagjozin - Kryetarin e Përjetshëm të Vatrës, ndërkohë, që më pas ai solli pjesëza nga veprimtaria e tyre, në Vatër, dhe veprimtarit e tyre në komunitetin shqiptar, demokratizmin e Shqipërisë, luftën e Kosovës, dhe çështjen shqiptare. 

Rexhaj, gjatë gjithë fjalës së tij foli si një bashkëluftëtar dhe si njeriu më i afërt i ish Kryetarit të Vatrës, Inxh. Agim Karagjozit.

Kurse, në emër të Ligës Qytetare, në këtë ceremoni foli anëtari i Bordit, veprimtari i njohur Agim Aliçka, ndërkohë, që në emër të miqve të vjetër të Karagjozit, foli veprimtari Lavderim Cami, ish Kryetar i Shoqatës Atdhetare “Dibra” në Nju Jork. 

Ceremonia e varrimit u krye dje - (ditën e Mërkurë, 4 Prill 2018), duke i dhënë dhe lamtumirën e fundit, në varrezat qytetare në “Pinelawn Cemetery” Wellwood Ave, qytetin Farmingdale, Long Island - NY, të ish Kryetarit të Vatrës, Inxh. Agim Karagjozit - Kryetar i Perjetshëm i Vatrës.

Zëri i Amerikës, po dje në nderim të tij përcolli një portretizim dinjotoz dhe përkujtimor, ku thuhej se Inxhinier Agim Karagjozi, ka qenë kryetar i Vatrës në vitet 1992 - 2010. Ai do të mbahet mend për shpirtin atdhedashës, që shërbeu si frymëzim për anëtarët e Vatrës dhe për komunitetin shqiptaro-amerikan.

Ai dha një ndihmesë të dorës së parë për ruajtjen e vazhdimësisë së Vatrës dhe organizoi punën që gazeta e saj "Dielli" të dilte pa ndërprerje, megjithë vështirësitë financiare. 

Në pranverë të vitit 1999, zoti Karagjozi ishte në krye të një përfaqësie shqiptaro-amerikane, që u takua me Presidentin Bill Clinton për të inkurajuar administratën të ndërhynte për të penguar shtypjen e përgjakshme ndaj shqiptarëve në Kosovë. 

Në intervistat që i ka dhënë Zërit të Amerikës, zoti Karagjozi ka shprehur dëshirën që Shqipëria të njihte përparim në rrugën e re të demokracisë dhe inkurajonte shqiptarët e Amerikës, që të ndihmonin me të gjitha mjetet atdheun që po rilindëte. 

Agim Karagjozi do të mbahet mend si njeriu i përkushtuar, që luftoi deri në fund për të bërë detyrën ndaj atdheut, edhe në rrethanat më të vështira, tha Zëri i Amerikës, kur përkujtojë dje, përcollëjen me gjitha nderimet për në banesën e fundit, të ish Kryetarin e Vatrës, Agim Karagjozi, Presidenti i Përjetshëm, i saj, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 92 vjeçare

Image

Agim Karagjozi : Gjirokastër, shtator 1926 - SHBA - 4 Prill 2018 

Katër klasë të arsimit fillor i bëri në qytetin e lindjes, klasën e pestë në Vlorë. Në vitet 1938 – 1944 vazhdoi shkollimin në liceun e Korçës, në gjimnazin e Gjirokastrës dhe në gjimnazin e Tiranës deri në klasën e pestë.

Nga viti shkollor 1948–49 deri në qershor 1955, ndoqi studimet në kolegjin amerikan Robert College në Stamboll, Turqi, ku u diplomua në inxhinieri, dega elektrike.

Tipari më i qenësishëm i tij është lidhja e thellë shpirtërore me identitetin kombëtar shqiptar dhe vullenti për të bërë detyrën ndaj atdheut, duke marrë pjesë në çdo veprimtari në shërbim të realizimit të aspiratave të drejta të popullit shqiptar, kudo që ka qenë – në Shqipëri, Itali, Turqi, Amerkë.

Në vitet 1943-44, ishte anëtar aktiv në rininë e Ballit Kombëtar në Gjirokastër, Vlorë e Tiranë. Në verë 1944, ishte vullnetar në batalionin “Besnik Çano” që shkoi në Kosovë për të luftuar kundër forcave të Mihajloviçit në Qafë të Morinës, ku ra dëshmor i riu Hamit Troplini.

Në nëntor 1944, u largua nga Shqipëria dhe pas afër katër vitesh në kampe refugjatësh në Itali, bashkë me babanë emigruan në Turqi. Ne vitin 1956, erdhi në Amerikë ku banon adhe sot. Që nga viti 1960, ishte anëtar i Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe nga viti 1992-2010, kryetar i historik i Vatrës.

Ish- Kryetar për dy dekada, Inxhinier Agim Karagjozi, President Nderi i Federatës PanShqiptare VATRA ka ndërruar jetë në spital në Long Island, New York në moshën 92 vjeç i rrethuar nga bashkëshortja , fëmijët nipa e mbesa.

I ndjeri la pas vetes bashkëshorten Rozi, djemtë Zyhdinë dhe Shpëtimin, vajzën Angel, motrën Bukuroshe, vëllanë Vesim, mbesën Miranda(Telegrafi) nipin Armand(Vincani), si dhe shumë nipa e mbesa, kushërinj e familjarë në SHBA dhe Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat