Vatra-Ramës: Mos e përdor policinë kundër kuksianëve, por kundër kriminelëve

Amerika

Vatra-Ramës: Mos e përdor policinë kundër kuksianëve, por kundër kriminelëve

Më: 5 prill 2018 Në ora: 17:27
Rruga e kombit

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra po ndjek me shumë shqetësim situatën e fundit në Shqipëri si rezultat i vendosjes së taksës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe rritjes së taksave në tërësi.

Në një deklaratë për media Federata Vatra mbështet banorët e  Kukësit, si një nga zonat më të varfra dhe të lëna pasdore nga Qeveria shqiptare.

Federata Vatra me këtë rast i bën thirrje Qeverisë Rama që trupën policore mos ta përdorë kundër kuksianëve të vuajtur dhe të ndershëm, por kundër kriminelëve dhe mafiozëve që kanë zaptuar institucionet e shtetit shqiptar. 

“Anulimi i menjëhershëm dhe jo pezullimi i kësaj takse, rishikimi i sistemit të taksimit në tërësi, ulja në bisedime me qytetarët dhe jo biseda tip shou në ekrane televizive dhe ndërmarrja e projekteve konkrete për rimëkëmbjen ekonomike të Kukësit dhe vendit në tërësi, si dhe ndërprerja e çdo presioni policor mbi popullatën, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat